Basketbollisti Klodian Muça ka nënshkruar një kontratë me Leicester Riders




Basketbollisti Klodian Muça ka nënshkruar një kontratë me Leicester Riders


Basketbollisti Klodian Muça (1.96cm/6’5 ”) është shqiptari i parë që ka nënshkruar një kontratë me Leicester Riders nga Britania e Madhe. Leicester Riders janë një ekip profesional britanik i basketbollit në Ligën Britanike të Basketbollit dhe në 2018 përfaqësuan basketbollin britanik duke luajtur në Kupën e Evropës FIBA.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Elite Basketball Agents nëprmjet agjentëve të saj. Agjentët e Elitës së Basketbollit (Elite Basketball Agents) është një agjenci me një portofol të plotë shërbimesh për basketbollistët, trajnerët dhe profesionistët e basketbollit.

Klodian Muça ka luajtur në Greqi me ekipin „Panathinaikos“ dhe me U19 të këtij e kipi. Ai gjithashtu ka luajtur dhe me „Esperos Lamias“ (Greqi B1).

Klodian Muça është nipi i teknikut të mirrënjohur gjeolog, dibran nga Ostreni i Vogël i Gollobordës, Naim Muça dhe djali i Shkëlzen Muçës, i diplomuar si ekonomist nga UB Tiranës. Të dy ndjehen krenarë për këtë arritje të familjes së tyre, po gjithashtu ndjehen krenarë dhe mjaft bashkëkombas të tij. Këtë ata e kanë shprehur në rrjetet sociale.



120 views0 comments

Shkrimet e fundit