top of page

BIJA IME


BIJA IME

Bija ime,

do të doja të banoja brenda syve të tu

vështrimit tënd me flatra drite

gurgullimës që shpirtin ma njom,

si shiu tokën e etur,

...sa të kam pritur!

Frymë e frymës sime

Shtrij krahët në një përqafim

kur shputat të të digjen prej mallit,

si një ylber shumëngjyrësh,

ngazëllimthi vrapo lëndinës jetë

pa frikë,

gjurmëve të së nesërmes,

lundro oqeaneve, qiejve të rinj

e me duart e buta,

eja,

eja e flokët prekmi përsëri.

O bijë,

vështromë me sytë e tu të kthjellët

e dashurinë, falma të mëndafshtë,

me ty gjithë botën kam

s’më duhen fjalë,

qëndro si dielli në shkëlqim

jepmë dritë

si rrezja që çel në agim

e me flakërimën e buzëqeshjes tënde ndizmë,

o lulja ime,

o lumturia e çdo stine!

Merrmë përdore pranverë e shpirtit tim

pasqyrim i mijëra diejve,

psalti im,

e kur shpirti të më jetë lodhur

lërmë të shkoj,

dhe ti shko udhës sate

me mallin ruajtur në shteg qerpikësh!

33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page