top of page

Avokatja, finaliste...


Avokatja, finaliste e Gjeniut të Madh


Nga Sakip Cami


Si çdo njeri që e ka një ëndër në sirtar, edhe Evelina Shabani apo Eva, siç e thërrasin të gjithë miqtë dhe të afërmit, që në fëmijëri kishte ëndër që të bëhej këngëtare, një artiste që të këndonte këngët e bukura dibrane sikurse këngëtaret e mirënjohura Lirie Rasha dhe Vera Laçi, këngët e të cilave i mbante në buzë dhe i këndonte ku të mundej.

Por studimet Evelina i kreu për drejtësi dhe dëshira për tu bërë avokate e mposhti përkohësisht dashurinë për kangën.

Evelina është e bija e Rushan Shabanit nga fshati Tërbaç i Dibrës dhe e Nurie Shabanit Markja nga fshati fqinj Viçisht i Poshtëm, një lagje buzë Drinit të Zi, të cilën as kloni i kufirit nuk e kufizoi.


Rushani punoi në Minierën e Kromit në Bulqizë, ndërsa Nurija në Ndërmarrjen e Furnizimit të punëtorëve (NFP) e qytetit. Në këtë qytet të vogël minator ata jetuan dhe rritën fëmijët e tyre, djalin, Ilirin, sot ish ushtarak në emigracion dhe vajzën Evelinën që u bë avokate penaliste në Tiranë.

Evelina, pas disa vitesh karriere si avokate emigroi në ShBA. Larg atdheut iu shtua akoma më shumë dëshira për të kënduar dhe për ta bërë kangën dashuri dhe profesion të saj.

Udhëtoi nga Amerika e largët për në Tiranë, për të konkuruar te “Gjeniu i Madh” organizuar nga Televizioni Kombëtar “Vizion Plus” dhe kompania “Promotor”.

Për dymbëdhjetë netë me rradhë, pas vlerësimeve të një jurie profesioniste, çdo të enjte në mbrëmje, Evelina arrin në finale duke krijuar figurën e saj artistike, veçanërisht si interpretuese e kangës popullore të trevës së Dibrës, nga e cila vinte.

Sipas skenarit, në natën e dhjetë ra në sy bashkëpunimi me Mjeshtren e Madhe, këngëtaren dibrane Vera Laçi, një duet që la mbresa dhe u duartrokit gjatë.

Kanga “Moj fushë e Korabit”, “Çu çu Rrushja”, “Dola në penxhere”, “Xhamadani kuq si gjaku etj tanimë kanë hyrë në repertorin e këngëtares Evelina Shabani, e cila do ta zgjerojë më tej këtë reporter. Tanimë kanga nuk është ëndërr në sirtar për Evelinën. Suksese Evelina!

106 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page