top of page

Bashkim Saliasi: KODI DAVINÇIT ME AUTOR DAN BROWN

ree

 

Përjetime pas leximit të romanit “Kodi Davinçit”

 

Libri i dytë i shkrimtarit amerikan Dan Drown, Kodi Davinçit, një kryevepër e letërsisë botrore të shekullit tonë. Autori guxon dhe i sjell njerëzimit të vërtetën mbi evolucionin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore pa iu dridhur qerpiku.

Autori përshkruan insinuate, që të krijojnë bindjen, se vërtetë evolucioni i zhvillimit të botës së njeriut është një mister, që ende ka enigma që mendja e njeriut nuk mund t’i shpjegojë.

Por nga ana tjetër autori i romanit i shpjegon njerëzimit, se të gjitha shkrimet që i përkasin kishës dhe xhamisë janë të shkruara nga dhe sajuara nga njeriu. Ai për qëllimet e veta shfrytëzon të gjitha misteret që zbulon për të joshur turmat, të cilat bëhen të besueshme ndaj këtyre zbulimeve dhe mbrojnë me fanatizëm doktrina të caktuara për të ruajtur pushtetin e individit siç ishte rasti i Konstadinit, i cili parashikojë se njerëzimi kërkonte një formë të re qeverisje.

Mjeshtëria e Konstadinit për të fshehur të vërtetën është një virtyt që atij ia dha një frymë e shenjtë e mbinatyrshme. Në fund të fundit përse mos të jemi koshient, se Zoti caktoi Konstadinin të shpallte hyjni Jezuesin dhe të fshinte trungun e tij nga kundërshtarët që e ekzekutuan.

Familjet Mbretërore të Davidit dhe të Salmonit lanë pasardhësin e tyre dhe i treguan asaj pjese se vërtetë Jezusi qe një njeri që eci në tokë, bëri të mira dhe në fund u kryqëzua nga kundërshtarët e tij.

Ata që besojnë vërtetë në frymën e shenjtë krijuan Graalin dhe fshehën dekumentat që flasin për trungun e Jezuit. Jezusi ishte i martuar me Maria Magdalenën dhe la pasardhës një vajzë.

Ai ishte pasardhës i Mbretërve David dhe Salmon dhe kishte të drejtë të vendoste fronin e Judenjëve.

“Bibla nuk ka ardhur me faks nga qielli”.

Bible është prodhim i njerëzimit, zonjushë e dashur, jo e zotit.

Bibla nuk ka rënë me magji nga qielli. E ka krijuar njeriu si përkujtesë historike të kohëve të turbullta dhe ka pësuar përkthime, shtesa dhe rishikime të panumrta.

Nuk ka patur kurrë në histori një variant të librit.

-Dakort. -Jezu Krishti është një figurë historike me një ndikim të madh, mbase lideri enigmatik dhe me shumë idhtarë që ka parë bota…

-Kush i zgjodhi ungjijtë që duheshin parë? – pyeti Sofia…

-Kjo është ironia kryesore e krishtërimit! Bibla, ashtu si e njohim ne sot, është përmbledhur nga perandori romak pagan, konstadini i madh. Ai ishte kryepriftti i kultit të Diellit.

Ai ka qenë pagan dhe është pagëzuar në orën e vdekjes, kur nuk kishte fuqi të kundërshtonte. Në kohën e Konstadinit feja zyrtare romake ishte kulti Diellit dhe Ai ishte kryeprifti i tij. Por, për fat të keq aso kohe Romën po e trondiste një trazirë fetare. Tre shekuj pas kryqëzimit të Jezu Krishtit, ndjeksit e tij u shtuan jasht mase.

Të krishterët dhe paganët kishin nisur të grindeshin midis tyre dhe konflikti po merrte përmasa të atilla, që rrezikonin ta ndanin Romën në dysh. Atëherë Konstadini mendoi të merrte masa.

Në vitin 325 vendosi të unjisonte Romën nën një fe të vetme; nën krishtërim.

-Konstadini ishte shumë i zoti në hesape. Duke parë se krishtërimi po merrte përpjetë, ai s’bëri gjë tjetër veç se u bë me atë që dukej sheshit se do fitonte.

Edhe sot e kësaj dite historianët habiten me ç’zotësi ai i ktheu në të krishterë paganët që adhuronin Diellin.

Duke shkrirë me traditën kristiane, që ishte ende në fillimet e veta, simbolet, datat dhe ritet pagane, ai krijoj një llojë feje hibride, që pranohet nga të dyja anët.

… Konstadini, gjatë shkrirjes së besimeve ndieu nevojën të përforconte traditën e re të krishterë, prandaj organizoi një mbledhje ekumenike, që njihet si koncili i Nikeas.

