Besnik Fishta: Muzika ne pullat postare te Kosoves
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 hours ago
- 7 min read

“Muzika është gjuha universale që ruan shpirtin dhe identitetin e një kombi.” Beethoven
Muzika ne pullat postare te Kosoves
Muzika është një nga temat më te pelqyera në historinë e pullave postare ne filateline boterore, ku jane pasqyruar figurat ikonike si Beethoven, Mozart, Bach, Verdi, Elvis Presley, Bob Marley, Edith Piaf, The Beatles apo Freddie Mercury janë përjetësuar në qindra emisione postare nga vende të ndryshme, shpesh përvjetorë lindjesh, vdekjesh apo jubile artistikë. Shumë shtete, si SHBA, Gjermania, Franca, Hollanda etj kanë realizuar seri tematike “Muzikantë të mëdhenj të botës”. Në dekadat e fundit është rritur numri i pullave që nderojnë muzikën moderne dhe pop-kulturën, duke përfshirë rock, jazz, hip-hop e muzikë filmash. Evropa ka vecantine e saj duke ruan një ekuilibër mes traditës klasike dhe modernitetit. Shtetet si Austri, Gjermani, Itali, Hungari, Poloni, Francë, Çeki theksojnë me se shumti trashëgiminë e kompozitorëve klasikë (Beethoven, Liszt, Chopin, Vivaldi etj). Megjthate shume vende perëndimore kanë nisur të përfshijnë edhe ikona të pop-it dhe rock-ut evropian si Beatles, David Bowie, Edith Piaf, Dalida. Ballkani paraqet një mozaik kulturor ku muzika luan rol identitar, Psh ne filatelinë shqiptare muzika është një temë e trajtuar në disa drejtime. Pullat e viteve ’60–’80 përfshijnë tematika folklorike, valle popullore dhe instrumente tradicionale (lahuta, çiftelia, fyelli), ku muzika lidhej shpesh me motivacionin patriotik (këngë për partinë, për ndërtimin, për heronjtë). Pas viteve ’90, Posta Shqiptare ka sjellë tematika kulturore më të hapura, si Festivali i Këngës në RTSH, homazh për 100-vjetorin e lindjes së Vaçe Zelës, apo kontributet e muzikës klasike shqiptare (Prenkë Jakova, Tonin Harapi, Çesk Zadeja), edhe pulla kushtuar muzikës operistike dhe figurave të Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore. Prej disa vitesh, perhere e me teper po evidentohet qe sot në epokën e digjitalizimit, kjo marrëdhënie midis artit të tingullit dhe atij të imazhit ne pulle poste, po fiton dimensione të reja. Pullat interaktive, kodet QR që të çojnë drejt këngëve, apo dizajnet që ndërthurin stilin modern me trashëgiminë muzikore kombëtare, dëshmojnë se filatelia nuk mbetet pas në kohë, përkundrazi, ajo përshtatet,duke mos e shuar nderkohe, kurre dhe qellimin e saj klasik.
Por çfarë ka ndodhur me filatelinë e Kosovës që nga fillimet e saj në vitin 2000, në fushën e tematikës së muzikës? Si e ka përfaqësuar ajo muzikën dhe figurat e saj më të spikatura? Cilat janë disa nga emisionet postare më të rëndësishme,qe në një periudhë kohore relativisht të shkurtër, i kanë dhënë sukses filatelik krahasuar me shumë vende të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë? Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve do t’i shqyrtojmë më poshtë. Kosova, si para ashtu edhe pas shpalljes së shtetit të ri, ne ndryshim me cdo shtet tjeter, e ka ndjerë gjithmonë nevojën për ta përdorur muzikën si mjet të fuqishëm për të shprehur identitetin dhe shpirtin e saj kulturor. Prandaj edhe Posta e Kosovës ka qenë e kujdesshme që përmes pullave të saj të pasqyrojë këtë lidhje të thellë midis artit dhe kombit. Me një vazhdimësi të qëndrueshme dhe në një numër të konsiderueshëm emisionesh, janë botuar pulla që lidhen me muzikën, për artistë, instrumente popullore dhe festivale, duke përkujtuar muzikën tradicionale dhe figurat që e kanë përfaqësuar atë në skenat kombëtare e ndërkombëtare.Në këtë mënyrë, filatelia kosovare nuk ka qenë thjesht një pasqyrë e artit muzikor, por edhe një dëshmi e përpjekjes për ta bërë muzikën pjesë të identitetit kombëtar nëpërmjet imazhit dhe simbolit.

