
Bija e dhimbjes *@izoreha*
Nga Izota Rexho Haruni
Mes dhimbjes bëri rrugë dhe çeli Nga dhimbja petalet shpërtheu, Në çdo ngashërim një vargë derdhi Mëngjeset me shije loti i ngjeu
Bijë e dhimbjes imja poezi, Ngjizur në shpirt, nga shpirti ndarë, Mëkuar me ëndrra që vdisnin çdo ditë Etjeshuara në lotin e vrarë
Bijë e dhimbjes e imja poezi E dhimbja lindë nga dashuritë