- Të qenurit Bir i Zotit, për Jezu Krishtin, është propozuar dhe votuar në koncilin e Nikeas. Pra hyjnia e Jezuit është rezultat i një votimi.

Në këtë mbledhje është caktuar dhe data e Pashkëve, roli i ipeshkijeve, dhënia e skaramendeve, vetkuptohet, hyjnia e Jezuit. Përcaktimi i hyjnisë së Jezuit nga Konstadini qe një hap vendimtar për bashkimin e mëvonshëm të Perandorisë Romake me pushtetin e ri që kishte selin në Vatikan.

Konstadini porositi dhe financoi një Bibël të Re që nuk përfshinte ungjijtë, ku flitej për tiparet njerëzore të Krishtit dhe që zbukuronte ungjijtë që ngrinin lart anët hyjnore të tij.

Ungjijtë e vjetër u ndaluan, sekuestruan dhe u dogjën. Ata që zgjidhnin historinë origjinale të Krishtit, qenë heretikët e parë të botës. Vatikani për t’i qëndruar besnik traditës së tij të çinformimit, është përpjekur t’a pengojë përhapjen e këtyre teksteve.

Metafora e tregimit të historisë së Krishtërimit nga ana e autorit të krijojë ndiesinë se shumë fenomene që njeriu i ndesh në jetën e përditshme nuk arrin ti kuptojë se edhe bota vetë është e mistershme dhe fsheh sekrete që njerëzit rrall i njohin.

Këta janë të dërguarit e Zotit, pra barinjtë që drejtojnë tufat e njerëzve.

Brawn është një ndër shkrimtarët më inteligjent  që e ndërton romanin e tij teje imagjinatës. Personazhi kryesor i romanit Zhak Soieri që e mbanin si një nga ikonografin më të madh në botë të hyjneshës, kishte mbi 20 vjet mbikqyrës i muzeut të Levurit në Paris.

Aringarosa, president i shoqatës Opus Deit në Amerikë, gëzonte mbshtetjen e plotë dhe bekimin e Vatikanit.

- “Padija lind mosmësimin”.

-Leonardoja ishte një natyrë më vete, që shpeshherë kënaqej kur kafshonte dorën që e ushqente. Silasi njeri i rekrutuar nga shoqata e Opius Deit dhe pikërisht nga Aringaroza, i cili e strehon dhe e stërvit për ta përdorur për qëllimet e veta.

Unë jam Manuel Aringarosa, i prezantohet të burgosurit që i dhuron një bibël të vjetër dhe e rekomandon që të lexoj Aktet 16. Vargjet flisnin për një të burgosur që e quanin Silas, që dergjej lakuriq tër dhimbje nga të rrahurat në birucë dhe i këndonte himne Zotit. Kur mbriti në vargun 26 fantazma mbeti me gojë hapur nga habia.

… Përnjëherësh ra një tërmet aq i fortë, sa u shkundën edhe themelet e burgut; pastaj u hapën të gjitha portat. Ai ia nguli sytë mjeshtrit. Ai i buzqeshi tërë ngrohtësi. Që sot e tutje, or mik, në rast se nuk ke një emër tjetër, do të thërras Salas. Një tjetër personazh është Remia (mësuesi) dhe ky i rekrutuar nga organizata Opius Deit që kishte aritur të sigurojë informacion për katër pjestarët më të lartë të vllazërisë. Njeriu që beson, meriton respektin më të lartë.

Shkrimtari Dan Brawn nëpërmjet metaforës që përdor ndërton një botë magjepse dhe trillat që ai krijon të japin ndiesin se bota që na rrethon fsheh shumë mistere.

Figura e Profesorit të Havardit, Langadonit historian dhe njohës shumë i mirë i simbologjisë autori me të drejtë Langadonin e vendos në qendër të romanit dhe loja që ai bënë tregon veçoritë e njeriut të arsimuar dhe njohës i kulturave botrore. Simbolizimin në art jo shumëkush arrin ta kuptojë se ç’domethënie ka.

…Edhe pse zanafilla e fi-së ështe e çuditshme, tipari më i çuditshëm ishte roli që lunate si gur themelor në natyrë. Bimë, kafshë dhe njerëzit kishin masa që respektonin saktësishtë raportin midis fi-së dhe numrit një.

Fi-ja =1, 618. Roli që luan në natyrë numri fi, e përcakton atë si guri themelor për bimët dhe kafshët. Psh përpjestimi midis femrave dhe meshkujve në një zgjua bletësh. Femrat janë më të shumta në numër se mushkujt.

