Albin Kurti është ofertë racionale dhe paqësore për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë !
*** Është gënjeshtër dhe shpifje ordinere politiko-propagandistike e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se gjoja kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është terrorist”.
Përkundrazi, Albin Kurti së bashku me UÇK-në kanë luftuar kundër Serbisë terroriste dhe gjenocidaale të Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999). Ky ishte motivi, pse paramilitarët dhe policët terroristë serbë, që kishin pushtuar Kosovën, e kidnapuan dhe, në pranga, duke e torturuar e shpurën në burgun e Pozharevcit në Serbi. Kjo paradigmë konkrete provon se Albin Kurti ishte viktimë e terrorizmit shtetëror dhe gjenocidal serb të Slobodan Milosheviqit, përkatësisht të presidentit të sotëm të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili, duke ndërruar tezat (mbase vet ishte në anën e terrorit dhe të terrorizmit serb, herë me Sheshelin, e herë me Milosheviqin), pa asnjë fakt dhe, pa asnjë argument, Albin Kurtin (kryeministër të Kosovës) e akuzon si “terrorist” !?
-Ja, kjo flodkulë propagandistike amorale, sheshit është përpjekje e mjerë e presidentit Aleksandër Vuçiq që të fshehë terrorin, terrorizmin dhe gjenocidin shtetëror serb në Kosovë (1989-1999).
* * *
Prandaj, fashistë çetnikë serbë, që patën hyrë nëpër shtëpia , banesa, kopshte fëmijësh, ara, fusha, livadhe, male, shkolla, fakultete, fabrika, spitale…, etj., dhe ia patën vënë kyçin ndërtesës së qeverisë dhe kuvendit autonom të Kosovës (1989), të gjithë ishin terroristë dhe piromanë, që Kosovës ia vunë flakën dhe zjarrin vetëm për t’i shfarosur shqiptarët nga trojet e tyre etnike, vetëm pse ishin shqiptarë dhe, pse me arsye kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre kolektive kombëtare e shtetërore, ashtu sikurse që i kishin dhe, edhe sot i knnë popujt e tjerë të Ballkanit.
Të gjithë këta de fakto dhe de jure janë fajtorë potencialë dhe përgjegjës për terrorizmin individual dhe terrorizmin e orgnaizuar shtetëror, për agresionin dhe gjenocdin e Serbisë në Kosovë, ku brenda dhjetë vitesh (1989-1999) vranë dhe masakruan mbi “11.800” shqiptarë të të gjitha moshave (foshnja, fëmijë, djemë, vazja, gra, burra dhe pleq); i zhdukën mbi 2647” shqiptarë, të cilët sot evidencohen si të “pagjetur”; përdhunuan mbi “22.000” gra shqiptare, si dhe dëbuan me dhunë dhe me terror jashtë Kosovës mbi “1 milion” shqiptarë; vodhën, plaçkitën dhe dogjën pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të shqiptarëve anembanë Kosovës, ashtu sikurse vepruan në Kroaci dhe në Bosnjë.
Të gjitha këto akte ataviste dhe barbarike i di BE-ja, i di OKB-ja etj., por për çudi, Serbia policore, paramilitare, militare dhe gjenocidale deri tani nuk është ndëshkuar për gjenocidin e saj kolonial dhe neokolonial në Kosovë (1989-1999), si dhe në Bosnjë e në Kroaci.
Ky amnisitim absurd dhe, plotësisht në kundërshtim me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare, bëri që Serbia e Vuçiqit, e Daçiqit, e Bërnabiqit, e Nikoliqit, e Koshtunicës, e Çoviqit, e Vulinit…etj., të mos ndryshojë kursin strategjik dhe objektivat prioritare të politikës militariste hegjemoniste dhe neokolonialiste të regjimit paraprak serb me Slobodan Milosheviqin në krye (1989-1999), ku në vend të kërkimfaljes për gjenocidin e kryer në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë, si dhe të detyrimit ligjor të dëmshpërblimit të reparacioneve të luftës për plaçkitjen dhe për shkatërrimin e pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme në Kosovë, në Kroaci, dhe në Bosnjë, tani ka ngre kokën dhe po u “turret” shqiptarëve dhe kryeministrit Albin Kurtit, duke i quajtur hiq më pak se “terroristë”?!
Ky cilësim racist, terrotist, nacionalfashist dhe nazifashist i shqiptarëve nga ana e serbomëdhenjve të regjimit promiloheviqian të Vuçiqit dhe të Daçiqit, në asnjë kuptim nuk është i qëndrueshëm e as i justifikueshëm as de fakto e as de jure, duke qenë se Amerika, NATO-ja , OKB-ja dhe BE-ja (22 anëtare tësaj) e kanë mbështetur UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë dhe liridashëse në mbrojtjen e popullit shqiptar nga agresioni pushtues dhe gjenocidal i Serbisë terroriste dhe ekspansioniste ndaj territoreve autoktone shqiptare.
Sa më sipër, sikur Shqipëria të kishte pasur qeveri të mirëfilltë, presidentin serb Aleksandër Vuçiq nuk do ta ftonte në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimore në Tiranë, më 6 dhjetor 2022, duke qenë se, edhe Aleksandër Vuçiq, ashtu sikurse kryekrimineli fashist serb Slobodan Milosheviq, e quajti “terrorist” kryeministrin Albin Kurti, duke “harruar” se vet është terrorist, fashist dhe agresor, i cili së bashku me “baballarët” e tij: Slobodan Milosheviq dhe Vojislav Sheshel…etj., e dogjën Kosovën dhe masakruan mbi “11.800” shqiptarë, siç theksuam më sipër! Këta janë terroristë dhe fashistë, sepse kryen krimet të gjenocidit për të ripushtuar Kosovën, dhe për t’i shfarosur shqiptarët nga shtëpitë dhe nga tokat e tyre iliro-shqiptare.
Mirëpo, një tragjedi e tillë nuk mund të mbyllet me një kompromis të keq dhe të padrejtë politik në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2022), duke mos i përmendur masakrat dhe krimet e gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës dhe ndaj dy milionë e gjysmë shqiptarëve.
Comments