Bitëllsat



Bitëllsat

Fatmir Terziu


Bitëllsat?! Abbey Road. 11 Shkurt 2020. Ora 08:00.

Sapo jam gdhirë…

Kalavitje mendore me racat njerëzore

vijat e bardha ende ngjyhen mirë.


Ashtu si kujtimet, pasojnë dhe paqtojnë,

më nevojitesh dashuria ime.


Dhe sa më shumë dua të jem kërkesa jote,

më shumë druhem se veshët

ende luajnë një muzikë që s’e përcjell.

Unë e di anën e errët të hënës,

dhe mënyrën se si shkëlqen dielli.


Vallet, lëvizjet, shakullimën,

që janë zhvendosur tani nga liria.

Brenda mëngës janë notat dhe pentagramet tona,

intriga, respekti, frika, dashuria.


Brenda tyre jemi dhe ne padashur

jemi ne vijat e bardha që na kanë qasur

pluhurat e viteve të tjera.


Unë nuk do t’i lë pluhurat në xhaketë të bëjnë punën e tyre.

Jam ulur në Abbey Road dhe i bëj rrokadë syve,

ngul një gjilpërë me butësi,

dhe dëgjoj gërvishtjen e hershme diskotike.


Duke qëndruar prapa, si duke parë një paradë,

unë të ndjej pranë të bukur, të prushtë,

si atë natë,

këtu Bitëllsat luajnë muzikë në një ditë me re, të fraqtë

vetëm për 14 Shkurtin që lamë pas!


#Fatmir #Terziu


26 views1 comment

Shkrimet e fundit