Po të merret numri i femrave dhe të përpjestohet me numrin e meshkujve do të përfitohet gjithnjë i njëjti numër. Numri Fi.

Natilusi, një butak cephalopod, që, për të lundruar, pompon gaz në dhomzat e guaskës së saj. Farat e lulediellit rriten në mënyrë spirale të anasjelltë. Raporti midis një rotacioni dhe një tjetri është numri Fi, pra 1,618 me 1.

Kur njerëzia e lashtë zbuluan Fi-në, ishin të bindur se kishin gjetur një nga gurët e përdorur nga Zoti për të ndërtuar botën dhe e nderuan thellësisht natyrën për këtë veçori të saj.

Ritet pagane popujt i kremtojnë dhe në ditët tona, psh ajo e 1 Majit; festa e Pranverës, toka gjallërohet për të na dhënë frutat e veta. Njeriu nuk bënë gjë tjetër, por luan sipas rregullave të natyrës.

Pra, Ylli me pesë cepa është shprehje e përsosur e përpjestimit hyjnor, symbol i bukurisë dhe përsosmërisë, që lidhet me hyjneshën dhe me femroren. Jeta ka shumë të fshehta dhe këto s’ka se si të mësohen të gjitha njëherësh.

Shumë kohë më parë se të caktohej Grenuiçi si meridian 0, gjatësia gjeografike zero e botës kalonte nëpër Paris dhe nëpër kishën e Sent-Sylpisit. Vija prej tunç që përshkon kishën, ishte një shenjë e meridianit zero e, edhe pse Grenuiçi në vitin 1888 ia hoqi Parisit nderin.

Vija origjinale e Trndafilit duket ende dhe sot e kësaj dite. Autori romanit Mashtrim i Madh zotëron shumë dije në shumë fusha dhe lexuesit i jep mundësi që të krijojë një imazh mbi zhvillimin e fenomeneve të natyrës dhe botën në lëvizje dhe ndryshim të vazhdueshëm.

Gjyshit dhe mbesat ia falin gjithmonë gabimet njëri-tjetrit.

Parësia e Sionit përbëhej nga njerëz me rëndësi të kulturës botërore; personazhe si Borttcelli, Newton, Viktor Hygo, Leonardo da Vinçi, i cili ka qënë në krye të Parësisë midis viteve 1510 deri në vitin1519 si mjeshtër i madh i shoqatës, të cilët përkrahnin PAGANIZMIN ME HYJNITË FEMËRORE NË KUNDËRSHTIM NDAJ KISHËS.

Kohët e fundit bëri pjesë dhe artisti i madh parizian Jean Cocteau. Në portretin e Mono Lizës është shkruajtur mesazh; “E zeza pisë është gënjeshtra e njeriut”.

Tradita e Parësisë, kulti që ushqente ajo për Hyjneshën, mbshtetet mbi bindjen se disa njerëz shumë të fuqishëm në fillimet e Kishës së Krishterë e kanë gënjyer botën duke përhapur gënjeshtra që zhvlerësonin gruan në të mirë të mashkullit.

Parësia beson se Konstadini dhe pasardhësit e tij meshkuj e kanë kthyer botën  nga paganizmi matriakal në krishtërimin patriakal duke organizuar një fushatë propogande që nxiste “femnoren e shenjtë”, duke resitur njëherë e përgjithmonë Hyjneshën nga femra modern.

Sonieri kishte theksuar dashurinë që ndiente për anën e zymtë dhe ironike te Leonardo da Vinçi. Parësia e Sionit ekzistonte vetëm për të ruajtur një të fshehtë me një pushtet të pamatës.

U krijua në Jeruzalem në vitin 1099 nga një mbret francezë, i quajtur Godfrua i Bulionit, një të fshehtë të rëndësishme që familja e tij, thuajse e kishte ruajtur që nga kohët e Krishtit.

Parësisë së Sionit iu ngarkua detyra që të mbronte nga njëri brez në tjetrin dekumentat e fshehta që kishte marrë vesh se ato ishin varrosur në faltoren e Herodit, e cila ishte ndërtuar mbi mbeturinat e lashta të tempullit të Salmonit.

Dokumentat janë nxjerr nga rrënojat nga tempelarët të përbërë nga nëntë kalorës, që u quajtë “Urdhëri i Kalorsëve të Varfër të Krishtit dhe të faltores së Salmonit”.

Shumë mendje të ndritura gjatë historisë kishin shpikur zgjidhje kriptografike për të mbrojtur të dhënat.

Jul Çezari kishte sajuar një mënyrë shkrimi që quhej shifrari çezarian.

Meri, mbretëresha e Skocisë, kishte krijuar një kod zëvendësimi, të cilin e përdorte për të nisur nga burgu mesazhe të fshehta etj. Amerikani nuk heq dorë nga dredhia. Më jep, të jap. Greali i shenjtë është një grua.

