top of page

Borås: Edhe një kurorë  e bukur fjalësh



 

Këto ditë ka dalë nga shtypi antologjia “Kurorë fjalësh - En krans av ord” botim i QKSH “Migjeni” në Borås të Suedisë.  Në këtë  antologji janë përfshirë poetë shqiptarë, suedez edhe poetë që shkruajnë jo vetëm shqip e suedish, por edhe në gjuhën e tyre amtare.

 Në këtë antologji janë përfshirë gjithësej 147 poetë nga shtete dhe vende të ndryshme që shkruajnë në 18 gjuhë të ndryshme. Pra, në këtë antologji do të gjeni poetë nga shumë vende të ndryshme që shkruajnë edhe në gjuhën e tyre amtare; shqip, suedisht, anglisht, kroatisht, bullgarisht, cekisht, arabisht, boshnjakisht, turqisht, spanisht, italisht, kirgizi, moldavisht, tai, nepali, indisht, maqedonisht dhe portugalisht. Poezitë e tyre përvec në gjuhën amëtare janë të përkthyera edhe në suedisht, ndërsa një numër i madh poetësh shqiptarë përvec në gjuhën shqipe janë përkthyer edhe në suedisht nga poeti e përkthyesi Rizah Sheqiri. Poetë shqiptarë që janë përkthyer edhe në suedisht në këtë antologji janë: Lulzim Tafa, Nase Jani, Eva S. Ceca, Shefqet Dibrani, Visar Zhiti, Fatmir Terziu, Xheladin Mjekiqi, Yllka Sheqiri, Sokol Demaku dhe Rizah Sheqiri. Rizah Sheqiri ka përkthyer edhe disa nga poetët suedez në gjuhën shqipe p.sh Billy Bengtsson, Viktor Rojas, Eva Ermez, Louise Halvardsson dhe Markus Einarsson.



Pjesëmarrësit në këtë antologji janë renditur sipas paraqitjes së tyre në konkursin e “Sofrës poetike 2024” në Borås të Suedisë.  Këtu po i sjellim të gjithë emrat e poetëve pjesëmarrësnë këtë antologji:

