top of page

Berati i pazbuluar


Berati i pazbuluar .Nga SPASSE THANASI

Me ndërtesat e bukura

Berati shndrrit si një qytet skenik

Në majë është ngritur Kështjella

Imiton siluetën e kodrës !....


Përball njera – tjetrës

Dy lagjet emblemë “GORICA – MANGALEM”

Sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme

Me simfoni të largëta e legjenda të habitshme !


Me një nur të bukur

Qyteti i ndarë në dy pjesë nga lumi “Osum”

Duket një qytet mistik

Me peizazhe të paqta e harmoni të hijshme historish !...


Lagjet e “Goricës” përgjat lumit

Vështrojnë lagjet e vjetra të “Mangalemit”

Shtëpitë e mbivendosura mbi njera-tjetrën

Një ansambël më vete bukurish !...


I quajtur dikur “Qytet i bardhë”

Ai njihet më shpesh si “qyteti i një mbi një dritareve”

mbi 24 shekuj histori, art e kulturë

një “qytet i rrallë” që takon agimit të njerëzimit !...


Tejkohësia e qytetit të gurtë

Vetëdije e kohës me harmoni historike

Me stil elegant e të papërsëritshëm

Në shpirtë lirikën e gjallë të kohës së lashtë

Me vargje poetësh për vajzat si ëndrra !....


Me një kodër në pavdekësi

Bashkohet ndjenja e bukur mbi lule zambaku

Me dhimbjen plot shpresë të dashurisë

Në një qytet, që duket sikur i nëmur rri !....


Qyteti, sytë lanë në Osumin që ndrin

Merr krahë me Mangalemin, në “ Portën e Pashait”

Tomorri me Shpiragun, si një legjendë perball njeri-tjetrit

Në qytetin e lashtë, me emrin Berat !...


BUKURIA E MALLKUAR…

- Rozafa e shёmtuar nga motet ende qan !...

Me pamjen shekullore mbi qytet

ROZAFA ndrin mbi Bunё

Nё mjegullёn e lashtёsisё humbet thellё

Si njё bukuri qё kthehet nё mallkim…


Rozafa u kthye nё njё mit-murim

Tre vёllezёrit fatit i folёn urtёsisht

Bukuria u bё mallkim

gjer nё kodrёn e Valdomezit njё ndjenjё e hollё !...


Aty ndёrtuan njё kёshtjellё

Kalaja rrёnimin ushqeu qё nga lindja

Me rrёnim demoni mbi mure

Rozafa e shёmtuar nga motet ende qan !...


NËN PETALET E KËPUTURA TË HËNËS…


Të dy cuditshëm, njësoj të dy

U deshëm me ndjenja të trazuara

Shpirti mbeti në pritje si bredhat e vjetër në breg

Zemrat këndonin si violin kumbuese

Në mbrëmjet mistike me lule pëllumbash

Vështrimi i syve i palëvizshëm

Si heshtje apasionante !....


Para bukurisë si një det plot bukuri

Ëndërrova dhembshurin e lotit tënd kristal

Lirikë që më la në pritjen më të gjate

Nuk munda kurrë të qetësoj shpirtin

Në muzgun ekzotik ku të njoha ty !....


Njësoj të dy, cuditshëm ëndërruam

Me ndjenja të trazuara u deshëm si zjarr

Në një qytet plot dritë u fute në kujtimet e mia

Ti lule e bukur me arromë dashurie

Më fute thellë nëpër ëndrra !....

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page