top of page

Bashkim Saliasi: “Vdekja e artistit” me autor Miho Gjini

ree

PËRJETIME NGA LEXIMI VEPRËS “VDEKJA E ARTISTIT”, TË AUTORIT

MIHO GJINI

Këto ditë më ra në dorë libri “Vdekja e artistit” me autor Miho Gjini. Një librin me tregime dhe novela. Shkrimtari Miho Gjini vjen para lexuesit me një krijimtari që pasqyron aktualitetin e personazheve që zvarriten në internim, burgosen dhe i detyrojnë të bëjnë punë të vështira në gurore në malin e Dajtit, apo dhe në gërryerjen e lumenjve.

Ajo që më mbeti në mendje gjatë leximit të librit “Vdekja e artistit”, ishte se autori përshkruan realitetin dhe vuajtjet e tij dhe personazhet i jep me emra konkret. Fantasia e shkrimtarit Miho Gjini bënë që lexuesi të jetoj momente tepër prekse dhe të mendoj sikur i ka ndodhur dhe atij në kurrizin e vet.

Kur lexon librin të duket sikur jeton në ato vite dhe nëqoftëse nuk i ke vuajtur vet ke parë me sytë tënd si i ka vuajtur shoku yt, miku apo i afërmi tënd i farefisit.

Brezi ynë që jetuam në atë system rreth 50 vite jemi dëshmitar okular që sa herë kemi pritur prapa dyerve të zyrave për të kërkuar një të drejtë që na takonte sipas ligjeve në fuqi, por që deformoheshin dhe abuzoheshin nga njerzit meskin të veshur me pushtet dhe përfitonin nga posti që kishin zënë.

Nuk ma do mendja që të ketë njeri që të mos ankohet për ato vite që kushedi sa herë jemi dhunuar personalisht dhe moralisht. “Hijet e natës”, na ndiqnin në çdo hap të jetës. Edhe pse kanë kaluar vite dhe sot jetoj larg asaj treve nuk më shqitet nga mendja, kur gjitoni që jetonte me familje në pallatin tone dhe hynim e dilnim te njëri-tjetri sikur të ishim vëllezër më thotë një ditë pas një debate për një problem se:- “Ti ke thënë kështu e ashtu për mua etj”… U çudita…?!

Pasi debatuam gjatë, atij nuk iu durua dhe tha: - të kam dëgjuar vetë me veshët e mi posht dritares së guzhinës! U binda më në fund se komshia im ishte njëri nga “hijet e natës” që spiunonte për problemet e ndryshme që diskutoheshin në ato vite.

I dhash porosi timeshoqeje që gjatë bisedës të ishim të kujdesshëm në shtëpi, rrugë apo punë sepse mund ta pësonim nga këta njerëz zemërzinj.

Në atë fshat punova rreth 8 vite dhe pesë vitet e fundit çdo fundjavë gjeja poshtë derës letra anonime që synonin në prishjen e familjes. Me letrat e para u vumë në siklet, por më pas i dhamë karar që mos ti lexonim më ato fëlliqësira, por i digjnim në moment së bashku me timeshoqe…

Në libër del në pah karakteri intelektual i autorit, i cili përse i ka vuajtur vet dhe i njeh mirë personat që i shkaktuan vuajtje nuk denjon të hakmerret dhe nuk i urren, gjë e cila flet për një njeri me shpirt human dhe demokrat të vërtetë dhe jo si ai Ministri Kulturës, që dikur kryente detyrën e sigurimsit.

Ndoshta u impresonova kur mbarova së lexuari këtë libër me vlerë të autorit Miho Gjini, por nuk di si ta shpjegojë sepse mu dukë se njëri nga personazhet e kësaj vepre isha edhe unë. Shumë probleme që trajtohen në të janë të përbashkëta me vitet e jetës time të rinisë.

Vrasja e xhaxhait në luftën e dytë botrore dhe mos njohja dëshmor qe për familjen tonë një njollë “e murrme” që deri në vitet ’70 kur Partia lëshoi kushtrimin për tu rishikuar viktimat e luftës se ashtu ia donte interesi edhe pse u shpall Dëshor dhe eshtrat u vendosën në varrezat e Dëshmorve në qytetin e Çorrovodës debatet në fshat vazhduan rreth pesë vite për pretendimin e disa “hijeve të natës” që nuk donin që familja që kishte emër të mirë dhe të gëzonte reputacionin e viteve paraçlirimit. Sa qe gjall gjyshja nuk u trajtua si gjithë nënat e tjera,  që fëmijët u ranë dëshmor as me nderime dhe as me pension. Lotët e saj sa qe gjall çdo orë të ditës rridhnin çurk më tregonin motrat e mija.

