top of page

Astrit Lulushi: Real - joreal





Bota u krijua në 6 ditë, kur Zoti bëri njeriun, dhe ditën e shtatë e shpalli pushim. Kështu thonë shumica e legjendave, që duhen marrë si më të sakta, pasi janë krijuar në kohën më afër me lajmin - kur një ditë mund të ketë zgjatur milarda vjetë; dhe njeriu i shfaqur 300 mijë vjet më parë, sot mund të jetë në fillimet e tij, para se të zhduket pas më shumë se 13 miliarda vjetësh. 

Nisur gjithashtu nga fakti se për të përcaktuar fillimin, duhet të nisemi nga hapi i parë. Legjendat, megjithëse sot konsiderohen të vjetra, “sa më afër, aq më i kulluar burimi.”, janë bërë si relike të muzeve. 

*** 

Cili është elementi i parë: Ajri, Toka, Uji, apo Zjarri? Vetë pyetja nënkupton se njeriu nuk është i këtij planeti; ne jetojmë në një realitet që nuk është i joni; të mbetur këtu, për t’u përshtatur, kemi krijuar ato që na janë dashur; ushqimin, veshjen, strehimin dhe akomodime të tjera.

Filozofë të lashtë që kanë folur shpesh për elementet e para, kanë qenë konciz dhe përmbledhës; megjithëse, kur flasin për "shkakun", nuk përmendim vetëm një element. Të gjithë kanë njëfarë përfytyrimi, edhe pse të paqartë. 

Platoni foli për të mëdhenjë dhe të vegjël; Empedokli, për zjarrin, tokën, ujin dhe ajrin; Anaksagora për pafundësinë e gjërave të përbëra nga pjesë të ngjashme. 

Këta, pra, të gjithë kanë pasur një nocion; për ajrin ose zjarrin ose ujin, ose diçka më të dendur se zjarri dhe më të rrallë se ajri; kanë thënë se elementi kryesor është i këtij lloji. Ata e kuptuan këtë si “shkak”. Disa të tjerë kanë përmendur miqësinë, grindjen, arsyetimin, dhe dashurinë, si një parim jete. Thelbin, pra realitetin substancial, askush nuk e ka shprehur qartë. 

Filozofët e lashtë nuk pretendonin se toka ishte element, pasi përbëhej nga shumë elementë; disa mendonin se ishte zjarri, uji ose ajri. Pse nuk e emërtonin edhe tokën, sepse të gjitha gjërat janë tokë?! Hesiodi thotë se “toka është prodhuar së pari nga gjërat trupore”, aq i lashtë dhe i përhapur ka qenë ky mendim. Sipas këtij argumenti, askush nuk do të kishte të drejtë po të thoshte se parimi i parë është ndonjë nga elementët; përveç zjarrit që është më i dendur se ajri, por më i rrallë se uji; atëherë elementi bazë duhet të jetë diçka para ajrit dhe para ujit. Empedokliu thotë se materia e gjërave është katër trupash, sepse i shohim të ndarë nga njëri-tjetri; në lidhje me shkakun e lëvizjes, ai nuk është shprehur as saktë dhe as i bindshëm. Sipas Empedoklit, i ftohti nuk vjen nga nxehtësia dhe as i nxehti nga i ftohti.  

Vërtetë, të thuash se në fillim të gjitha gjërat ishin të përziera është absurde, pasi atëherë ato duhet të kishin ekzistuar më parë në një formë, edhe pse thuhet se “natyra nuk lejon që dy gjëra të përputhen rastësisht”. Sipas kësaj ideje, ndryshe nga teoria Big Bang - se Bota u krijua nga shpërthimi i nje pike - katër elementët ishin veças dhe më pas u bashkuan për të qenë thelbi. Nëse asgjë nuk ndahet, asgjë nuk mund të pranohet me të vërtetë si substancë që ekziston. Domethënë, nuk është as e bardhë, as e zezë, as gri, as ndonjë ngjyrë tjetër, por domosdoshmërisht pa ngjyrë. Dhe në mënyrë të ngjashme, me të njëjtin argument, një gjë është pa shije, nuk ka ndonjë atribut të ngjashëm; sepse nuk mund të jetë as i ndonjë cilësie, madhësie, ose ndonjë lloj gjëje e caktuar; sepse po të ishte, një nga format e veçanta do t'i përkiste asaj. Por të gjithë ishin të përzier përveç arsyes. 

Prandaj, Anaksagora, duke mos u shprehur qartë, nënkupton diçka të ngjashme me atë që thanë filozofët e mëvonshëm, se parimi pêrbëhet nga dy elementë që jo rastësisht puthiten. Në traditë dhe art, kjo shprehet me dy gjysma të ndara që gjejnë njera tjetrën. 

Mendimtarët e kohës moderne kanë vetëm një argument; për të kryer kërkime në një element ai duhet të shkatërrohet, sepse vetën në këto thërmia mund kërkojnë parimet dhe shkaqet; e shtrinë vizionin e tyre pa kufi për të gjitha gjërat dhe njerëzit. Qëllimi nuk është nëse gjërat ekzistojnë ose jo - janë real apo joreal - mjafton mjeti t’i shërbejë qëllimit të sistemit.   

3 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page