top of page

BASHKESHORTE NE JETE DHE NE KENGE




Ideal Serjani

Kur takon artiste, interpretues, kengetare,por sidomos ata te kenges dhe valles labce, e ke shume kollaj te llafosesh, por kur nisesh t'i hedhesh ne leter perjetimet dhe "xengat" e leberve, i ke shume te veshtira t'i pershkruash. Se ja, sapo zbres ne Qafe te Mehmete me del perpara motra ime Xhemile dhe vellai im Hasan. Hasani me nje "domethene" te shkurter dhe duke me perqafuar, duke e kthyer doren si gjysemesakate ma thote me nje humor te tipit golemas ( se eshte nip i Goleme) edhe nje here: "Mireseerdhe domethene!Futemi brenda! Nje ambient teper i shokuar dhe entuziast! Vetem gazetaret dine te dalin dhe te hyjne ne keto situata me artiste popullore ne pergjithesi, por edhe me disa tipa "manjake" dhe zevzeke" qe te bindin se u "shkon e tyre domosdo".

Ne gazetaret jami te detyruar te durojme, te degjojme, te ngacmojme pak, por te mos lendojme shume. Por para se te hyj ne Qafe te Mehmete, kam hyre ne Qafe te Shen Thanasit dhe kam mbetur ne Ixuar. Nje toponim interesant; ne rrethin e Sarandes ka dy qendra fshati me emrin Ixuar, ai i Borshit dhe ai i Fterres, te dyja keto fshatra dikur kane bere pjese ne Kurveleshin e Poshtem.

Ne Ixuar ka uje te ftohte te rrjedhshem. Kur degjojme oshetimen e lehte, te embel, shurdhmemece,melodioze, monotone, magjepsese te burimeve te Ixorit te Borshit, por sidomos te Fterres, thua se kane zbritur magjistricat, Najadat e Driadat, Oret e maleve, Perendia e vertete. Kam nje dashuri te mallengjyer per vendlindjen e memes, gjysma e atdheut tim.


E ndjej te nevojshme t'i shpreh per vete keto ndjenja, megjithese shkruaj per valltaret e mi. E po dreqi ta marre, mire-keq, e thashe. Mere si ta marresh! Koka e falur nuk pritet. Por nuk dal dot nga magjistricat, pa me dale Teno Lona perpara me Durro Hizmon ( te birin e Fikos, domethene), te cilet u bene per mua si Beatricja qe shoqeron Danten per ne Parajse. Pas nje shakaje te kripur, domethene, qe ma nxorri mallin e kukurecit, ikim nga Ixori dhe shkojme ne Qafe te Mehmete, tek Hasani dhe Xhemilja. Xhemilja manjake, merakleshe, qe nga deshira qe ka per te nderuar mikun, nxitohet dhe thyhen apo derdh ndonje filxhan apo gote,kurse Hasani atje tek e ngul nuk e shkul, tere naten plot ne fillim, plot ne fund, pa luajtur. Nje fshat qe ka shume qafa, ka shume trima, ka shume kenge, ka shume histori. Hasan e Xhemile Mehmeti, per nga kenga,per nga jeta bashkeshortore ngjane si vella e moter. Nuk do te futemi thelle ne repertorin e kengeve te Hasanit e Tenos ( edhe kengetare dhe rapsode),por do te japim te plote nje kenge portret te Teno Lones per kengetaret bashkeshorte:

Rapsodi foli dhe shkroi,

Kenget me goje me pene,

Cili bukur m'i kendoi,

Kenget e mia ne Fterre?

Hasani me zen' e tija,

Ben bibilin te pushoje,

Dhe Ana nga bukuria,

I thote henes te qendroje.

Cili s'e njohu Hasane,

Qe nga dasma gjer ne skene,

Here me kenge e here me vaje.

O bash i kenges ne Fterre!

Taipi me ate valle,

"Gju me gju" me Taro Gjone,

Xhemilja vallen e grave, Per shtate qejfe c'e hodhe!

Kur Tenua thote kete kenge, tingujt e saj perzihen me gurgullimen e embel te rrufitjes se kafese dhe rakise, bashke me margaritaret qe kane keta, si dhe Ana Kofina, Taip Lona etj.

Po ku te le Servet Dauti pa t'i "kolisur" nja dy a tre, ky Tartar Zeke i Fterres, apo Shaqo Mite, apo Isuf Avrec, apo Xheladin Shkurt etj. Po nejse, Serveti meriton nje shkrim tjeter te vacnte.

