top of page

BIBLIOGRAFIA E SKËNDERBEUT E HYSEN DIZDARIT TANI NË AMAZON

  • 2 hours ago
  • 2 min read

BIBLIOGRAFIA E SKËNDERBEUT E HYSEN DIZDARIT TANI NË AMAZON.

Nga: Aldo Diomedes

Bibliografia e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut , në veprat e autorve shqiptarë (1480-2023) , është vepëra e vetme e këtij lloji,  që mbledh shekuj histori, letërsi, artë, kulturë dhe dokumente mbi Heroin Kombëtar  shqiptarë  Skënderbeun, tashmë e aksesueshme për publikun botëror  në platëformën , Amazon.

Epopja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut nuk është vetëm historia e një prijësi, por shtylla ku mbështetet identiteti i një kombi të tërë dhe simboli i mbrojtjes së qytetërimit Europian. Sot, falë punës kërkimore - shkencore  të përpikët të studjuesit, Hysen Dizdarit dhe përkthimit në italisht e botimit të kuruar nga Aldo Diomedes e shtëpia botuese : “Edizioni Pergamena”, historia e Skënderbeut,  pasurohet me një instrument të domosdoshëm: Bibliografia e Skënderbeut në veprat e autorve  shqiptarë (1480-2023).

Pse ky libër është jetik?

Kjo nuk është thjesht një listë me  titujsh librash.Është një hartë e saktë që të udhëheq përmes mbi 550 viteve botime të veprave më të rëndësishme të Skënderbeut, që nga veprat e para të shekullit XV,XVI,  ku përfshihen veprat : e Dhimitër Frangu,  Marin Barleti, Gjon Muzaka, Frang Bardhi,  e deri botimet e reja, në shtatorë të vitit 2023..

Autori Hysen  Dizdari ka arritu të katalogojë, mbi 500 vepra të autorve shqiptarë, të botuera ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, dhe në mbarë botën.


Pikat e forta të veprës:

-Rëndësia e saj shkencore qëndronë se kjo bibliografi , është mbeshtetur e ndërtuar , sipas satandartet ndërkombëtarë të katalogimit, si ISBD (International Standard Bibliographic ) dhe në rregullat anglo-amerikane të katalogimit , AACR2 (Anglo-American).

-Kjo biblografi , përfshinë , qindra skeda bibliografike që mbulojnë libra, monografi dhe dokumente të rralla historike të kataloguera e ndara sipas, fushave shkencore e vitit botimit, si në fushën e historisë, letërsisë, arteve, muzikës, filatelisë,  etjer.

-Një Urë mes Epokave: Vepra lejon të ndiqet se si figura e Skënderbeut është perceptuar nga bashkëkohësit e tij e deri te historiografia moderne.

-Botim Ndërkombëtar: E përkthyer në italisht dhe e kuruar me kujdes nga Aldo Diomedes , kjo vepër do ju shërbejë për t'u konsultuar nga nxënsit e shkollave, studentët, studiuesit e historisë e letërsisë , muzikës, arteve ,koleksionistët dhe bibliotekat e të gjithë botës.

Një estetikë e kuruar për koleksionistët:

Përveç vlerës shkencore, ky vëllim paraqitet si një objekt koleksioni. Me dizenjimin e ri  grafike të Shtëpisë botuesë:  “Edizioni Pergamena”, libri jo vetëm informon mbi librat për Skënderbeun,  por zbukuron bibliotekën e çdo pasionanti të historisë Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës..

Verpa Bibliografi e Skënderbeut sot gjendet në gjithë botën:

Për herë të parë, falë shpërndarjes globale në Amazon, kjo vepër monumentale gjendet dhe  është e disponueshme në mbarë botën. Pavarësisht nëse ndodheni në Itali, Shqipëri, SHBA apo Gjermani, Australi mund të merrni në shtëpi një pjesë themelore të kulturës shqiptare  me një klikim të thjeshtë.

"Nuk mund të njihet vërtet historia e Skënderbeut pa njohur atë që, shqipëtarët e  bota kanë  shkruar për të.

 Kjo bibliografi është çelësi për të hapur atë portë."

Skeda Teknike:

-Titulli: Bibliografia e Gjergj Kastrioti  Skënderbeut në veprat e autorve shqiptarë. (1480 -2023)

-Autori: Hysen Dizdari

-Kuruesi: Aldo Diomedes

-Botuesi: Edizioni Pergamena

-E disponueshme në:Amazon (Format Kindle, Kopertinë e Butë, Kopertinë e Fortë)

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page