top of page

Asgje nuk kisha harruar





...." Asgje nuk kisha harruar, cdo gje erdhi si ate diten e pare...!!!" ....Erdhi perseri atje ne pikenisjen e asaj dite te bukur kur shkembyen ne rruge pershendetjen e pare aq te thjeshte dhe te zakonshme "miremengjes". Kishte filluar pune pas mbarimit te studimeve ne Kombinat. Kur ate mengjes, po nxitonte per te kapur orarin e fillmit te punes. Dhe nga ajo dite vetmia e tij ishte e shoqeruar cdo mengjes me buzeqeshjen vezulluese dher ate "miremengjesin" magjik te saj shqiptuar nga ato buze aq te njoma. Filloi te lulezoje ajo ndjenje aq e bukur, aq e brishte brenda tij. E donte lajtmotivin e frymezimit te tij. Ajo cupa e embel , komshija e tij bukuroshe. E donte shume ate se ajo i dha mundesine te njihte fuqine e paperballueshme te dashurise. Kurdohere ajo ishte brenda mendimeve te tij, ndrinte si princeshe, edhe kur valezonte ne mendime me te embela te tij djaloshare. Ja sot aty perballe rrugice se saj e kuptoi sa i mungonte sa boshlleqe kishte krijuar ajo mungese e gjate. I mungonte perhere e me shume. Kishte menduar se e kishte harruar, por ja edhe sot qe e kujtoi ate , e kujtoi me tere forcen e shpirtit u step atje ne fillim te rrugices, u permallua dhe perseri ju rikthye ajo gjalleri e dikurshme u ndje me i gjalle se dje. Ishte rikthyer ne dashurine e tij te bukur, te paster. Ajo erdhi me buzeqeshjen e saj verbuese ne mendjen e tij dhe ju dorezua emocioneve po me ate force e vrull si heren e pare dhe e kuptoi se dashuria per te do te zgjase ne perjetesi. E kuptoi qe e kishte menduar fuqishem, ajo ndjenje kishte thyer limitet, frymezimi i asaj dashurie po shkruannte historine e sotme te dashurise. Thelle mendoi, uroi ate: " Kudo qe te jesh, te lutem kujdesu per veten tende, tani vetem nje perqwafim te fuqishem dhe te madh te dergoj" I mungonin ato fjale te pakta, ai veshtrim. ato emocionet e paperseritshme. Sot e ndjeu sa i mungonin kujtimet rinore frymezuese , i mungonte Muza e tij e bukur. E kuptoi qe edhe ne heshtjen e tij, mes tingujve te saj i fliste dhe ajri per rreth frymonte me paster, lulet ne kopshtin e saj zbukurohehin me bukur. Sa vite kishin kaluar sa kohe kur ato momente ishin tjetersuar. I mungonte por nuk trembej nga mungesa e saj se e kujtonte perhere, nuk e kishte harruar, se dashuria per te i kishte asgjesuar harresat. Ishte kjo ndjenje e madhe e fuqishme e dashurise sa vete gjithesia, ishin poret e te vertetes Dashuri. U ul tek guri i madh tek porta e saj dhe mendoi mallueshem: "Do ta pres gjithmone" "Kur te kesh mall per mua, poshte deres po te le rrjeshtat e mia, ku pershkuaj embel dashurine tone dhe jam i sigurte se do biem perseri ne dshurine tone` te pare". Ditet jane lene vendin njera tjetres, vitet kalojne ne heshtje, por ti kurre nuk harron dot se te desha aq shume. Rastesisht nuk e dime se cfare na suprizon jeta, nje takim i befte dhe jam i sigurte se do me thuash me ze te ulet dhe koken ulur si nje gjimnaziste, se kete moment te takimit e ke pritur me ankth dhe emocion cdo dite dhe serish do te ngecesh ne rrjeten e botes time. ......Shpresoj se nje dite do te takohemi si dikur ne hyrjen e rrugices tedne dhe perseri do te puthemi deri sa te na zeje gjumi i dashurise........

26 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page