Bashkim Saliasi: BIJA E MONTEZUMËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 56 minutes ago
- 4 min read

PËRJETIME NGA LEXIMI VEPRËS SË AUTORIT HENRI RAIDER HAGGARD
BIJA E MONTEZUMËS
Pas shumë vitesh më ra në dorë romani “Bija e Montezumës” e shkrimtarit Henri Raider Haggard. Ishte muaji gush i viti 2008. Kohë pushimesh dhe për të mbushur kohën gjatë verës lexova një sër librash të autorve të huaj dhe vendas.
Disa mbresa që më mbetën në mendje gjatë leximit të kësaj vepre ku shprehen aventurat e personazhit Tomas Vingfild po i sjell për ju lexues të apasionuar të letërsisë. Aventurat që përshkruan autori në këtë vepër janë aqsa të imagjinueshme dhe aktualitete që shpesh njerëzve të veçantë u takon për rrisk që ti vuajnë këto aventura dhe të ndjejnë bukurinë e jetës.
Ngjarjet që përshkruan autori nw romanin “Bija e Mantezumës”, që në faqet e para të këtij libri të tërheqin si me magji dhe nuk të lejojnë ta lëshosh nga dora derisa ti dalësh në fund të leximit të veprës.
Në roman “Bija e Mantezumës” zë fill që në vitin 1500, ku përshkruhen ngjarje tragjike, ku feja luante rolin kryesor në qeverisjen e vendit. Ligji “Inkuizacionit” vepronte me gjithë fuqinë e tij dhe therte njerëzit sikur të ishin kafshë.
Në faqet e këtij romani autori shkruan: - “Të gjitha ato që unë kam parë dhe jetuar, dëshmojnë për një të vërtetë të pamohushme. Nga e keqja nuk vjen asnjë gjë e mirë, e keqja pjell vetëm të këqija, në fund të fundit bien mbi kokën e atij që i bënë, qoftë – si njeri i vetëm apo një popull i tërë”.

-Pushtimi i Meksikës u bë nga princi Spanjës, më (1485-1547). Erando Kortes u bë një nga më të pasurit e Spanjës. Në roman nëna e Tomasit paraqitet si një ikon për të cilën u sakrifikua babai i Tomasit, dhe Tomasi vet.
Autori nëpërmjet përshkrimit të tipeve dhe karakterit që na përshkruan personazhet na jep mesazhin, se njeriu nuk duhet të jetoj me ndjenjën e hakmarrjes.
“Kam bërë ç’është e mundur që të mposhtja këto vese, por, si i thonë fjalës, sado që të përpiqesh, hosteni nuk futet në thes, për këtë më ka rstisur të bindem disa herë.”.
Në roman Henri na përshkruan Sër Bozardin një njeri që përfaqëson shtresën e lartë dhe pse Tomasi dhe Xhefri ishin vëllezër dhe të dy e donin Lilin ndjenja e pasurisë ua errësonte sytë.
Sër Bozardi nuk ishte dakort që t’ia jepte Lilin Tomasit, sepse trashgimtari pasurisë ishte Xhefri. Vërasja e nënës së Tomasit dhe lirimi i Spanjollit (Huan de Garsia) nga Tomasi e rëndon shumë atë dhe talljet e babait bënë që Tomasi të betohet dhe të niset për në Spanjë për të marrë hakun e nënës së tij.
Fati e ndihmon Tomasin të bëhet i pasur dhe merr vesh për poshtërsitë që bënte Garsia me murgeshën Isabela de Siguensa, e cila muroset dhe i bindet ligjit të inkuizacionit. Atë ditë Tomasi merr vesh se Garsia është nisur për në Indi.
Ndjenja e hakmarrjes dhe gjaku i të jëmës e shtynë Tomasin ta shesi gjithë pasurinë dhe pjesën tjetër ta dërgojë në Angli, familjes së Lilit. Anija mbytet gjatë rrugës dhe personi që shpëton pas vuajtjeve të shumta është Garsia, i cili merret me tregëtin e skllevrve.
Të dy e njohin njëri-tjetrin dhe Garsia e Torturon Tomasin dhe e trajton njëlloj si skllevërit e tjerë. Prekja e zezakve nga sëmundja e lisë bënë që të gjithë të vdesin këtu dhe Tomasi gjen rastin dhe arratiset dhe fati e ndihmon për të shpëtuar nga peshkaqenët, ku në ndihm i vjen voza me peta.
Figurat letrare që përdor autori na bindin për fatin që Zoti i ka caktuar këtij njeriu, i cili shpëton nga lia dhe peshkaqenët dhe tani mund të bëhet preja e krokodilve, por njeriu është qenia më e zgjuar në gjithë rruzullin tokësor sepse e mban shpresa, ajo vdes e fundit.
Për të mbijetuar Tomasi rrëmben peshkun dhe e përtyp atë të gjall. Në momentin që ai mendon për vdekjen bie në dorën e peshkatarëve indigjen të cilët e quajnë teul. Në qytetin ku Tomasi mjekohet dhe sillet në vete, ai njihet me Marinën.
Kjo kishte pretendime për pushtet dhe më vonë bashkohet me pushtuesin dhe bëhet gruaja e Kortesit. Tomasi njihet me Kautemokun dhe bëhen shokë sepse gjatë rrugës e shpëton nga puma. Në oborrin e Mantezumës, Tomasi sheh me syt e tij sesi i sakrifikonin njerëzit duke i bërë kurban Perëndive.
Gjatë drekës që shtrohet për Tomasin, ai ulet afër vajzës së Montezumës, Otomit. Ajo e dashuron ku e sheh dhe ruan dashuri të fshehtë, por pas kalimit të peripecive dhe shpëtimit të Tomasit, i cili nuk u bë kurban ajo arrinë të martohet me të.
Spanjollët sulmojnë Meksikën dhe Kortesi me ndihmën e Marinës, që bëhet gruaja e tij dhe duke bashkëpunuar edhe me vendasit arrin të bëj masakra të mëdha banorve të Montezumës. Në fund i biri e vret Montezumën dhe qyteti bie në duartë e Spanjollve.
Ai arrin të arratiset së bashku me Otomin dhe shkojnë në qytetin e pishave, aty ai bëhet udhëheqësi i popullit dhe i stërvit ata për tu mbrojtur nga Kortezi. Dy tre herë ndeshet me Garsian dhe nuk arrinë të marrë hakun e të jëmës.
Punon në qytetin e Pishave për 14 vjet dhe i lindin tre fëmijë. Dy fëmijë i vdesin, kurse ai që mbijetoi i bëhet krah në luftë. Sulmi i fundit që bënë Kortezi mbi qytetin e Pishave pas një rezistence të gjatë bie në duartë e tij.
Kortezi më në fund arrin ti fal jetën Tomasit, Otomit dhe djalit.
Djalin ia vret Garsia dhe gruaja pi helmin dhe vdes, kur merr vesh se Tomasi nuk e kishte vrar Garsian, por e ka hedhur në krater. Më në fund pasi humbi gruan, fëmijët dhe mori hakun kthehet në vendlindje, ku merr vesh se vëllai dhe babai kishin vdekur dhe Lili nuk u martua, por kishte mbajtur betimin që i kishte bërë.
Tiranë, më 20.08.2025









Comments