Bota para krijimit

Astrit Lulushi
Sipas një miti krijimi, përpara se të ishte Bota, kishte një hapësirë të pafundme, uji. Pra, nuk kishte asgjë, asnjë gjë, zero ekzistonte. Zero është simbol i përsosur për Pa Fillim, Pa Fund.
Në periudha kohore dhe rajone të ndryshme të qytetërimeve ka pasur emra të ndryshëm popujsh, vendesh me histori, rite, besim e politikë të ndryshme. Por është e pamundur të flasësh për diçka që nuk ka ekzistuar, dhe njëkohësisht të thuash të vërtetën; apo të përshkruash Zeron, jo si ‘asnjë para’, por si ‘asnjë gjë fare’.
Përvoja më e afërt që një person mund të ketë me Zeron është kur bie në koma, ose gjumë të thellë. Duket se Zero është këshilla më e mirë që mund t’i jepet dikujt. Deri më sot asnjë ilaç nuk është më efektiv se gjumi i thellë. Edhe koma në thelb tregon se njeriut i ndodh një bllokim i përkohshëm fizik, kimik ose elektromagnetik. Dalja nga Zero, nga gjumi i thellë, duket sikur del nga diçka Energjike, siç është shishja, ose Ena që mban Ujin.
Ptolemeut (astronomit) i atribuohet futja e “E”-së në vizatimin që simbolizon Ujorin - Enën e Ujit. Simboli i vjetër astronomik është (︎), valë uji. Ujori është një nga 12 plejadat më të vjetra përrreth Zodiakut (Udha e Diellit).
Kur aplikohet si Enë, Ujori i përgjigjet elementit Erë që mbledh ajrin, ujin dhe energjinë kimike e elektromagnetike.
Sigurisht, uji është një densifikim i ajrit, pika Zero dhe Ajri më pak i dendur është më afër Zeros.








Comments