B O D I N A


B O D I N A

Tregim


Nga Përparim HYSI


Parabol

Në verën e vitit 1967, PETREF ZOLA,qe ushtar. Reparti në verë qe në punime xhenjere:në hapje dhe zgjerim të tuneleve ekzistuese për të strehuar jo vetëm topat luftarakë,por deri dhe diagaçë që duheshin për t'i mbartur dhe,siç ishte koha, për t'i fshehur nga armiku që rrinte në përgjim. Instruktori specialist porosiste ushtarët minatorë: ruhuni nga birat e vjetra në tunel se,sado të vjetra këto bira, mund të kenë dinamit dhe tek ndeshin me pistoletën,jo vetëm japin shpërthim,por rrezikojnë dhe jetën. Porosiste instruktori,por ushtarët minatorë kërkonin rrugë të lehta. Pikërisht atje futën pistoletat e tyre dhe, ndërkaq, u ndje një shpërthim. Shkëmbi ku punohej u kthye në një tymnajë të llahtarshme dhe dy fatkeqët mend humbën jetën: për pak do liroheshin pas trivjet shërbimi të detyrueshëm. Ata mbetën invalidë: njëri humbi të dy sytë dhe tjetri mbeti me një dorë.

Kjo ngjarje ju kujtua PETREF ZOLËS se,për çudi, sado që nuk punoi si minator,edhe ai e pësoi nga një"birë e vjetër". E tjetër lloji kjo"bira e vjetër&