top of page

Bluza e bardhë....


Bluza e bardhë....


Edhe pse ishte qiell janari me ngjyrë gri

rrugës shikoje njerëz që nxitonin për diku,

hapat ndiqnin njëri-tjetrin si për çudi

padashur mendja fluturonte kuturu.


Ishte ditē me pak diell që të jepte jetë

janarët na sjellin vetëm ditë gri,

dhe në shpirtat e njerëzve si për çudi

korrniza dritaresh duken si kortezi.


Po ju o njerēz me shpirt të copëtuar

në sportele spitalesh kur ndaloni aty,

ndonjë bluzë e bardhë bën edhe dredhi

ju pezmaton nē çast sa edhe bën çudi!?


Tē lutem mos prek telin e shpirtit

dhe vdekjes i thotē largohu prej aty,

njē lot pikoi e ra nē gotēn e qelqit

por bluza e bardhē i buzēqeshi ditēs gri.


Janar, data 21 . 2023

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page