top of page

Astrit Lulushi: Aleksandri ri



Aleksandri i Madh u internua nga babai i tij për një vit, dhe shkoi ndër fiset ilire. Atje mund të ketë marrë pjesë edhe në ndonjë betejë që ilirët bënin mes tyre; të dhëna nuk ka. 

Aleksandri bëri gabimin (pothuajse fatal) duke fyer atin e tij, Filipi II, dhe e turpëroi atë në një festë publike. 

Filipi, si shumë sundimtarë të lashtë maqedonas, ishte poligamist. Kur Aleksandri ishte ende adoleshent, Filipi u martua me një vajzë, e cila ishte e bija e Attalusit, një prej gjeneralëve të tij. Aleksandri e pa këtë martesë si një fyerje ndaj Olimpias, nënës së tij të dashur, të cilën Filipi e injoroi. Por,ndoshta, Aleksandri e pa këtë lidhe dhe si një kërcënim për veten e tij, pasi nëse nusja e re e bukur e babait të tij lindte një djalë, Filipi mund ta emëronte foshnjën si pasardhës, duke e përjashtuar Aleksandrin nga trashëgimi i fronit.

Në festën e dasmës, të gjithë kishin pirë verë të fortë, për të cilën maqedonasit ishin të famshëm. Gjithashtu, ata nuk e kuptonin konceptin e 'moderimit' në të pirë dhe zakonisht deheshin. Attalus vendosi ta ngacmonte me shaka Aleksandrin, duke sugjeruar se nuk ishte trashëgimtar legjitim. Natyrisht, Aleksandri u ofendua për këtë, dhe e kërcënoi Attalus, se do ta godiste. Në moment, Filipi ndërhyri dhe tha që Aleksandri të kërkonte falje për veprimet e tij. Aleksandri, i zemëruar që i ati mori anën e Attalus, tha jo.

Filipi, i tërbuar kapi një shpatë dhe e sulmoi, por ishte aq i dehur, saqë u pengua mbi një pjesë të mobiljeve dhe ra me fytyrë. Aleksandri thirri me zë të lartë të gjithë dasmorët dhe u tha:

"Ja njeriu që pretendon se do të na udhëheqë në pushtimin nga Evropa në Azi - por pengohet duke kaluar nga shtrati në shtrat!"

Pikërisht në këtë moment miqtë e Aleksandrit e shoqëruan nga ambientet dhe i sugjeruan që mund të ishte ide e mirë të mos binte në sy derisa i ati të qetësohej. 

Aleksandri në fakt shpëtoi lehtë;  ishte mjaft e zakonshme që anëtarët e familjes mbretërore maqedonase të vrisnin njëri-tjetrin për çështje të trashëgimisë; si mbret, Filipi kishte fuqinë e jetës dhe vdekjes mbi të gjithë nënshtetasit e tij, përfshirë Aleksandrin. 

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page