
FRAGMENT NGA ROMANI HUMORISTIK AVENTURAT E MAJMUNIT HIRKO
Këtu ta themi e, këtu ta lemë… Iriqit të vocërr I dukej vetja gështenjë. Po, po. Si ato typthat Lart në pemë tërë gjëmba! Shikonte e vriste mendjen; Pse vallë mua, më ka flakur poshtë në tokë mëma?! Gështenja qeshi sa qeshi, Pastaj e kapi Gjembon për veshi Edhe i thotë: - Dëgjo, Iriq Në botë ka të mirë, Po, ka dhe të liq… Të liq që bëjnë, si u thotë koka!... Sulen në pemë Edhe këputin, kur të duan kokrra… Për këtë unë Frutin tim për ta mbrojtur, Si ti me gjemba atë e vesh… E, kush e prek Ka për t’u gjakosur. Pastaj në vjeshtë Vetë, si çdo gështenjë E çaj lëvozhgën Dhe, mbush plot kokrra të ëmbla dhenë. - E mora vesh, Moj mike, - tha Iriqi, - Iriqët dhe gështenjat Qenkan trima prej një fisi! SKËNDER DEMOLLI
Vasil Klironomi: Fabula kjo ëndërr e rreme, fut në kokën e kafshës mendjen njerëzore, të përdorë fjalë me domethënie të tërthorta. Nëpërmjet krijuesve, u falë kushërinjve tanë parandjenjën për qëllime didaktike. Mendoj se Skënder Demolli në këtë roman AVENTURAT E MAJMUNIT HIRKO na afron sikur të jemifëmijë e tij,për tu njohur më nga afër fëmijët e Ezopit.
Urime të përzemërta.