Fig.1
Ne figuren 1, paraqitet zarfi FDC(First Day Cover – Zarf I Dites se Pare) i emetuar nga posta e Kosoves me 2019. Ky zarf eshte pjese e nje emisioni filatelik te dedikuar nje figure te njohur te muzikes shqiptare, e mbiquajtura “Bilbili Kosoves”, Nexhmije Pagarusha, e cila si ne zarfin dhe ne pullen postare paraqitet permes dy fotografive artistike. Pulla postare eshte vendosur ne kendin e siperm te djathte dhe paraqet portretin e artistes se madhe ne stil bardh e zi,me nje kostum tradicional mjaft elegant, dhe ngjyrat monokrom nenvizojne karakterin e saj te vecante.Vula speciale e dites pare eshte vendosur nen pulle, ne qender te saj gjendet celesi sol dhe nota muzikore, simbolike e drejteperdrejtee aktivitetit te saj artistik. Ne pjesen e majte te zarfit ka nje portret tjeter te artistes,po ashtu ne ngjyrime bardhe e zi, me kontur oval,duke krijuar efekt nostalgjie. Ky eshte nje shembull i qarte qe filatelia ruan permes pulles postare figuren e artisteve qe kane lene gjurme te thelle ne skenen muzikore shqiptare, duke e shendrruar pullen ne nje monumentte vogel artistik,por me vlere te madhe shpirterore.

Fig.2
Në figuren 3, shfaqet një zarf FDC (First Day Cover - Zarf i Ditës së Parë), i lëshuar nga posta e Kosovës me një pullë postare kushtuar një figure të njohur të muzikës pop me fame boterore Dua Lipa. Pulla me imazhin e saj e vendosur në cepin e sipërm djathtas paraqet një portret të një artisteje, me vështrim të fokusuar dhe estetikë moderne. Ngjyrat janë të theksuara dhe dinamike, duke e lidhur figurën me botën e muzikës. Vula speciale e vendosur nën pullë, me dizajn te persosur me elemente ne imazhin e saj nje note muzikore dhe çelësi sol, që simbolizojnë botën artistike dhe muzikën. Në pjesën e majtë të zarfit ka një portret tjetër të Dua Lipes, me një stil fotografik te fokusuar vetem tek artistja. Theksojme qe nepermjet ketij emisioni Filatelia Kosove ka arritur te percoje dy mesazhe te forta: se pari nderim kulturor, per një figure të suksesshme të muzikës ndërkombëtare me origjinë nga Kosova, se dyti promovim identitar, duke e përdor filatelinë për të promovuar figura kulturore, te cilat e kane perfaqesuar denjesisht Kosovën në arenën globale.Keto mesazhe shtojne padiskutim vlerat e larta koleksionuese per vendas dhe te huajt te pullave te Kosoves.

Fig.3
Figura 3, paraqet këngëtaren me famë ndërkombëtare Rita Ora, si pjesë e një emisioni filatelik me 2022, kushtuar personaliteteve të shquara të artit dhe kulturës kosovare. Pulla është konceptuar si një homazh për arritjet artistike të diasporës kosovare, e cila përmes suksesit në skenat botërore pasqyron edhe identitetin kulturor të vendit të origjinës. Imazhi paraqet portretin e Rita Orës që e vë në qendër fytyrën plot dritë dhe buzëqeshjen karizmatike të saj.Ngjyrat janë natyrale, flokët e artë dhe buzëkuqi i kuq krijojnë një ekuilibër midis energjisë dhe elegancës, duke shprehur personalitetin e saj artistik, të fuqishëm, të lirë dhe të frymëzueshëm. Vendosja e mbishkrimit “KOSOVA” në vertikale thekson origjinën kombëtare, ndërsa emri “Rita Ora” në anën tjetër përforcon dimensionin ndërkombëtar të figurës së saj. Kjo pullë eshte nderim për një artiste të suksesshme, dhe një simbol i lidhjes së diasporës me atdheun. Përmes figurës së Rita Orës, Posta e Kosovës përcjell një mesazh krenarie kombëtare, suksesi global i një artisteje që mban me dinjitet origjinën e saj nga Kosova. Ajo përfaqëson gruan moderne shqiptare, që me talentin dhe personalitetin e saj ka thyer kufijtë gjeografikë e kulturorë, duke bërë që emri i Kosovës të dëgjohet në mbarë botën.

