top of page

Astrit Lulushi: Tê njëjtë me emra ndryshe




Mund t'ju habisë kur të dini se Bibla është në fakt plot me histori gjarpërinj të zjarrtë. Zoti e krahason forcën e tij me forcën fizike të dragonjëve, përbindëshave dhe kafshëve të tjera. Në vende të ndryshme referohen krahët dhe pendët e fluturimit të Zotit dhe sa herë që përmenden vrimat e hundës (‘ap’ në hebraisht, ’hapur’ në shqip), ato përshkruhen të mëdha, siç është rreziku i shkatërrimit të zjarrtë nga "shpërthimi i flakës së dragoit nëpërmjet frymës. Kjo tingëllon diçka si “Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë”. Këto referenca duken shumë më tepër si përralla të lashta të qeverisjes nga dragonjtë, siç raportohet nga kronikat e kulturave nga e gjithë bota. Ato të kujtojnë Akhekhun e përshkruar nga egjiptianët e lashtë, Kholkhin nga Gjeorgjia, Kukulkan, Ququmatz dhe Quetzalcoatl nga Mesoamerika; nga Greqia, Kuraokami; Khuzuryu; Ikuchi nga Japonia; Kuçedra mes shqiptarëve. Spanjollët dhe portugezët flasin për Coca-n. A e keni vënë re ngjashmërinë fonetike të të gjithë këtyre emrave? Ka një model fonetik të përsëritur në ato fjalë: k-k ose k-c ose c-c ose k-ch ose q-q. A mund të jetë i njëjti emër, ose kujtim i të njëjtit tingull që evokohet nga kulturat e shpërndara në mbarë planetin? 

Në inspektimin e parë, këto ngjashmëri duken të largëta nga emri hebraik Yhwh (Yahweh). Me zanoret e futura për ta bërë emrin të shqiptueshëm, h-h pothuajse zhduket; ashtu si k bëhet p - s, por kuptimi mbetet. 

Përveç kësaj, legjendat shqiptare përmbajnë edhe Balozin, që mund të ketë qenë ‘Baal i zi’, i cili erdhi nga deti, kur u dëbua për krijimin e idhujve, dhe Gjergj Elez Alia ia preu udhën. 

Legjenda e Gjergj Elez Alisë zakonisht gjenden në fiset veriore shqiptare si dhe në disa fise malsore të jugut. Pjesa e tretë e emrit të përbërë, Alia, tregon një ndikim turk osman me origjinë arabe, që do të thotë "i lartë, fisnik, bej" për të nxjerrë në pah tiparin e veçantë të këtij karakteri. Një nga shtëpitë më të vjetra në Sarajevë, "Alija", mban emrin e tij. Ka rrugë në disa qytete si në Tiranë, apo në Bosnje (Bihac, Graçanicë, Zenicë), me emrin e tij, por jo shtatore. 

Ba-al, ishte perëndi i adhuruar në shumë komunitete të lashta. Sipas një legjende, nëse Baal mposhtej në betejë nga Moti, atëherë do të ndodhnin thatësira, paqëndrueshëri ​​dhe zi buke. Moti ishte perëndia e të shkuarës, të cilës i bëhet një pritje e ëmbël. 

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page