top of page

BILALL MALIQI: ANTOLOGJI ME 153 ZËRA POETIK PËR GRUAN!

  • Nov 3, 2025
  • 4 min read

 

(Prof. Dr. Merxhan Avdyli “Diell në sytë e saj” (Antologji e poezisë shqipe për gruan) “Embeta”, 2025, fq.475, ISBN 978-9951-424-94-3).

 

1

 

Prof. dr. Merxhan Avdyli, një studiues i njohur i letërsisë, para nesh doli me një Antologji të veçantë dhe të rrallë në  hapësirat shqiptare, me titull “Diell në sytë e saj” në të cilën ka përfshirë shkrimtarë shqiptarë nga të gjitha hapësirat e ndara, duke pasur parasysh një kriter të rrept sa i përket përzgjedhjes së poetëve dhe të poezive të shkruara për gruan, sepse subjekt motivimi për këtë Antologji ka qenë gruaja, e që ia ka arritur qëllimit që poetët e prezantuar në libër, me poezitë e tyre, kanë lidhëshmëri apo korrespondencë me këtë motiv, prandaj vargjet e tyre japin një pasqyrim real për dashuritë e tyre për gruan, duke u servuar vargëzime që ju dalin nga thellësia e shpirtit, kuptohet secili në formën dhe individualitetin e tyre krijues.

Profesor Avdyli, këta poetë të përzgjedhur i ka radhitur sipas vitit të lindjes, mbase ka pasur të drejtë për t’i ikur hatermbetjeve, duke hapëruar kështu në zgjedhje dhe seleksionim të poezive të poetëve, edhe pse autori ka pasur një punë të madhe së pari në lexim të tyre, në kërkim nëpër libra të ndryshëm të autorëve, nëpër rrjete sociale, pastaj të tillave për t’ua bërë një seleksionim korrekt dhe të arsyeshëm e pastaj për t’i futur brenda kopertinave të librit.

 

2

 


Brenda këtij libri, autori i ka përfshirë me poezitë e tyre 153 poetë që nga Sulejman Naibi (1772), një poet i rrymës së bejtexhinjëve e  deri tek më i riu Romario Xhaferi (1994), me nga dy, apo më tepër poezi të zgjedhura për gruan, një qenie e dashur për të gjithë. Këta poetë, kuptohet secili në stilin e vet kanë dhënë kontributin fisnik e poetik, duke shprehur dashurinë e tyre, jo vetëm me fjalë, por edhe me vargje, sepse poeti atë që e ndjen e qet në letër.

Poezitë e tyre janë shkruar në frymën e ndjesive, ashtu si e kanë ndjerë dhe e ndjejnë dashurinë për protagonisten, gruan, ashtu edhe e shprehin në vargje poetike, të cilat japin ngjyrime emocionale, ndjenjësore, për ta rrumbullaksuar me dashuri shpirti e zemre.

Lidhur me këtë tematikë le të na kujtohet thënia:

 

 “ Qëndro me atë që të puthë shpirtin, se lëkurën ta puthë kushdo” Charles Bukowski

 

Pra, gruaja është ajo që të futet në brendi të shpirtit, banon aty dashurisht dhe është frymëzim i efektshëm për ata që shkruajnë dhe i shkarkojnë ndjesitë e tyre dashurore në letër.

 

3

 

Cilat pena banojnë brenda kopertinave të librit?

 

