Barometri diplomatik
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 1, 2022
- 4 min read

Prof.Dr.Mehdi HYSENI “Kombi kosovar”, vepër penale antikushtetuese dhe antikombëtare *** Adem Jashari dhe UÇK-ja nuk luftuan për formimin e “kombit kosvar”, por për formimin e SHTETIT TË PAVARUR DHE SOVRAN TË KOSOVËS. Ndaj, kush i përdhos dhe mohon këto vlera sublime të shenjta kombëtare shqiptare, ai është trdhtar dhe armik me dëmkë i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike. *** Meqenëse asnjë ligj, asnjë dekretligj, si dhe, as Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e njohin “kombin kosovar” e as “gjuhën kosovare”. Ndaj, ky falsifikat diletant antikushtetues dhe antikombëtar, nuk mund të quhet ndryshe veçse vepër e rëndë penale., duke qenë se propagandon zhbërjen e kombit shqiptar në Kosovë, si dhe provokon luftë vllavrasëse mes shqiptarëve. *** Sami Frashëri : “Një komb që nuk ka gjuhën e tij, ai nuk është komb. -Etërit tanë ruajtën gjuhën, e gjuha ruajti kombin shqiptar… Gjuha është e para shenjë e të shquarit të kombeve” (Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë? “Dija”, Prishtinë,2013,f. 22,29,30, 31). Ndërkaq, ata që kanë “zbuluar” të ashtuqujturin “komb kosovar” “pa origjinë, pa histori, pa gjuhë, pa kulturë, pa tradita, pa të njëjtin fat historik, pa zakone, pa qytetërim, pa të njëjtit stërgjyshër dhe gjyshër, pa të njëjtat mite, pa të njëjtat simbole tradicionale etnike, përkatësisht kombëtare të përbashkëta..., etj.”., le të debatojnë me Gykatën Kushtetuese të Kosovës ose me Gjykatën Penale të Kosovës, duke qenë se në mënyrë flagrante kanë shkelur Kushtetën në fuqi të Republikës së Kosovës(15.06.2008), e cila as de fakto e as de jure nuk njeh kurrfarë “kombi kosovar” dhe, as kurrfarë “gjuhe kosovare”, le të jenë objekt gjykimi të GJykatës Kushtetuese ose të asaj Penale, sepse, kurrsesi autori i tyre të bindet se në Kosovë nuk ka kurrfarë “kombi kosvar” dhe kurrfarë “kosovarishteje”. Për këtë arsye, mevojotet që njëra nga gjykatat e theksuara, të nxjerrë verdiktin e formës së prerë, që të vërë në dijeni opinion e gjerë publik “ka apo nuk ka komb kosovar” në Kosovë. Ndryshe, propagnaduesit e “kombit kosovar” , do t’i bezdisin-indoktrinojnë, helmojnë edhe më tej nxënësit, sudentët-rininë dhe popullin me përrallat e tyre për “kombin kosovar” dhe për “kosovarishten”. Nëse ndonjëra nga gjykatat e theksuara, nuk miraton atkvendimin e formës së prerë në favorin e “kombit kosovar”, atëherë “farkëtarët” e tij, janë të detyruar, që të pezullojnë aktivitetin e tyre subversiv propagandistik për shkatërrimin e shtetit të Kosovës, të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar. Të respektohet dhe të zbatohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës Meqë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, as de fakto e as de jure nuk ka legalizuar kurrëfarë “kombi kosovar”, të imagjinuar politik dhe artificial të autorit Nexhmedin Spahiu, të publikuar në këto dy libra: (1)”Drejt kombit kosovar”, Mitrovicë, 2004 (133 faqe) dhe (2) “Foshnjëria e kombit kosovar”, Prishtinë, 2014 (108 faqe), atëherë këto dy libra, duhet të shqyrtohen nga Gjykata Penale e Kosovës, sepse janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, duke qenë se propagandojnë krijimin e një kombi të ri, të emërtuar si “komb kosovar”, që nënkupton zhbërjen e kombit shqiptar në Kosovë (mbi 90 për qind), si dhe zhbërjen e shtetit të ri të Kosovës. Kjo strategji e shkatërrimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, si dhe të kombit shqiptar, më së shumëti i përgjigjet Serbisë së Slobodan Milosheviqit, përkatësisht regjimit të eksponentëve të tij, Aleksandër Vuçiq, Aleksandër Vulin, Ivicia Daçiq dhe KOS-it, që të rikthejë sovranitetin kolonial në Kosovë. Kushtetuta nuk njeh kurrfarë “kombi kosovar” ! Pra, derisa Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk njeh kurrfarë “kombi kosovar”, atëherë, ata që me librat-paçavure, si dhe me deklaratat dhe me intervistat e tyre kontaminuese propagandistike antishqiptare në mediat e shkruara dhe vizive, duhet të nxirren para Gjykatës Penale të Kosovës, që ta jusitifikojnë progamin e tyre antikomb dhe antishtet shqiptar), sepse kanë bërë vepër të rëndë penale, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së pavrur dhe sovrane të Kosovës 2008), ku sipas Nenit 1 (Përkufizimi i Shtetit), thuhet : “1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm…” (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 qershor 2008). Pra, nëse në Kosovë sundon shteti i së drejtës, të gjithë ata, që në format më bizarre antikushtetuese, antlligjore, antikombëtare dhe anticivilizuese, me procedurëtë shkurtër, do të duhej të nxirreshin para ligjit, që të marrin përgjigjen e miratuar për një vepër të tillë penale, që rrezikon përmbysjen e sistemit demokratik parlamentar dhe paqësor. Këtë dukuri antikombëtare dhe antishtetërore, që ka për synimin asimilimin e kombit shqiptar mbi 90 për qind në Kosovë, duhhet parandaluar me të gjitha mjetet juridike ligjore dhe kushtetuese, sa më parë të jetë e mundur. Duke qenë se eliata akademike dhe politike qe dy dekada po hesht, duke shikuar panele televizive për “kombin kosovar” dhe për “gjuhën kosovarishte” të Nexhmedin Spahiut. Kësaj “ përralle globaliste moderne”, aferim do i thshte vetëm Slobodan Milosheviqi, i cili në saje të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, në vend të kombit shqiptar, në Kosovë deshi të “instalonte” një komb të ri serbo-sllav multietnik. Fundja, vetëm në ndonjë rast kataklizme të kombit shqiptar në Kosovë, do të mund të dekretohej ndonjë “komb i ri politik” nga invaduesit e huaj ! Ndryshe, jo ! Këtë e synojnë “vizionarët” e “kombit kosovar”, pavarësisht se kush janë “ndërsyesit” dhe “padronët” e tyre. –Ky është një rrezik i madh dhe me pasoja të paparashikuara, mbase do të prodhojë konflikt të përgjakshëm armiqësor mes shqiptarëve me flamuj të ndryshëm-Flamurin Kombëtar Shqiptar të Skënderbeut dhe me flamurin e “kombit kosovar”, të imagjinuar politik dhe artificial të Nexhmedin Sahiut.
תגובות