top of page

ATDHEU U SHIT

  • Jul 6, 2021
  • 1 min read

Petrit Ruka "Mjeshtër i Madh"

PETRIT RUKA ATDHEU U SHIT (poezi)

Atdheu u shit, ankandi u mbyll, të gjithë e dimë, po lajm nuk ka, miliona letra me vlerë votimi, tani do të bëhen thasë me para... ...................................................................

U vumë në radhë si mijra dele, kopenë e ujqërve e zgjodhëm sërish, dhe shpresën e re në mijra blegërima, e mblodhën Ata në vatha partish. ............................................................................ Në vend të zinxhirëve- karta krediti, skllevër të lirë, me bukë e makina, për ankthin miliona tableta kimike, nën bluzat firmato, zemra me vrima. ......................................................................... Në mbrëmje zarfin e shpirtit të plasur, ekranet me ngjyra e bëjnë limonadë, të dyja palët numërojnë çdo mbrëmje, ne parainfarktet, dhe ata...paratë. ............................................................................ Atdheu u shit, ankandi mbaroi, këtej rrjedh vreri, andej veç gaz, i huaj po ndjehem çdo orë këtu, po s'kam më fuqi, as për maraz.

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

bottom of page