Bibliografia e Universitetit "Ismail Qemali", Vlorë, pjesa II: tekste mësimore universitare dhe monografi shkencore të pedagogëve të Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë: për periudhën 2006-2023, përgatitur nga ana ime, me redaktorë: prof. dr. Bardhosh Gaçe dhe prof. dr. Roland Zisi; me konsulentë: prof. dr. Albert Qarri, prof. as. dr. Armela Panajoti , prof. as. dr. Aurela Saliaj (Aurela Dai Saliaj), prof. as. dr. Hajdar Kicaj dhe prof. as. dr. Frosina Londo Qyrdeti, me parathënie të prof. as. dr. Enkelejd Mëhilli me koordinator shkencor MA Mirlona Buzo dhe përpunimi kompjuterik/ d- COBISS COBISS - poti do znanja, IZUM Maribor nga MSc. Altin Mahilaj është fryt i një pune të gjatë, sistematike, të vëmendshme dhe serioze, një punim shkencor unikal për Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë; ndërkohë dhe ndihmesa ime e thjeshtë në fushën e Bibliotekonomisë, falë vullnetit, përgjegjësisë dhe dashurisë profesionale, që vjen si vijim i pjesës I "Bibliografia. Botime të pedagogëve të Universitetit "Ismail Qemali", Vlorë (1994-2006).
Ndryshe nga e para, kjo bibliografi është e integruar në Sistemin dhe Shërbimet e Përbashkëta Bibliografike Online (COBISS), sipas Standardeve Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, si edhe në Sistemin Informues për Veprimtarinë Kërkimore në Shqipëri.
Në këtë dokument përfshihen 179 tituj (njësi bibliografike), nga të cilët 62 monografi dhe 117 tekste mësimore.
Ndihem mirë për këtë realizim të mundimshëm, por, ndërkohë, me synime, dëshirë e mundësi për të bërë edhe Bibliografinë e artikujve shkencorë, botuar në Buletinet shkencore "Universiteti Ismail Qemali Vlorë nga nr. 1 (2002- ) e në vijim ( - 2024), si dhe disertacionet për gradën shkencore "Doktor i Shkencave" të pedagogëve të Universitetit tonë
Comments