Vitet ’70 -75 qenë për familjen tonë vite “lufte” për fitimin e të drejtës që i takonte familjes tonë. Pjestar i këtyre vuajtjeve isha edhe unë indirekt që hera herës sulmohesha nga njerëzit e veshur me pushtet sidomos gjatë kohës që isha student në Shkodër, por më tepër e vuajtën vëllezërit e mëdhenj. Sot jetoj me mendimin se në vitet ’70 u lirua disi lufta e klasave, por mua si të gjithë vëllezrit e motrat e mija nuk më çonte njeri në shkollë të mesme dhe as në shkollë të lartë…

Mesazhi që na jep shkrimtari Miho Gjini është shumë i qartë: -të mos harrohen ata intelektual që diktatura i persekutoi dhe i denigroi duke u shkatërruar edhe familjen. Si mund ta harrojmë luftën e klasave, mbylljen që na bëri sistemi për 50 vjet dhe ata që na vinin dhe na kontrollonin në punën tonë dhe pse ishin me me nivel shumë të ulët, por kishin kryer një shkollë Partie, kërkonin llogari duke mos qënë në brendësi të problemeve që kishte shkolla etj.

Duke lexuar librin më rrëshqitën lot se mu kujtua televizori që me shumë mundime arrita ta marrë në fshat ku jetoja pas tr evite pune. Vendi ku gjendej pallati ishte disi gropë dhe nuk e merrte mirë stacionin e Tiranës. Bleva disa metra kabll dhe e çova antenën afër zyrave të koperativës në krah të rrobaqepsisë ku gjendej një lis i vjetër. Pas disa ditësh më vjen për darkë sekretari Byrosë, mik i familjes, pasi bëri urimin më thotë:- “Si shumë largë e ke vendosur atë antenën e televizorit”!

-U skuqa dhe i them: - ja shikoje vet, ai me zor merr Tiranën dhe jo stacione të tjera për çfarë ju shkon mendja juve.

-Mirë, mirë më këshilloi, por mundohu të gjesh ndonjë pozicion tjetër në taracën e pallatit. Mesazh u kuptua?! Të nesrmen hoqa kabllin e vendosur në lis dhe me zor gjeta një pozicion në taracë ku edhe aty televizori merrte me xixa.

Në libr trajtohen mjaftë probleme të mprehta për personat që u burgosën, u torturuan dhe syrgjynosën derisa u shkatërruan edhe familjen e tyre. Libri “Vdekja e artistit” sikundër shkruan miku i tij Mihallaq Qilleri, i cili është dhe redaktor dhe autor librash, është një dramë e nxehtë njerëzore, sepse tani, ndonse i padënuar, madje i amnistuar, siç tallej shteti i athershëm, ai përsëri mbetet një njeri pa të drejta themelore e ca më tepër pak shpirtërore.

Tregime të bukura janë ato të vëllimit të tretë, ku autori ballafaqohet tani me një realitet të pasburgimit, me një realitet raskapitës, por edhe të mbushur me kujtime të trishtuara të kohës edhe ai është dikushi në shoqërinë e kohës.

Në tregimet e shkrimtarit Miho Gjini del qartë karakteri i tipave intigrues të njerëzve të konvertuar në demokratë, ish sigurimsat, të emëruar në poste kyçe në zyrat e qeverisë së re.

Me një penë të hollë autori përshkruan persekutimin që u bëhet grave dhe familjeve të persekutuara. Në tregimin “Absurdi” autori përshkruan me një penë të hollë gjithë vuajtjet dhe persekutimet që atij ju bënë kur guxoi të kritikonte realitetin shqiptar në ato vite.

…E mbulla gazetën po me atë trishtim. Tani nguroja të dilja në rrugë të madhe. Pas degëve të akaceve pashë vërtetë një farë brenge të vogël ku shkruhej shtrembër FOTOGRAF dhe u sula për atje. Fotografi, një burrë kaba, u zvogëlua sikur të ishte një prej llastiku kur më pa befasisht. U shtëmbërua dhe ra mbi banakun e ngusht me llahtar. Më duhet ta qetësoja menjëherë. I hapa gazetën katërsh dhe i thashë se kishta përfituar edhe unë nga amnistia, siç duhet ta dinte dhe ai si qytetar i lirë i botës së absurditetit. Në të njëjtën kohë i tregova fletën e lirimit nga burgu…

…Dera u hap dhe unë pashë fytyrën e tim biri të rritur e burrëruar sikundër nuk kisha për ta përfytyruar kurrë. Sepse gjithë ato vite të burgut e kishin ndaluar të më shihte dhe ta shihja.

Klithi…

Mesa duket i ngjava si ndonjë fantazëm e dalë nga varri.

U zbeh dhe u zmbraps…

Kjo klithëm e detyroj ish gruan time të thërriste se ç’po ndodhte dhe ndërkohë të mbante hapat edhe ajo përpara derës… E pashë sesi u zbeh edhe ajo, por ndryshe nga djali e mbajti vetem dhe më thirri si të isha një lypsar.

-Po ti, ç’kërkon këtu?

-Përse erdhe?! U drithërova…

-Kur ti rifitosh ato që thua atëherë trokit këtu! – qe përgjigja.