Brenda librit, siç e thamë më lart janë të prezantuar 153 poetë nga gjithë trevat shqiptare: Sulejman Naibi, Zef Serembe, Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, aleks Stavri Drenova Asdreni, Ali Asllani, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Eqrem Çabej ,Millosh Gjergj Nikolla Migjeni, Vedat Kokona, Esad Mekuli ,Nexhat Hakiu, Zef Zorba, Muzafer Xhaxhiu, Llazar Siliqi, Nexhat Pustina, Vehbi Skënderi, Murat Isaku, Pano Taçi, Drago Siliçi, Fatos Arapi, Fatmir Terziu, Vorea Ujko, Dritëro Agolli, Dhori Qiriazi, Jakup Ceraja, Agim Shehu, Bedri Hysa, Faslli Haliti, Teodor Laço, Ismail Kadare, Rexhep Elmazi, Jorgo Bllaci, Rinush Idrizi, Rrustem Berisha, Frederik Reshpaja, Koçi Petriti, Sulejman Mato, Ali Pdrimja, Lefter Çipa, Qani Seferaj, Përparin Hysi, Sadik Bejko, Ndoc Gjetja, Musa Ramadani, Arif Bozaxhi, Delo Isufi, Hiqmet Meçaj, Luis De Rosa, Vezir Ukaj, Milaim Berisha, Mazllum Saneja, Mexhid Mehmeti, Ndoc Papleka, Pirro Loli, Vaso Papaj, Xhevahir Spahiu, Zyhdi Morava, Skënder Temali, Agim Vinca, Esat Avdyli, Primo Shllaku, Bardhyl Londo, Demë Topalli, Kadrush Radogoshi, Ramadan Mehmeti, Timo Flloko, Moikom Zeqo, Dashamir Drini, Muharrem Kosumi, Rudolf Marku, Sabri Hamiti, Mehmetali Rexhepi, Agim Spahiu, Skënder Rusi, Luan Rama, Visar Zhiti, Vasil Tabaku, Ejup Ajdini, Skënder Buçpapaj, Adem Gashi, Petrit Ruka, Hamit Aliaj, Hydajet Hyseni, Mustafë Xhemajli, Fadil Bekteshi, Sabit Idrizi, Avdush Canaj, Fehmi Berisha, Milazim Krasniqi, Timo Merkuri, Ismet Rashiti, Nexhat Rexha, Arben Duka, Tahir Desku, Ilirian Zhupa, Preç Zogaj, Sokrat Habilaj, Teodor Keko, Abdullah Konushevci, Besnik Mustafaj, Sahit Osmani, Shazim Mehmeti, Ragip Sylaj, Petraq Kote, Sabit Rrustemi, Sali Bashota, Xheladin Rexhepi, Xhevdet Bajraj, Bajram Kosumi, Odise Kote, Raif Gashi, Rexhep Shahu, Shefqet Dibrani, Xhelal Hoxha, Ismail Syla, Merxhan Avdyli, Naim Fetaj, Sinan Sadiku, Kemajl Aliu, Sali Bytyçi, Agim Ramadani, Bedri Halimi, Rasim Selmanaj, Murteza Osdautaj, Bajram Bekteshi, Begzad Baliu, Fadil Abazi, Sarë Gjergji, Alfred Moloholli, Fehmi Pireva, Agron Tufa, Haxhi Muhaxheri, Besim Zymberi, Andi Bejtja, Bilall Maliqi, Selajdin Salihu, Afrim Berisha, Avni Azizi, Alfred Mehmeti, Odise Plaku, Shefik Arifi, Ervin Hatibi, Altin Ruço, Ndue Ukaj, Fatos Rushiti, Flamur Maloku, Sami Hajra, Besnik Jaha, Albi Lushi, Ardian Haziri dhe Romario Xhaferi.

 

4.

 

Të gjithë këta poetë i kanë shkruar gruas vargje të zgjedhura dhe Antologjike, të pajisura me figuracion të duhur poetik, prandaj ato kanë dalë me vlera të larta artistike.

Këto Antologji janë të rralla si nga motivacioni, por edhe nga përzgjedhja strikte e autorit për poetët dhe për prurjet e tyre poetike, në këtë rast për gruan.

Edhe në aspektin fetar, gruaja ka barabartësinë, dhe  për këtë, brenda librit të shenjtë shkruan:

 

“Grave u takon dhurata për atë që ato e kanë merituar.” (Nisa, 32).

 

Dhe, për këtë gratë sigurisht që përveç të tjerave kanë merituar dhe meritojnë edhe përkushtime poetike, jo për t’i lartësuar ato, por për ta treguar dashurinë dhe besnikërinë e çiltër që kemi për to, në të gjitha aspektet e jetës.

Kjo Antologji e rrallë në letërsinë shqipe, sigurisht se do ta gjejë vendin meritor në analet e letërsisë sonë, duke e ditur se hartues i saj është një studiues me zë dhe njohës po ashtu i mirë i poezisë dhe i letërsisë në përgjithësi.

 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page