Bashkim SALIASI: PSIKOLOGJIA E ZHVILLIMIT TË FËMIJËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 4 hours ago
- 5 min read

Përgatiti Bashkim SALIASI
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës synon: -Të përshkruajë ndryshimet që ndodhin në hapsirën jetësore, të shpjegojë arsyet e zhvillimit në përputhje me rregullat, të krahasojë njerëzit me prejardhje të ndryshme, të parashikojë ndryshimet që mund të ndodhin, të lidhin zbulimet e psikologjisë së zhvillimit me zbulimet e fushave të tjera psikologjike dhe të influencojë te ndryshimet.
Procesi ndryshimeve që ndodhin gjatë gjithë hapsirës jetësore është shumë dimensional, ku përfshihen zhvillimi biologjik që ka të bëjë me sjelljen, zhvillimin fizik që ka të bëjë me ndryshimet që ndodhin në trupin e njeriut, zhvillimi kongnitiv që ka të bëjë me seritë e ndryshimeve që ndodhin në aktivitetin mendor-të menduarit, kujtesën, preceptimin, vëmendjen dhe gjuhën, zhvillimin social, që ka të bëjë me ndërveprimet e individit me individët e tjerë në mjedisin ku jeton, zhvillimi emocional, që ka të bëjë me ndjenjat dhe reagimet aktive të individit dhe zhvillimi i personalitetit, që ka të bëjë me veten dhe preceptimin e vetes, me sjelljen seksuale, me zhvillimin e roleve gjinore si dhe zhvillimin moral.
Për shpjegimin e zhvillimit të fushave që përshkruam më lartë, psikologjia e zhvillimit shfrytëzon zbulimet e shkencave të tjera si biologjia, fiziologjia, mjeksia, sociologjia, antropologji e tje.
Zhvillimi është tërësor, që do të thotë se ndryshimet nuk ndodhin kurrë të izoluara, por këto varen nga njëra-tjetra dhe gjithë zhvillimi është rezultat i këtij ndërveprimi. P.sh, zotërimi i gjuhës varet nga maturimi i kordave zanore, gojës, trurit (zhvillimi fizik), nga zhvillimi kognitiv (aftësia për të kuptuar se fjalët përfaqësojnë objekte që nuk janë prezente) dhe ndërveprimet me njerëzit e tjerë (zhvillimi social).
Zhvillimi është i vazhdueshëm dhe nuk ndodh vetëm në fëmijëri, por gjatë gjithë jetës. Zhvillimi është akumulativ, që do të thotë se zhvillimi bazohet në atë që ka ndodhur dhe në atë që është arritur më parë.
Eksperiencat e mëparshme ndikojnë në zhvillimin e mëvonshëm të një individi. Megjithatë ku zhvillim nuk është apsolut.
Zhvillimi shkon nga e thjeshta drejt një kompleksiteti më të madh. Në fillim foshnja bëhet fëmijë, më pas adoleshent. Fillimisht ai tenton të kap objektet me gjithë pëllëmbën e dorës, më pas, kur zhvillohen muskujt dhe nervat e dorës dhe gishtrinjëve, fëmija arrin të kap objektin me gjithë gishta.
Zhvillimi është i diferencuar. Kjo nënkupton se zhvillimi shkon drejtë diferencimit përherë në rritje, pra diferencohen elementet e eksperiencës dhe më pas fëmija është i aftë të bëjë dallimin midis perceptimeve, ndjenjave, mendimeve dhe veprimeve të tij. Zhvillimi është i organizuar, që nënkupton se shprehitë e ndryshme fillojnë të integrohen dhe foshnja organizon dhe kordinon veprimet, kurse të rriturit organizojnë dhe kontrollojnë detyra të ndryshme që lidhen me punën dhe jetën familjare.
Zhvillimi është relativ. Kjo nënkupton se ne edhe kur arrijmë një stad të caktuar të pjekurisë, përsëri vazhdojmë të ndryshojmë.
Ndikimet e zhvillimit janë reciproke. Kjo nënkupton se jo vetëm fëmija ndikohet nga ata që ka përrreth, por edhe ata që janë përrreth saj ndikohen nga fëmija.
Zhvillimi reflekton si vazhdimësi ashtu dhe si mosvazhdimësi. Disa studjues pranojnë se zhvillimi është një proces gradual dhe i vazhdueshëm, kurse disa të tjerë mendojnë se zhvillimi është një seri stadesh të dallueshme nga njëri-tjetri dhe si pasojë zhvillimi nuk është i vazhdueshëm. Kata studjues theksojnë rolin e trashëgimisë dhe maturimit në procesin e rritjes.