-Bëre shumë gabim që erdhe te dera jonë!

Qe nga netët më të tmershme që mund të kisha kaluar…

Absurditeti i amnistisë dhe i lirisë ishin shfaqur shkëlqyeshëm nën atë urë të ndyrë ku niveli ulët i shoqërisë urinonte, apo bënte seks të shpejt…

…Eja të të jap një kafe këtu afër, - tha duke picërruar sytë…këtu afër ku ti…

E kuptova nëntekstin. Fjala ishte për në Institutin e Lartë të Arteve ku unë dikur isha pedagog.

-Dëgjo, miku im, - shqiptoi ai duke rrufisur kafenë e nxehtë.

-Ia thashë presidentit të gjitha…

-Të gjitha, kupton?...

-Mos e zgjatë! Mblidh duart! Pikë. E drodhe bishtin prapë ta presim kokën e në të sëmës të vesh!...

Ishte e rrezikshme të grisje gazetat. Prandaj u hodha një sy rregjistrave të vjetër të Delisë dhe kur pashë se ato u takonin viteve më parë, i grisa ngeshëm, nisa të formojë herë ca topëza dhe herë ca kastravecë prej letre dhe pasi kisha zënë shumë vrima nga të çarat e barangës sime, thëllimi dhe kuja e erës ishin ulur ndiejshëm…

Isha amnistuar nga qeveria, siç thuhej, e, megjithëatë, këtë nuk e besonte askush. As ish-imeshoqe. Kisha trokitur në shtëpinë time natën kur amnistisht i falur nga shteti mbërrita në folen time. Trokita dhe i thashë emrin. Nuk ma hapi derën…

-Burgaxhi më tha një zë pangjyrë.

Pohova me kokë. Nuk mund të them as sot se nuk më bëri përshtypje…

-Hyp tha me tërsëllim.

Tregimi dytë “Vdekja e artistit”, është një nga tregimet më të bukura të veprës së shkrimtarit Miho Gjini.

-Zbulojeni, ju lutem, vetëm për një çast. Sa ta shoh për herë të fundit. Bëjeni për mua! - nisa të lutesha si fëmijë kur ndesha në murin e heshtjes njerëzore…

Kur po çaja udhë midis ati pylli shpirtrash pa shpirt ndesha me shpinën, pastaj në vështrimin përbuzës të aktorit, ish - studentit tim të mjerë, aq i ngrehosur tanimë sa servil ishte dikur, sa më ngjante sikur më thoshte.

-Nuk e kupton, o njeri i keq që tani ti nuk e ke vendin më midis nesh?...

Në tregimin “Gërrysit” më ka mbetur në mendje se sa posht mund të bjer njeriu i shkolluar dhe të paragjykohet nga një i pa shkollë i cili kur e shikon se ka të bëjë me një njeri të mirë i tregon qëllimin përse e kishin vënë pas tij që ta spiunonte dhe ta rrasnin prap në burg.

-Ai i kuadrit erdhi te unë bashkë me një civil…

-Pse i kuadrit është ushtarak? -bëra humor unë.

-E, ai, me atë kapele, e di ti… dhe më porositën që të mos të ndahesha kurrë e të mbaja shënim se çfarë do të thoshje dhe  unë pastaj… e kupton tinë. Më thanë se je njeri i rrezikshëm dhe se do të përmbysësh shtetin dhe partinë…ata çdo ditë presin që unë t’u them ndonjë gjë të re, sepse pastaj duan të të fusin përsëri në burg. E kupton tinë?

Në tregimin “Dashuri varrezash” shkrimtari ironizon fatin e njerëzve që regjimi i denigroi si njerëz. Metafora dhe sarkazma që përdor autori në tregimin “Persekutori” tregon se njeriu duhet ta karakterizojë një shtyllë dhe jo të jetë një lavire që hidhet nga fryn era. Dhe më buzqesh, o krimb i ndyrë i një epoke apokaliptike! Dhe guxon e më shikon me kreshëri mua, viktimën tënde, pa pasur frikë nga asnjë dënim! Mbahu, o njeri i mirë për mos u bërë kriminel si ky!...

Në të gjitha novelat Miho Gjini tregon vlera artistike të arrira në këtë gjini.

Në mendjen time kanë hedhur rrënjë të thella episode e novelës “Largimi” dhe më duket se skenën që përshkruan shkrimtari është e ngjajshme me kalvarin e mundimeve të mija për ato vite të para të përmbysjes së sistemit, që për të siguruar disa të ardhura për paisjet e domosdoshme të familjes u detyrova të emigroj në shtetin fqinj, greqi.

Në novelën “Ministri” ironia që përdor shkrimtari u shkon për shtat njerëzve “kameleon” të sigurimit që pas ardhjes së viteve të demokracisë u vunë përsëri në detyrat kyçe të qeverisjes së vendit.

Shume urime dhe suksese shkrimtarit Miho Gjini

Tiranë, më 30 shtator 2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page