top of page

BLLOKU I  POETIT *


BLLOKU I  POETIT *

    (poezi)


Nga Përparim    Hysi


1. Dafinën e lavdisë Dafinën e lavdisë ia vë popullit tim Që ka jetuar shekujsh me mundime e sakrifica Sa për politikanët? Janë që të gjithë biçimë Një gardh me gjemba për ta gatita. Për ne, të ikurit,që ndodhemi në kurbet Një anije shprese të fortë në direk.


2. Pse ndërroj rrugë?! Nëse ndërroj rrugë, Kjo ndodhë se nuk dua që të shoh sytë O more njeri i ndytë. Se tërë jetës ke jetuar duke bërë keq Dhe nuk je njeri,por safi djall apo dreq. Nëse, befasisht, shfaqesh përball Kam aq urrejtje,sa dua të të ha të gjallë. Dhe kthehem kanibal.


3. 4 shkurt 1944


O ZOT, pse u derdh atë ditë kaq shumë gjak Sa rrugët e Tiranës u mbushën me kufoma? Që të gjithë u vranë pa faj, pa shkak Ndaj dhimbja vazhdon deri në ditët tona.


4. Mos më bëj karshillëk! Një dhe dy... di shumë gjuhë dhe jam poliglot!!! Gjasme je i zoti dhe kokën ma ke plot?!!! Po je "shumë i zoti" ( ti kishe lindur "me këmishë") Se je i  përkëdheluri që ke"pirë sisë" në gjirin e partisë!


Kur ty"të pillte kau", mua më "ngordhte lopa" Unë baltrave të fshatit,ti bridhje nga Evropa! Unë qeshë"shterpari që nuk i qasesha dot stanit" Ti qe"fatbardhi" që shaluar i rrije kalit. Ndaj, mos më bëj karshillëk E ke pak që të të them:- Jazëk!!!


5. Qerrja

A e kini vënë re që qerrja "qan" Tërë rrugës bën krriu-krriu! Se gjasme ajo aq vuan Thua që"vujatja" e griu. Qetë janë ata që e tërheqin Për të qarë veç qerrja

Më kujtojnë ata që kanë pushtetin Krriu-krriu bëjnë si qerrja.


E quajnë veten si "specie të veçanta"

Dhe duan të rrinë mbi qerre Po ranë "nga qerrja",janë si "lidhur me pranga" Krriu-krriu zënë e qajnë dhe hajd duroj atëhere.


6. Borxhi E njoh borxhin:është ai mali mbi supe Që është aq i rëndë.

Dhe,kur e shlyeva  (e hoqa nga këta supe) U ndjeva aq i lehtë dhe i lirë Si zok që,porsa,ka vënë pëndë. 7. SANT PETËRSBURG ! Kemi dyvjet e ca në SANT PETËRSBURG të FLORIDËS Bashkë me timeshoqe,se këtu jeton djali. Është aq mirë sa as nata nuk dallon prej ditës Por,sado mirë që jemi, na këputi malli. Klima e zgjedhur, tamam në gji të PERËNDISË Nuk mungon asgjë: gjen dhe qumësht dallëndyshe! Me mendje zë dhe arratisem drejt SHQIPËRISË Dhe them me vete:"Ah, moj SHQIPËRI,kështu të ishe!"


* janë shkruar në  shkurt 2003 në FLORIDA


                                  Tiranë, 9 shtator 2020

11 views0 comments

Komentáre


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page