top of page

AVDUSH CANAJ: S`ËSHTË ËNDËRR E PARË

  • Jan 22, 2025
  • 1 min read

Updated: Jan 23, 2025



 

S`është ëndërr e parë,

as e dytë,

Çamërisë ia putha sytë,

ia kreha flokët si motrushës.

 

U çmalla

duke ia shëruar dhimbjet.

 

Në Toplicë

piva ujë t`bilurit

te pusi i gurit.

 

Një fletë arre

për gjyshin këputa

e një tufë borzilok vere.

 

Oxhakët krejt

ende qëndronin drejt!

 

Në qerpikë qiparisash

zogjtë s`e kishin harruar këngën.

 

Një hingëllimë kali

dëgjova te Molla

dhe zërin e luleve:

Malli s`na lë të çelim!

 

Te ky gurdheu,

ishte Skënderbeu.

Deri këtu është Atdheu.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page