Lulzim Tafa, Nase Jani, Eva  S. Ceca, Shefqet  Dibrani, Visar  Zhiti, Fatmir Terziu, Xheladin Mjeku, Sokol Demaku, Billy Bengtsson, Yllka  Sheqiri, Victor  Rojas, Mirela  Leka Xhava, Mubera  Šabanovic, Monica  Mazzitelli Moiner, Ismet  Tahiraj, Niloy  Rafiq, Binod Dawadi, Liber Emini, Jasmina  Sfiligoj, Esmeralda Bregaj, Manuel  Santos, Eralyeva Umutkan Polotovna, Magnus R  Lindgren, Kasam Shaqir Vela, Adelina Mina, Gonxhe Letmi-Begisholli, Vjola  Braho, Ali  Peker, Migena Arllati, Vaso  Papaj, Ibrahim Gashi, Marjeta  Shatro Rrapaj, Islam  Olluri, Valbona Ahmeti, Trandafile Molla (Baja), Eva  Ermez, Anubhav Tulasi, Majlinda Pajaj, Abdushukur Muhammet Qumtur, Alfons  Zenelaj, Drita  Ademi,  Hidajete  Hasani, Jonida  Cuko, Наталия   НЕДЯЛКОВА, Sadije Aliti, Anton   Marku, Dhurata  Lezo, Liza  Brozi, Yllka  Merkuri, Rexhep  Shahu, Lirdon  Mulaj, Nurie Baduni, Nikolin Sh. Lëmezhi, Arjola  Zadrima, Zylfije  Gervalla, Henric  Mimersson, Lou Fu, Alma  Zenellari, Ndue  Lazri, MEHMET KURTOĞLU, Jana  Witthed, Gjelina  Maçi Keci, Esma   Muratović, Gabriela Mujaj, Peter Nyberg Mollung, Розалия Александрова, Радка Атанасова – Топалова, Primo  Shllaku, Лила  Тодоровска, Vjollca  Nord, Ymrije Beqiri, Ingeli Aalto, Artan Gjyzel Hasani, Remzi  Basha, Zahra  Hassan, Elica  Markovska, Ahmet Emin Atasoy, Nexhi  Baushi, Rovena  Shuteriqi, Bukurie   Maloku, Kumrije Avdyl Shala, Gëzim Ajgeraj, Besa  Shkoza, Valbona Rexhepi Hadri, ASLIHAN ÇİFTGÜL, Fatmir Neli, Viron  Kona, Emine Hoti, Gladiola  Jorbus, Bardh   Nengurra, Ylldije   Sulka, Manushaqe Toromani, Prenda Sejdia, Ligor Stafa, Nikolin Sh. Lëmezhi, Besa Lami Bofja, Mimoza Ajdhoni, Linda Shaqiri, Vjollca Aliaj, Lindita Fejzo, Magnus Grehn, Сагын Беркиналиева, Shyrete  Demaj, Eli Kanina, Miftar Gjonbalaj, Rajmonda Qose Shkopi, Nezi Plaku Velaj, Agron Calliku, Bajame Hoxha - Çeliku, Slavka Ivanova, Стефания Цанкова, Rakela Zoga, Joakim Becker, Djina Dundova-Pancheva, Kadri Tarelli, Shire Caka Kasapi, Namik Selmani, Gina Kapej Xhaferaj, Louise Halvardsson, Elona Tabaku, Njazi Kastrati, Fatbardhe Hasi, Fatmira Beqja-Veseli, Mervete Dragaj, Flutura Maci, Людмила Дубковецкая, Ibadetete Livareka, Vera Avdyli, Rovena Tosku  Kocu, Murat Ajvazi, Elvirë Kryeziu, Bahtir Latifi, Merita Kuçi- Thartori, Mimoza Gjetaj, Ismet Krasniqi, Behare Shaban Neziri, Adem Pllavci, Anxhela Ziso, Marisa Ashiku, Toufiq Zohur, Spiro Kondi, Erinda  Medolli, Said Kan, Marcus Einarsson dhe  Rizah Sheqiri.



Promovimi i antologjisë “Kurorë fjalësh - En krans  av ord” do të bëhet  më 25, 26 dhe 27  maj 2024 në Suedi, gjatë Fesitivalit të XIII-të Ndërkombtarë të Poezisë  “Sofra poetike 2024” në Borås dhe gjatë Festivalit të II-të Ndërkombëtar të Poezisë “Ura-  Bron” në Uddevalla. Gjatë promovimit shumë nga poetët pjesëmarrës në këtë antologji do të lexojnë poezitë e tyre.



Rizah Sheqiri

__________________________________________________________________________

Këtu po sjellim poezinë e Rizah Sheqirit “Kurorë fjalësh” nga e cila është emërtuar antologjia “Kurorë fjalësh - En krans av ord” 2024.

 

Rizah Sheqiri: Kurorë fjalësh

Poezinë time kurorë fjalësh

E thura nga kroi i mendjes

Më ndjedh dritë e dashuri

E mbusha,

             e skalita,

                         e rrita,

Nëpër gjithë damarët e zemrës

Në shpirt ia gatova mirë

        fjalën e ëmbël,

                       fjalën e dlirë.

Fjalët ia vola një nga një,

si lulet plot aromë e bukuri

i përzgjodha t’i bëjë kurorë,

një kurorë për Ty.

Ta puthësh ndjeshëm me sy,

ta pagëzosh bukur me një emër,

ta vësh përjetësisht në zemër.

Zemra jote e meriton kurorën,

atë kurorë me traditë të vjetër

kurorën më të bukur:

me blatën më të mirë,

me lule e xhevahirë…

 

28.1.2024

©  Rizah Sheqiri


187 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page