Arti i shpellave
Astrit Lulushi
Arti shkëmbor më i vjetër i njohur me bazë pigmenti në Amerikën e Jugut është arti shkëmbor i gjetur brenda një shpelle në Patagoni.
Arti shkëmbor që dekoron brendësinë e shpellës në Argjentinë është disa mijëvjeçarë më i vjetër se sa mendohej më parë, dhe përmban qindra vizatime që përfshijnë rreth 100 breza.
Në një kohë, arkeologët e datonin artin e vendosur në Patagoni - një rajon në skajin jugor të Amerikës së Jugut - si të vjetër vetëm disa mijëra vjet. Por një analizë e re ka zbuluar se disa nga veprat datojnë qysh në 8200 vjet më parë dhe u krijuan 11.700 vjet më parë, sipas një studimi të botuar në revistën Shkenca
Për të përcaktuar datën e veprës masive të artit, e cila përshkruan njerëz, kafshë dhe dizajne të tjera, arkeologët hoqën disa pjesë të vogla të pigmentit (ngjyrës) nga vizatimet. Meqenëse pigmenti ishte bërë nga material bimor, studiuesit përdorën datim radiokarbon për të përcaktuar moshën e artit, dhe doli se është pigmenti më i vjetër me bazë radiokarboni në Amerikën e Jugut.
Zbulimet e reja ngrenë pyetje të mëdha - A ekzistonte arti para njerëzve të hershëm? Atëherë, nga kush?
Në të gjithë zonën e shpellës, arkeologët numëruan rreth 900 piktura unike. Ndërsa kërkimi mbetet i paqartë se cilat kultura krijonin imazhet dramatike, studiuesit mendojnë se ato mund të jenë përdorur për të përcjellë informacione midis ilustruesve dhe komuniteteve të tjera, ose brezave të ardhshëm.
Ndërsa është e paqartë nëse arti i shpellës u krijua si pjesë e një ceremonie apo një takimi ndërgrupor, mendohet se ishte pjesë e një strategjie njerëzore për të ndërtuar rrjete sociale nëpër grupe të shpërndara, gjë që kontribuoi në bërjen e këtyre shoqërive më elastike ndaj një ekologjie shumë sfiduese.
Gjatë Holocenit të vonë (11,700 vjet më parë) ky rajon i Patagonisë ishte i njohur si shumë i thatë dhe i nxehtë, kështu që një shkëmbim informacioni ishte i rëndësishëm.
‘Sanktuara e artit' paleolitike në Spanjë përmban më shumë se 110 piktura prehistorike të shpellave
Ndërsa ka vende të tjera të artit shkëmbor në rajon, studiuesit thonë se shpella ka përqendrimin më të lartë, deri tani.
Edhe pse ky është arti më i vjetër i shpellave me bazë pigmenti i gjetur në kontinent, ai nuk është më i vjetri në botë. Rekordi i përket një vizatimi 45,500-vjeçar i një derri në një mur shpelle në Indonezi.
Comments