top of page

ATA PO PUTHEN



Ata po puthen,e po mirë, le të puthen, Le t’i shtojnë kësaj dite marrëzinë e vet! Veç e veç,ata janë mëkatarë, Të dy bashkë e krijojnë një shenjt!

Ata po shkrihen,e po mirë, le të shkrihen, (Bota e tërë ka lindur nga ky art!) Ku mund të gjesh dhe ndonjë nuancë grije, Dhe ndonjë shi prej vjeshte që të lag!

Ata duhen ,e po mirë, le të duhen! Siç duhet dita me natën që e ka afër! Ata veç e veç janë mëkatarë, Po krijojnë një shenjt kur puthen bashkë!

2 Comments


mich.maska
Jul 07, 2022

Ishe dhe mbete nje nga liriket me brilant te poezise shqipe. I tille mbetsh gjer ne pleqerine e thelle. Me nderim dhe shume respekt, Myslim Maska, Athine.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Jul 07, 2022

Puthjet ngrenë velin e dashurisë e na tregojnë mrekullitë, shenjtërinë dhe marrëzitë e bukura të saj. Është një poezi me frymëmarrje universale dhe shikim të thellë.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page