top of page

Bashkim Saliasi: Përjetime pas leximit të romanit “Simboli humbur”

ree

ROMANI “SIMBOLI I HUMBUR” I SHKRIMTARIT DAN BRAWN

 

Në romanin “Simboli i humbur”, Dan Barwn i sjell njerëzimit sekretet e mistereve antike të fshehura, të cilat kanë pjellë shumë mite, midis tyre ka edhe trillime.

Të dhënat historike përmbajnë dëshmi të padiskutueshme, që Urtësia e fshehtë e ka përcjellë gjatë epokave, pasi kishte dalë, me sa dukej, nga shkollat e misterit të Egjyptit të Lashtë.

Kjo dije ishte mbajtur fshehurazi, e maskuar, dhe ishte shfaqur në Europën e Rilindjes, ku, sipas të dhënave të shumta, i qe besuar një grupi të zgjedhur shkencëtarësh brenda mureve të istucionit shkencor kryesor të Europës, Shoqatës Mbretërore të Londrës, e mbiquajtura në mënyrë enigmatike Kolegji i Padukshëm.

Ky “kolegj” i fshehtë u bë shpejtë një trust i trurit për mendjet më të ndritura të botës, ato të Isak Njutonit, Frensis Bekonit, Robert Bojlit, mandej dhe të Benxhamin Franklinit. Ata bashkëkohor si Anshtajn, Hoking, Bohr, dhe Celsiues.

Këto mëndje të mëdha kishin bërë hope të rëndësishme në njohjen njerëzore, përparime që, sipas disave, ishin rezultat i njohjes prej tyre të urtësisë antike të fshehura brenda Kolegjit të Padukshëm.

Zbulimi i letrave të fshehta të Isak Njutonit në vitin 1936 kishte çuditur botën, ngaqë kishin nxjerrë në shesh pasionin e tij të jashtëzakonshëm për studimin e alkimisë antike dhe të urtësisë mistike.

Letrat private të Isak Njutonit përfshinin dhe një letër në dorëshkrim për Robert Bojlin, ku e këshillonte të mbante “heshtje të plotë”, për dijen mistike që kishte mësuar. “Ajo nuk mund të kumtohet”, shkruante Njutoni, “pa një dëm të masës për botën”.

Feniksi dykrenor me numërin tridhjetë e tre është emblem e shkallës masone më të lartë. Origjina e kravatës zë fill te fascalia e mëndafshtë që mbanin oratorët romakë për të ngrohur kordat vokale.

Origjina e kravatës është nga ajo e një bande e pamëshirshme mercenarësh “kroatë”, që lidhnin shalle rreth qafës, përpara se të suleshin në një betejë.

Edhe sot e ksaj dite, kjo rrobë e lashtë beteje vishej nga luftëtarët modern të zyrave, që shpresonin t’i trembnin armiqtë e tyre në betejat e përditshme në sallat e koferencave.

Masonët janë njerëz të pasur të biznesit, emra politikanësh të fuqishëm, shkencëtarë e shkrimtar të shquar dhe antarë të familjeve mbretërore.

-Ndonjëherë, legjenda që nuk shkruhet për shekuj të tërë… e ka një arsye që mbijeton. Masoneria është një sistem parimesh morale, i fshehur në alegori dhe i ilustruar me simbole.

Masoneria i pati rrënjët te esnafët e muratorëve të Europës dhe prandaj është një organizat burrash. Disa mendojnë, se në vitin 1703 u themelua një degë e grave, e quajtur Ylli Lindor dhe ka më shumë se një milion antarë.

Perceptimet për masonët bashkëkohor të njerëzimit, janë nga më të ndryshmet, që nga një grup pleqsh të padëmshëm, të cilve u pëlqen të veshin rroba të çuditshme dhe deri tek ata që i quajnë ndërmjetësues të fuqishëm, që bëjnë pjesë në një komplot të fshehtë dhe që qeverisin botën.

Një ndryshim po vjen. Qëniet njerëzore gjenden në pragun e një epoke të re, kur do fillojnë t’i kthejnë sytë nga natyra dhe te mënyrat e vjetra…te idet në librat dhe tekstet e vjetra antike nga e gjithë bota.

Rendi i Ri Botror që filloj në 2013 solli ndrysghimet e parashikuara. Shkencëtarët dhe njerëzit e lexuar shkruajnë dhe argumentojnë, por jo të gjithë i kuptojnë ndryshimet që po ndodhin në planetin tonë.

