top of page

Blendi Gremi i denjë për kulturën e Elbasanit



Blendi Gremi i denjë për kulturën e Elbasanit



Ndërsa në Rrugën e Xibrakeve në hyrje të Tiranës, nga Elbasani, makina ndaloi në një godinë të re, të quajtur “Ambasada e Paqes”, të pranishmit që sapo zinin vend në sallën e evenimenteve, të ftuar nga poetja dhe humanistja elbasanase, Ilirjana Sulkuqi, ndoshta nuk e dinin ende se tashmë tek numri ekzistues, do të shtoheshin edhe më shumë “Ambasadorë të Paqes”. E kështu mes duartrokitjeve të të pranishmëve, numrit 150 000 Ambasadorë të Paqes në botë dhe atyre në Shqipëri dhe Kosovë që janë të emëruar rreth 2500 Ambasadorë të Paqes, iu shtuan dhe emrat e Blendi Gremit dhe disa të tjerëve, të dalluar në fusha të ndryshme, që në atë rast disa prej tyre ishin, dhe nuk ishin të pranishëm në atë sallë. Por jo vetëm kaq në atë sallë Blendi Gremi, do të bëhej dhe pranohej edhe anëtar me të drejta të plota të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të udhëhequr nga Dr Skënder Kodra. Pra dy gëzime në një ditë për një emër, jo pak të njohur në Elbasan dhe më gjerë në aspektin e kulturës, organizimit dhe planifikimit ideal të evenimenteve të përkushtuara për këtë rast dhe raste të tjera.

Emri i tij tashmë nuk është thjesht një emër lokal, por në një sferë më të gjerë, e më tej në skena ku asetet folklorike-kulturore shqiptare të Qarkut të Elbasanit ngrejnë dhe shpalosin Flamurin Kombëtar në Botë, apo ku duartrokiten nga qindra e mijëra duar arritjet dhe sukseset e tërësisë kulturore, që mbajnë mundin dhe djersën e dhjetëra organizatorëve, por dhe profesionalizmin, përkushtimin, talentin dhe mirësinë intelektuale të Blendi Gremit. E natyrisht edhe në këtë sallë, pra tek “Ambasada e Paqes” në Tiranë, në prani të shkrimtarëve tashmë me emër në Shqipëri e në Diasporë, më tej të zyrtarëve dhe akademikëve të tjerë, pesha e duartrokitjeve për Blendi Gremin, ishte një hapësirë e madhe me një timbër emocional, respektues dhe meritor.


U thanë fjalët më të mira për të, folën mjaft për Blendin, për talentin, përkushtimin, angazhimin, modestinë e natyrshëm të gjithë ishin me një mendim. Ndërsa salla përcillte këtë dyfish-gëzim të Blendit, ose më saktë qindrafishim të meritores, mendja më shkonte tek Ish-Presidenti Mosiu që e ka quajtur një aset të çmuar për kryeqytetin Ambasadën e Paqes. “Tani ne kemi godinën tonë, Ambasadën e Paqes e cila me siguri do të jetë një aset i çmuar për kryeqytetin tonë dhe jo vetëm, por do t’i shërbejë edhe aktiviteteve të tjera ndërkombëtare.”- ka thënë ai mjaft kohë më parë, kur merrte jetë një godinë kaq e bukur dhe mjaft domethënëse. Tashmë e kuptoja se nuk ishte thjesht një e thënë, por një realitet i bukur e që përfshinte dhe një intelektual e aktivist kaq meritor sikurse ishte në këtë rast edhe Blendi Gremi.



Blendi Gremi, që në rininë e tij studentore kishte një aftësi të jashtëzakonshme organizative, natyrshëm me drejtime të ndryshme, por aspektet kulturore dhe të traditës e bënin atë një figurë dalluese, sepse dhe rrënjët familjare ishin tërësisht të lidhura me kulturën dhe teatrin elbasanas, ku i Ati, kaloi një jetë tërë në mjaft pozicione të rëndësishme, që i jepnin dritë kulturës dhe talentit. Vetëm një vit më parë në Qershor 2022 tek Festivali me risi të re, ‘Qytete me kala’, kultura elbasanase zbriti edhe në Gjirokastër! Ky ishte edicioni i dytë që solli folklor e spektakël, ku natyrshëm dhe Blendi Gremi kishte bulën e djersës së tij, si Drejtues i Kulturës në Qarkun e Elbasanit. Gjirokastra mirëpriti edicionin e dytë të festivalit “Qytete me kala”, i cili u zhvillua në kinemanë e qytetit të gurtë. Ekspozita me piktura peisazhesh, këngët, folklori dhe vallet elbasanase ndërthurur me kulturën gjirokastrite sollën një atmosferë festive për publikun gjirokastrit e natyrshëm Blendi ishte modest, ndërsa fjalët më të mira shkuan në drejtim të talentit dhe përkushtimit të tij organizativ të mrekullueshëm.

Blendi Gremi, Drejtor i Shërbimit dhe Edukimit Social në Qarkun e Elbasanit është gjithnjë edhe në krye të sensibilizmit për autizmin, dhe të ngjashme të tjera, për traditën, kulturën, poezinë krijimtarinë e mjaft të tjera që i japin gjithnjë e më shumë jetë e gjallëri Elbasanit. Në Kala, aty ku duket dhe një risi gjithnjë festive, pikërisht aty ku është Real Skampini fantastik mbetet edhe vetë ideja e tij për të mbledhur poetët vit për vit, e për t’i dhënë gjallëri kulturore Elbasanit. Jo më kot që në fillim të muajit Dhjetor të vitit të kaluar ai ka anoncuar se Grupi i Punës i Qarkut Elbasan fillon përgatitjen për “Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023”, ku si gjithnjë është në ethet e qasjeve të reja, dhe synimeve për të marrë akoma më shumë atje.




668 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page