Fig.4
Figura 4, është pamja e zarfit e Ditës së Parë të emisionit filatelik (FDC) të Postës së Kosovës, me temën “Pop Rock-u kosovar i viteve të ’80-ta”, emision ky i vitit 2024. Ky emision i kushtohet një periudhe të artë të muzikës moderne kosovare, kur brezi i viteve ’80-të solli një shpërthim krijimtarie në zhanret pop dhe rock një kohë kur muzika u bë mjet identiteti, rebelimi dhe kulture qytetare. Në anën e majtë shfaqet një disk i kuq, që përmban fjalët “Pop Rock” dhe brenda tij një duket nje fotografi bardh e zi e një grupi muzikor, duke aluduar në grupet ikonike të asaj kohe. Disku, i vendosur mbi pesë vija notash, përfaqëson ritmin, ndërsa ngjyra e kuqe i jep energji te shpirtit rinor.. Në të djathtë janë vendosur dy pulla postare. Pullën e parë e karakterizon një siluetë e zezë kitare elektrike përpara një sfondi me tonet blu e të verdhë, që simbolizojnë dritën e skenës. Pullën e dytë e dominon motivi i diskut të kuq “Pop Rock”, mbi një sfond me ngjyrë kafe. Vula e FDC-së përmban nota muzikore dhe çelësin e solit, duke e lidhur vizualisht gjithë kompozimin me temën e artit muzikor. Emisioni filatelik përbën një homazh për artistët e skenës muzikore kosovare të viteve ’80, si një brez që kontribuoi në ndërtimin e një kulture urbane të emancipuar. Përmes tij, Posta e Kosovës ruan kujtesën e një kohe kur muzika ishte zëri i rinisë, i shpresës dhe i identitetit modern shqiptar në Kosovë.

Fig.5
Figura 3, paraqet një zarf FDC (First Day Cover) i lëshuar nga Posta e Kosovës në nëntor 2023. FDC-ja i përket serisë filatelike "Personalitetet e shquara" dhe është dedikuar këngëtares, sopranos dhe artistes së njohur kosovare Violeta Rexhepagiq. Pulla postare në këndin e sipërm të djathtë me portretin e stilizuar të Violeta Rexhepagiq. Vula e ditës së parë është rrethore dhe mban tekstin: "Personalitetet e shquara – Violeta Rexhepagiq dhe daten e vitin e emetimit Në qendër të vulës gjendet një simbol muzikor (një notë dhe një çelës sol), duke e lidhur me profesionin e artistes. Në pjesën e majtë ka një dizajn elegant me çelës sol dhe lule, që i jep kuptim estetik e feminin zarfit. Dizajni shpreh mesazhin e qarte, duke e vendos Violetën Rexhepagiq si një ikonë kulturore të Kosoves.

Fig.6
Ne figuren 6, pamja paraqet imazhin e zarfit të Ditës së Parë të emisionit filatelik (FDC) të Postës së Kosovës, kushtuar tenorit të njohur Ramë Lahaj, pjesë e serisë “Personalitetet e shquara” nderkombtarisht, emetuar se fundi me 2025. Në qendër të kompozimit shfaqet një skenë operistike madhështore, ku Ramë Lahaj paraqitet në rol i veshur me kostum të periudhës klasike, në një atmosferë teatrale plot ngjyra, dritë dhe jetë. Figura e tij, e ulur me një qëndrim të sigurt e plot shprehje artistike, përfaqëson shkëlqimin e artit skenik dhe elegancën e interpretimit vokal.Në prapaskenë, koristi dhe bashkëaktorët e tij krijojnë një kontrast dinamik që e thekson figurën qendrore të artistit, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes vizuale. Në këndin e djathtë lart, është e vendosur pulla postare me portretin e tij bardh e zi, ku Lahaj paraqitet në një pozicion solemn, që pasqyron përqendrim dhe fisnikëri, një imazh që plotëson në mënyrë perfekte skenën e ngjyrosur të kopertinës. Kombinimi bardhë e zi në pullë dhe ngjyrave të pasura në FDC krijon një simbioze mes artit të skenës dhe atij fotografik ne pulle, duke treguar se arti i R.Lahajt kalon nga skena e operës, nepernjet fotografise në pullë postare. Vula e FDC-së, me elemente muzikore (nota, çelësi i solit), i jep gjithë kompozimit një karakter harmonik dhe nënvizon temën muzikore të emisionit.
Emisionet e përshkruara më sipër përbëjnë vetëm një pjesë të mozaikut të pasur që Posta e Kosovës ka realizuar mbi tematikën e muzikës. Optimizmi i koleksionuesve të pullave postare mbetet i lartë, sepse besojnë se në të ardhmen do të ketë emetime të tjera që do ta pasurojnë këtë traditë. Këto pulla jo vetëm që do të përkujtojnë figura e ngjarje muzikore, por do të vazhdojnë të dëshmojnë lidhjen e ngushtë midis muzikës dhe identitetit kulturor të Kosovës, një harmoni që filatelia e përcjell me dinjitet e ndjeshmëri artistike.









Comments