Besim Dema: Diploma shkelqyshëm...
- 2 days ago
- 2 min read

Ish perandor i gjimnazit "Ismail Qemali" të Laçit,vlerë për arsimin krutan,i pavdekshëm për të gjithë veprimtarinë e tij si mësues dhe shkencëtar.
Sofokli Rrapi është përfaqësuesi i atij brezi të artë,gjithëpërkushtim,i paisur me kulturë të lartë dhe me dashuri për detyrat që merrnin përsipër,ishin energji për Popullin dhe Atdheun.
Sofo lindi në vitin 1947 në Gjirokastër nga një familje e nderuar dhe tepër atdhetare që dha shumë për Gjirokastrën dhe gjithë Shqipërinë.
Babai i Sofos vdiq shpejt,kur Sofo ishte 5 vjeç në atë kohë kur vëllezrit dhe motrat e Sofos kishin nevoje për këshillat e babit dhe përkëdheljet e tij.
Jetimi, Sofokli Rrapi e nisi rrugëtimin e tij për arsimimin atje në Gjirokastër dhe si nxënës shëmbullor në çdo cikël arriti të fitoi të drejtën të vazhdoi studimet në UT,në fakultetin e Shkencave të Natyrës,në dëgën Fizikë.
Në gjimnaz dhe veçanarisht në shkollë të lartë,Sofo dha shumë,studjoi pa u lodhur për lëndën e tij të dashur,FIZIKËN.
Diploma shkelqyshëm i nxiti dëshirën të punoi në Universitet por i mungoi mbështetja dhe merr emërimin në Laçin indusrial.
Laçi në atë kohë u bë një Shqipëri e vogël i formuar nga familje nga të gjithë anët e Shqipërisë.
Nga numri i banorëve Laçi i kaloj shumë qytete.
Shkollat 8vjeçare dhe veçanarisht gjimnazi u bë qendër e madhe edukimi dhe mësimi.
Në këtë gjimnaz me emër, punoi dhe drejtoi shoku ynë i nderuar,profesori gjithë njohuri ,Sofokli Rrapi.

Drejtori i ri shumë shpejt fitoi,dashurinë e nxënësve,respektin e kolegëve dhe mirënjohjen e prindërve.
Sofo kudo nderohej sepse ai drejtonte duke dhënë shembullin personal,me forcat e tij dhe mësuesve te tjerë të fizikës e matematikës në gjimnaz ndërtohet një kabinet i përsosur që rralle shkollë në Shqipëri e kishte.
Drejtori dhe fizikan tani ishin bashkë në çdo hap në çdo moment.
Pa heq dorë nga kontrolli rigoroz në mësim dhënie ai ndërton stacioni sinoptik për Laçin dhe gjithë zonën për rreth.
Nxënësit e gjimnazit mbushen universitetet e Shqipërisë dhe rriten cilësinë e aktiviteve artistike dhe sportive.
Nxënësit e këtij gjimnazi kënduan në festivale, sportit shqiptar i dha futbollistë,trajnerë dhe qitës kampion.
Shkencëtari dhe mësuesi pasionant
bëri emër dhe mori vlerësime nga pushteti lokal deri tek Presidenti .
Në vitin 1986 Sofokli Rrapi pa heq dorë nga dashuria për shkollën dhe nxënësit ngarkohet të studjoj Sizmologjinë dhe fitoi eksperienca dhe përgëzime.
Për 10 vjet rrjesht ai dha shumë për shkencën dhe furnizon buletine shkencore më informacione që sot janë vlera për brezat që duan këtë shkencë.
Sofo Rrapi për punët që kreu u ndihmua nga bashkëshortja e tij me edukatë e kulturë Zana,dhe nga dy vajzat yje Alketa dhe Realda.
E kërkojnë gjyshin e tyre nipi dhe mbesa dhe drejtojnë sytë nga qielli të shohin gjyshin që se njohën.
Sofo shkoi para kohe në Parajsë vetëm 50 vjeç humbje e madhe për arsimin krutan,lacian dhe mbarë shqiptar.
Në qershorin e vitit 2027 Sofokli Rrapi ka ditëlindjen e 80 të ndaj sugjeroj që kjo figurë të nderohet nga pushteti lacian në këtë përvjetor i bën nder gjithë arsimit.
Sofo,homazh për jetën tënde, për punën që ke bërë dhe kurrë nuk do të harrojmë.








Comments