Tekst kënge nga Hasan M. Shahinaj
(Folklorike)
Atdhetari e dyqanxhiu, shpirtbujari i Radoveshit, Mehmet Bojaxhiu…
Amanet o vëllezër gollobardas, qytetarë e dibranë,
bashkëkrahinarët mbarë na kanë thanë:
“Mehmet Bojaxhiu e ka këngën hak
se desh vatan, krahinë, shtëpi e jatak’’.
Strehoi trima, nisi të vetët djem partizanë,
pastaj me sakrifica, kthehu shtëpinë në dyqan
t’i furnizonte të gjithë, me Radovesh e Ostren
dhe kurbetqarët duarartë që rrugëtonin nga çdo anë.
Mehmet Bojaxhiu, atdhetari e dyqanxhiu,
me shpirt binjak si prej hanxhiu
jo për fitim, fajde e dallavere,
mjeranët shpëtoi për çdo derë e mbas dere!
Dhe më në fund,fletoret e shumta të borxhlinjve i dogje
se ishe e mbete shtëpi e madhe plot hire e fise;
ndaj u prehsh hallall, Radoveshit ramnagoras plot lise:
vdekjen tënde Paqësore, çdo zemër e bëri hise!
Pa dëgjoni,vëllezër gollobardas,kuksianë e dibranë,
të mençurit na lanë Amanet duke thanë:
‘’ Mehmet Bojaxhiu e ka këngën hak
për vatan,krahinë, çdo shtëpi e bajrak
dhe për Atë, ky homaxh është fare pak!...’’
***
(Përsëriten 2 strofat e refrenit, nr.3/4 )
Teksi: Hasan M. Shahinaj; poet e prozator e gazetar.
Kompozitor: Xhevahir Cirongu, studiues e muzikolog.
Këngëtar: Servet Alushi @ Lirim Tafaj.
Produksioni: Studio…..
Menaxher e finaciues: Nipi Përparim Daut Dauti; mundës titullar i dekoruar i karrierës dhe bisnesmen i ndërtimit.
Producent Tv…Janar, 2022
***
Durrës dt. 25.12.2021
Comentários