Ikona që njihet si “kama” < paraqet agresivitet dhe burrëri. Ky symbol i falusit përdoret edhe sot në uniformat ushtarake për të treguar gradën. Kurse simboli femëror është e kundërta dhe quhet “kupa” >.

Kupa paraqet barkun e femrës, simbolin e pjellorisë. Greali paraqet Hyjneshën. Daraka e fundit u thotë të gjithëve me zë të lartë se Jezui dhe Maria Magdalena ishin burrë e grua.

Krishti nuk ngarkoi Pjetrin të themelonte kishën, por Maria Magdalenën e cila rridhte nga një familje mbretërore. Ungjilli i Marisë na thotë se Jezui ishte nga fisi i Davidit, një pasardhës i mbretit Salmon, mbret i judenjve.

Jezui u martua me vajzën e Beniaminit dhe në këtë mënyrë ai shkrinte dy trashgimni femënore, duke krijuar një bashkim të fuqishëm politik.

Tërndafili ka qënë gjithmonë symbol i seksualitetit femëror.

Në kultet primitive të Hyjneshës, pesë petalet paraqesin pesë etapat e jetës së femrës; lindjen, zakonet, amësinë, menopauzën dhe vdekjen. Maria Magdalena ishte shtatëzanë në kohën kur u kryqëzua Krishti.

Për të mbrojtur fëmijën u largua nga toka e Shenjtë i ndihmuar nga Jozefi i Armateas, ungji besnik i Jezuit. Maria Magdalena mbrriti fshehurazi në Francë që në atë kohë quhej Gali, ku gjeti strehë në bashkësin hebreike.

Vajza që lindi u quajtë Sara. Në shekullin e V-të, u martua me mbretërit e Francës duke krijuar dinastin e Morvingve, të cilët themeluan Parisin. Mbreti Degobert u vra nga Vatikani, por i biri Sigisberti, i shpëtoi sulmit dhe vijoj dinastinë, në të cilën bëri pjesë Gedefroi de Bouilloni, themeluesi i Parisë së Sionit.

Ajo ka për detyrë të mbrojë dekumentat e Singrealit, të mbrojë varrin e Maria Magdalenës dhe të përkrah dhe të mbrojë pasardhësit e Krishtit, ata pak trashgimtar të Morvingve që kanë mbijetuar deri më sot. Përvoja më ka mësuar se njerëzit janë gati të bëjnë më shumë e më tepër për të hequr qafe njeriun të cilit i druhen, se sa për të shtënë në dorë atë që duan.

Ne tani kemi hyrë në Epokën e Ujorit, bartësit të ujit, ideali i të cilit na mëson se njeriu është i aftë të mësojë të vërtetën dhe të mendojë për hesap të vetë. Detyra e Kishës është që të zhduk dokumentat që vërtetojnë mashtrimin e madh.

…”Trashgimnia jonë më e lashtë dhe vet fizologjia jonë na thotë, se të bërit seks është një gjë e natyrshme, rruga më e parapëlqyer për të plotësuar shpirtërisht, por feja modern e dënon si një akt të turpshëm dhe na mëson t’i druhemi dëshirës sonë seksuale sikur të ishte dhuratë e djallit”.

Metaforat janë një mjet që i vjen në ndihmë mendjes sonë për tëshpjeguar të pashpjegueshmen. Konceptin modern të shërbimit bankare kanë shpikur tempelarët dhe kemi të bëjmë me pararendësin e bangomatit.

Kisha ka përvojë dymijëvjeçare për të ushtruar trusni mbi ata që kërcënojnë t’i nxjerrin në shesh gënjeshtrat e tyre. Qysh nga koha e Konstandinit, Kisha ia ka dalë vazhdimishtë ta fsheh të vërtetën rreth Maria Magdalenës dhe Jezuit.

Të gjitha përputhen.

Historia përsëritet; Kisha ka vrarë dhe më përpara, kur ishte puna që ti mbyllej goja Sangrealit. A duhet ta lejojmë Kishën t’i përforcojë tërë jetën gënjeshtrat e saj në librat tanë të historisë?

Kur ka një pyetje dhe nuk ka një përgjigje të saktë dhe të përshtatshme, ka vetëm një llojë përgjigje. Zona e përhimtë midis fjalëve “po” dhe “jo”. Heshtja.

I verbëri sheh atë që dëshiron të shohë.

Mendoj se romani i shkruar nga autori Dan Drawn, është një roman që flet për një inteligjencë që zotron hartusi i tij.

 

Tiranë, më 16/10/2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page