E vërteta e fuqishme ka forcën e vet të rëndesës dhe, tek e fundit, i tërheq njerëzit sërish te vetja… do të vijë një ditë kur njerëzimi do fillojë të gjejë përgjigjet e pyetjeve të mëdha që e mundojnë ende.

Misteret antike kanë të bëjnë me një numër dijesh të fshehta, të grumbulluara shumë kohë më parë…Njerëzit e përndritur, që e zotronin atë dije, u betuan ta mbanin fshehur nga masat e gjera, pasi ajo konsiderohej tepër e fuqishme dhe e rrezikshme për fillestarët.

Piktura e Xhorxh Uashingtonit (Apoteoza e Uashingtonit) na e paraqet qartë atë të transformuar në Perëndi. Dija është pushtet dhe dija e duhur i jep mundësi njeriut të bëjë mrekulli, punë pothuajse hyjnore.

Masonët e hershën ishin mjeshtrit e gurit. Filozofia masone bazohet mbi ndershmërinë dhe integritetin. Masonët janë njerëzit më të besueshëm.

Bota duhet të rrijë siç është… e zhytur në padije dhe në errësirë.

Sa më pak të dish, aq më mirë është.

Dikur kisha dëgjuar se frika vepronte si një stimulus që mpreh aftësinë për të menduar. Gjuha mund të jetë shumë e aftë për të fshehur të vërtetën.

16

 3

 2

13

 5

10

11

  8

 9

  6

  7

12

 4

15

14

  1

 

Shënim: Ngado që ta mbledhësh numrat në katrorin magjik del numri 34.

Kuadrati Franklin i rendit tetë.

 

52

61

4

13

20

29

36

45

14

3

62

51

46

35

30

19

53

60

5

12

21

28

37

44

11

6

59

54

43

38

27

22

55

58

7

10

23

26

39

42

9

8

57

56

41

40

25

24

50

63

2

15

18

31

34

47

16

1

64

49

48

33

32

17

Shënim: Ngado që ti mbledhësh numrat horizontal dhe vertikal shuma del 260

 

Gjaku është i vetmi që ndan dritën nga errësira.

Piramida masone i ruan sekretet e saj prapa shumë vellove. Sa herë që heq një perde, përballesh me një tjetër. Ekzistojnë mistere të mëdha në këtë botë…

-Sekretet që tejkalojnë edhe fantazinë tënde më të shfrenuar.

Atje ka sekrete që e tejkalojnë arsyetimin njerëzor. Mëndjet e vogëla gjithmonë tremben nga mendjet e mëdha. “Ajo që është e pakuptueshme për ne, ekziston realisht. Prapa sekreteve të natyrës qëndron diçka e hollë, e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme….

Nderimi për këtë forcë përtej gjithçkaje është feja ime” Gandi

Sa më shumë të dimë, aq më të mëdha bëhen aftësitë tona për të mësuar dhe aq më shpejtë zgjerojmë bazën e njohurive tona.

Me qëllim që unë të krijojë, unë duhet të shkatërrojë.

Disa duhet të vdesin, që të tjerët të jetojnë.

Sytë e dobët i bëjnë veshët më të mprehtë.

Që në kohën e Mikelanxhelos i fshihnin plasaritjet në veprat e tyre duke i mbushur ato me dyll të nxehtë dhe duke e mbuluar pastaj dyllin me pluhur guri.

Fjala intelekt sygjeron pranin e mendimit.

Shkenca neotike sygjeron qartazi se mendimet kishin masë të papërcaktueshme, që nuk mund të ndalohet nga pengesat fizike…ajo lëviz në një shtrirje që ende nuk mund ta preceptojmë dot.

Abra Kadabra = unë krijojë teksa flas.

Ekzistojnë mistere në këtë botë, që ende nuk i kemi parë.

Ku është mendja, është dhe thesari.

Romani “Simboli humbur” i shkrimtarit Dan Brawn, është një nga librat më të mirë në serinë e botimeve në këto vite. Romani është shkruar mbi bazën e imagjinatës, ku autori guxon dhe i tregon njerëzimit, se Perëndia është brenda jush dhe ajo ju pret ju dhe jo, ju atë.

Parashikimet e Dan Brawnit për gjakun mbretëror dhe simbolet antike të fshehura tregojnë, se bota fsheh shumë mistere. Imagjinata e autorit i kalon kufijtë e mendimit njerëzor dhe parashikon, se çdo të ndodh në të ardhmen me shoqërin njerëzore.

                                                                      

                                                                                Tiranë/09/11/2025

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page