BETEJA E TERMOPILEVE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 12, 2023
- 1 min read

TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA
SA ERRËT NË SHTËPI
Në shtëpi është errët, askush s’fle!
Hëna si gratë greke cigare pi,
Ç’tym duhani, sigurisht s’janë re,
Ato ç’ka davariten qiellit gri.
Befas, diku rrotull, dikush qan.
Një zog? Ime shoqe? Kushedi!?
Dhëmbjen zëmra ime dot s’e mban
Dhe kur është kaq errët në shtëpi…
BETEJA E TERMOPILEVE
Të gjitha nënat u lutën për djemtë,
Të gjitha nënat s’mbyllën sy atë natë,
Të gjitha nënat nxorrën pasqyrat në dritare,
Të gjitha nënat ju lutën Perëndisë,
Të gjitha i deshën djemtë po aq sa lirinë.
Të gjitha deshën të ktheheshin djemtë nje ditë,
Dhe ata u kthyen vërtet,
Ca e ca, të bukur, të gjallë,
Ca e ca, vezullonjës si dritë…
Termopile, 2003.
RANË KËMBANAT…
Ranë këmbanat
Të gjithë qenë të shurdhër!
U ndez fanari jeshil,
Të verbër qenë të gjithë!
Ra nata e tha:
“Me të verbër e të shurdhër”
Si mund të çel drita?...
E dëgjova dhe qava
Sa dhe qielli u rrëqeth,
Lotë të nxehtë yjesh
Pikuan shpirtit tim
E më përvëluan…
Comentários