Hasani qe ne vogeli, ishte shume i apasionuar pas muzikes popullore si dhe pas instrumenteve, sidomos klarinetes. Hasani ishte i pari qe qysh ne moshen 25 vjec gdhendi (prodhoi) prej druri nje lloj klarinete sipas pentagramit te tij, i bazuar ne nje lloj " borie" (sic i thone leberit) qe behet me lekure mani ose lofate ne stinen e pranveres kur fillon lengezimi i pemeve dhe lekura e tyre del kollaj nga kercelli. Keto jane fillimet e ketij artisti te ardhshem, i cili nuk donte vetem te kendonte, por edhe te interpretonte. Por "fatkeqesisht" kenga popullore dominoi, pushtoi dhe e beri "rob" per gjithe jeten! Per te gjitha keto vlera, per Hasanin nuk u shkruan, te pakten asnje fjale e mire se, kish biografi te "keqe", domethene kish patur dajon ne burg, Hyso Kenacin nga Golemi i Gjirokastres.

Nga babi, Hasani trashegoi zanatin e muratorit. Veli Mehmeti qe nje njeri i urte, punetor e dajllar, bashke me te shoqen Zuron, ka ndikuar edhe xhaxhai, Azizi, njeri i degjuar, trim dhe i "gjezdisur" ne France, Itali, Greqi, duke i njohur keto gjuhe. Dinte dhe pak turqisht. Po keshtu edhe Xhemilja, e shoqja, qe rrjedh nga nje dere e shkelqyer e Fterres, e bija e Dautit dhe mbesa e Shemedin Dhulit, nje nga te rrallet klerike, te kompletuar me njohuri shkencore dhe fetare ne Shqiperine e Jugut. Teksti i kenges se mesiperme eshte perpunuar dhe interpretuar nga rapsodi dhe kengetari i talentuar i lumit te Vlores dhe Vranishtit, zoti Muhamet Tartari, i cili i vuri titullin kenges "bashi i kenges fterjote"(domethene!). Biseda ndizet e fuqishme. Me ne fund jemi gati per "t'ia hequr" ose per "t'ia shkulur" njehere sic i thone leberit,por kete e lame per ne darke,me nge. E perseri Xhemija, e derdhi qe e "derdhi" filxhanin e kafese, qe i beri Servetit. Hasani si Hasani, thote me qesendi: "Portje shofsh, ashtu portje shofsh, domethene!" Kercet nje kserogaz me shkallezim ngjites e zbrites. Ngrihemi. Majtas na percjell burimi i famshem i Ngurrezes dhe shkembi monumetal mbi te dhe djathtas na pret ujet e Ixorit te famshem. Pernjehere me kujtohen vargjet e Naimit te madh:

" O ujet e bekuar/nga qielli na ke buruar/ Zoti i madh te ka derguar/ qe te çelç

zemren tene...!" Ne cast ndodhemi ne Ixuar dhe Profit Zani na thote: "E c'u bete,a!"

Duke biseduar m'u kujtua nje histori e Callos (Nastradinit te Fterres) ne nje bisede me Kadri Hazbiun, ku ndermjet te tjerash plaku hokatar dhe finok i thote ish ministrit famemadh se e kam njohur babane tend dhe kam luajtur kumar ne "perzevol" te Neimit(Zanit)!!! Ministri u pre, se per nje titullar dhe anetar te Byrose Politike, ne ate kohe ishte e rende. Mirepo,ndersa kryeministri mbeti si sheprak,Callua i hipi gomarit dhe vate rehat ne shtepi, sipas salltaneteve te perditshme. Ha, ha, ha- bente Callua rruges duke pertypur cigaren, se kurre se ndizte, por e hante pak e pak, i beri! Hasani dhe Xhemilja, Taipi, Ana, Profiti,Durua e te tjere qe degjua diqne gazit. E, po dreqi ta haje, o Hasan e o Teno, si s'bete nje kenge per Callon? Vallahi, e meriton- thote Serveti. Do ta bej vete! Ikim nga keta njerez me art, zemer,kenge e shpirt te madh kombetar. Me siguri do me shajne qe ia vonova shkrimin, por me pare te me pyesin! Bashkeshorte ne jete, bashkeshorte ne kenge. Pjesemarres ne te gjitha festivalet folklorike kombetare, zonale dhe ne shkalle rrethi. Mos u pushofte zeri dhe u ndritte kenga dhe vallja! I mbylla keto shenime, por Durua s'me le rehat! Mos e permend shume here fjalen "domethene" se do behesh si xha Dauti! Le te behem i them, nipi i tij jam!

76 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page