Aty ku gjithnjë ka zemër Atdheu
- 6 hours ago
- 2 min read

Tek “Imperial Restaurant”; NW6 4LJ - Birchington Road
Data: 12 Prill
Ora: 19:00
Special i kësaj nate të veçantë do të jetë Ylli Baka
Ka net që nuk janë thjesht kalendar… janë kthim. Kthim te rrënjët, te kujtimet që mbajnë aromën e bukës së shtëpisë, te zërat që thërrasin emrin tonë me dashuri, te këngët që na bashkojnë si një trup i vetëm, kudo që të jemi. Pashkët ortodokse janë pikërisht kjo: një dritë që nuk njeh kufij, një ngrohtësi që i mbledh njerëzit rreth së njëjtës zemër, Atdheut. Në zemër të Londrës, larg dhe njëkohësisht aq pranë Shqipërisë, ne gjejmë njëri-tjetrin për të ndarë më shumë se një festë. Ne ndajmë mallin, kujtimin dhe gëzimin e të qenit bashkë. Sepse aty ku ka këngë shqipe, aty ku hidhen valle dhe buzëqeshjet ndizen si qirinj në errësirë, aty jeton Atdheu, jo si një vend në hartë, por si një ndjenjë që rreh brenda nesh.

Ejani të festojmë së bashku Pashkët, me zemrën plot dhe shpirtin të hapur, në një mbrëmje që premton emocione të bukura dhe momente të paharrueshme, tek Imperial Restaurant. Ky ambient i ri, i kuruar me një shije moderne dhe një ndjeshmëri të rrallë estetike, të jep ndjesinë e një Shqipërie muzeale, ku tradita dhe bashkëkohorja takohen natyrshëm. Në çdo detaj të tij ndjen një histori, në çdo kënd një kujtim: si të ecësh nëpër një galeri të gjallë shqiptarie, ku identiteti ynë është ruajtur me elegancë dhe dashuri. Special i kësaj nate të veçantë do të jetë Ylli Baka, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, i cili me interpretimin e tij të ngrohtë dhe energjinë karakteristike di të zgjojë mallin, gëzimin dhe krenarinë në çdo zemër. Këngët e tij nuk janë thjesht melodi, ato janë histori, janë kujtime që lidhen me rrugët tona, me festat tona, me vetë shpirtin shqiptar.
Mbrëmja do të pasurohet edhe nga tingujt e gjallë dhe profesionistë të Ilir Suku, i cili me përvojën dhe pasionin e tij krijon një atmosferë të gjallë, plot ritëm dhe emocion. Në harmoni të plotë me ta, virtuoziteti Aleksander Zuberi do të shtojë finesë dhe ndjeshmëri artistike, duke e bërë këtë natë edhe më të veçantë, më të plotë, më të paharrueshme. Le të bëhemi bashkë në këtë mbrëmje drite, ku çdo këngë është një urë, çdo valle një kujtim dhe çdo buzëqeshje një rikthim. Sepse largësia nuk e zbeh dot atë që kemi brenda: një Atdhe që rreh në zemrën tonë… kudo që të jemi.








Comments