top of page

BARDHESI ROMANE


Bedri Alimehmeti

PRITJE


Litarët e shiut

më në fund u ndalën.

Në Monte Mario

bulëzat kristalore nëpër gjelbërimin halor

të pishave u shuan.

Ombrella shumë ngjyrëshe

s'ka më trotuarëve të lagur.

Tram, Bus-circolari, Trenino, Metro...

tutti subito va via.

Roma e gjitha po mban frymën,

pret një mysafire të rallë,

mysafire të bardhë.

Domani neve a Roma.

--------


BARDHESI ROMANE


Si një kuvertë kristalore gjigande

bora shtrirë mbi Romën e lashtë.

Bardhësi e saj së pari preku

kurorat e pishave në Monte Mario,

vello të argjendt u la mbi gjelbërim.

Në Kolose

aren'e përgjakur u gjend

nën ëmbëlsin e butë të bardhësis së saj.

Në "Fontana di Trevi" u shfaq

imazhi i përqafimit të pambarimtë

Mastrogniani-Ekberg në "Dolce Vita"

ajzberg i puthjes së përjetshme.

C'è adrinalina nell'aria!

Bardhësi mbi Panteon,

në "Porta maggiore",

në "Piazza Navona" e "Piazza di Spagna".

Në via "Edmondo de Amici"

bardhësi e ngrohtë në "Cuore"

për shkruesin e vogël fiorentin.

Në via "Sergio Leone"

bardhësi mbi

pistoletat e gringo-ve, që kacafyten

vetëm "Per un pugno di dollari'.

Bardhësi mbi qilimin e blertë në "Olimpico".

Bardhësi mbi antenat e RAI-it,

që si fluturza bore,

na përcollën ndër vite

magjin e zërave të Celentanos, Minës, Vilës, Morandit, Milvës, Ivës, Orietës.....

Bardhësi mbi Majk Bongiornon, Baudon, Korradon, Rafaelën, Kostancon, Marian...

Bardhësi mbi Anna Magnianin, Alberto Sordit, Rossellinin, Felinin, De Sican, Viscontin.

Bardhësi mbi Danten, Virgjilin...

Mbi Manzonin, Pirandellon, Moravian...

Bardhësi...Bardhësi...

A Roma si muore d'amore.


Roma 26 shkurt 2018


----------



MUNGESA


Jam i sigurt që sot do të vish,

Këtë e di ndaj po të pres i qetë.

Te bar'i preferuar ku vazhdimisht

Vije e qeshur me hapin e lehtë,


Gati fluturoje për të më përqafuar

Ndaj në krah të merrja si lauresh.

Shpirt pse kaq shumë ke nxituar?

"Që sa më pak mungesën ta ndjesh"


9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page