Zhvillimi reflekton si stabilitetin, ashtu edhe ndryshimin. Disa herë, ndodhi të jashtme me natyrë shumë traumatike, ndryshojnë në mënyrë rrënjësore jetën e një individi.
Zhvillimi ka disa herë, natyrë përsëritëse. Pra te individët gjatë jetës mund të përsëriten disa faza të përshtatjes së tij. Zhvillimi ndikohet si nga mjedisi ashtu edhe nga trashëgimia. Studjues të ndryshëm kanë mendime të ndryshme.
Disa mendojnë se trashëgimia është vedimtare, kurse të tjerë mendojnë se rolin parësor e luan mjedisi. Në të vërtetë, zhvillimi ndikohet si nga mjedisi dhe nga trashëgimia.
Qendra e kontrollit është si e brendshme, ashtu edhe e jashtme. Ne kontrollohemi nga ndodhi edhe nga njerëz ndaj të cilëve kemi pak kontroll, por shumica prej nesh është në gjendje që të ushtrojë një farë kontrolli mbi zhvillimin tonë. Që një individ të quhet i maturuar duhet të ketë kontroll veten dhe të mbajë përgjegjësi për veten e tij dhe nuk mund të fajësojë të tjerët për zhvillimin e tij.
Zhvillimi është variabël dhe kjo do të thotë se jo të gjitha dimensionet e personalitetit zhvillohen në të njëjtën nivel dhe ritëm.
Zhvillimi është një proces kompleks, pra një produkt i proceseve të ndryshme të rritjes, maturimit dhe të mësuarit. Të mësuarit përfshin ndryshimet që janë rezultat i eksperiencave. Ato janë të ndryshme: biologjike, ushqimet, aksidentet e natyrës fizike, ilaçet dhe sociale si: shkolla, familja, komuniteti, moshatarët, media etj. Zhvillimi përfshin si rritjen dhe pleqërinë.
Zhvillimi është kontekstual, që nënkupton se zhvillimi ndikohet dhe nuk mund të kuptohet jashtë kontekseve që ai ndodh. Ajo që ndodh në shtëpi, ndikon në atë çka ndodh në shkollë dhe anasjelltas. Zhvillimi social i individit kuptohet më mirë kur merren në konsideratë influencat që vijnë nga disa mjedise dhe kur ato shihen të lidhura me njëri-tjetrin.
Të gjithë elementet e lidhur me mjedisin dhe vlerat kanë efekte të ndryshme mbi fëmijët dhe ato ndërveprojnë dhe nuk qëndrojnë të izoluara.
P.sh., prindi i fëmijës humbet punën (ekosistemi) dhe familja lëviz në një vend tjetër, ku fëmija ndeshet me një shkollë tjetër (ndryshime në mikro dhe makrosistemet).
Rritja është një procesi kompleks, pra është produkt i proceseve të ndryshme të rritjes, maturimit dhe të mësuarit.
Rritja përfshin ndryshimet sasiore, kurse maturimi përfshin ndryshimet që janë të varura nga mjedisi dhe që përcaktohen nga përbërja gjenetike e individit. P.sh., të mësuarit për të ecur. Të mësuarit përfshin ndryshimet që janë rezultat i eksperimenteve, biologjike, të ushqyerit, etj.
Zhvillimi është kontekstual, që do të thotë se zhvillimi nuk mund të kuptohet jashtë mjedisit, ku përfshihen shkolla, familja etj. Zhvillimi kontekstual përfshin mikrosistemin, mesosistemin dhe makrosistemin në të cilën personi merr pjesë. P.sh., një fëmijë që vjen nga familje me marrëdhënie të ngrohta, mund të priret të ketë rezultate të mira në mësime.
Ajo çka ndodh në shtëpi, ndikon në atë çka do të ndodh në shkollë dhe anasjelltas.
Zhvillimi social i individit kuptohet më mirë kur merret në konsideratë influencat që vijnë nga disa mjedise dhe kur shihen të lidhura me njëri-tjetrin.
Makrosistemi është modeli i një shoqërie për zhvillimin e individit që përfshijnë idologjinë, vlerat, qëndrimet, ligjet dhe zakonet e një shoqërie të veçantë.
I pari që studio psikologjinë e fëmijëve ka qënë psikologu amerikan Granvil Stanlei Hall. Sukses ishte formulimi i testit të inteligjencës nga Alfred Binet dhe Theodor Simon, në Francë, në vitin 1915.
Në vitin 1926, Luis Terman e përshtati për ta përdorur në Amerikë, kurse në Europë Zhan Piazhe studio zhvillimin kongitiv të fëmijëve. Zhan Uatson, themeluesi i bihejviorizmit në Amerikë shkroj psikologjinë e fëmijve…
Tiranë 08/02/2026









Comments