top of page

ARROGANCA


ARROGANCA . . . NUK KA BRIRE…

NGA KRISTO ZHARKALLIU.

Është e njohur arroganca në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Fuqitë e mëdha nga hera u imponohen vëndeve më të vogla dhe më të dobëta politikën e tyre dhe kur dikush nga udhëeqësit e vëndit të dobët pëshpërin ndonjë kërkesë ose ankesë, i fuqishmi luan armën e fundit: kërcënimin dhe kur nuk bindet me fjalë, e atëhere përdor dhunën. Rasti i Ukrainës është tepër i freskët që të kuptojmë arrogancën çnjerëzore të fuqive të mëdha-kur i forti i imponohet të dobëtit me hir e me pahir t’i bindet. Kjo praktikë në marrëdhënet ndërkombëtare, sidomos të fuqive të mëdha ndaj më të dobëtit,është tepër e njohur në historinë njerëzore. Se kjo praktikë përdoret vetë në marrëdhëniet njerëzore dhe kurrsesi në marrëdhëniet e kafshëve.. Por jo vetëm fuqitë e mëdha përdorin këtë metodë imponimi dhe skllavërimi të popujt më të dobët.Madje dhe vëndet eë janë vetë viktima të këtyre metodave të kërcënimit dhe shantazhit bëjnë të njëjtën gjë kur kanë të bëjnë me vende më të dobëta që mund t’u imponohen dhe t’i skllavërojnë. Madje në kohën tonë që konsiderohet e ‘’zhvilluar’’ dhe sikur njerëzit janë më të vetëdijëshm përderi sa janë të shkolluar dhe të inkuadruar në një botë ku çdo gjë mësohet dhe gërshetohet brënda kohës që ngjan, do të besonim se ky emancipim njerëzor do të ndryshonte edhe marrëdhëniet njerëzore, ndërshtetërore madje dhe ndërkombëtare. Mjerisht gjëndja jo vetëm nuk është përmirësuar por është përkeqësuar më tej...

Le të kujtojmë disa nga ngjarjet e këtij shekullit ‘’elektronik’’: Në Lindjen e mesme ishin disa shtete që sapo ishin krijuar si të tilla dhe përpiqeshin të mëkëmbeshin madje duke i u kundërvënë fuqive europjane që i kishin pasur koloni dhe i kishin shfrytëzuar shekuj të tërë. Le të kujtojmë Libinë e mëparëshme. Kishte qënë me shekuj koloni. Dikur u shpall e pavarur, gjë që nuk u pëllqeu aspak ish koloniazatorëve. Sidoqoftë sa ishte në pushtet një mbret i korruptuar dhe kukëll-Azizi- ishte i pëlqyer sepse u bindej të gjitha kërkesave të ish padronëve europjanë duke ‘’shitur’’ batjava naftën libiane. Mrëpo dikur doli një oficer i ‘’çmëndur’’-Muamar Khadafi quhej në se nuk ju kujtohet- dhe vendosi të...shtetëzojë burimet e mëdha vajgurore që përmbante nëntoka libiane! Ishte e mundur të pranonin një gë të tillë shoqëritë e naftës perëndimore dhe vete ish Padronët europjanë?Kurrsesi jo! Çdo njeri që ka jetuar atëhere e kujton zëmërimin e presidetit francez Sarkozi dhe të perëndimorëve të tjerë! Fati i Khadafit njihet veçse tani nuk dihet në se ekziston më Libia si shtet! Punë e madhe! Shoqëritë vajgurore rimuarnë burimet e naftës dhe populli libian ka marrë arratinë duke u larguar për në vëndset e tjera ndërkohë që mijra burra gra dhe fëmijë po mbyten në pellgun e Mesdheut!!(Një shifër vetëm për ilustrim: në kohën e Khadafit (pa dashur këtu ta lavdëroj ose të pajtohem me metodat e tij qeveritare) Në kohën e Khadafit pra punonin 2 milionë punëtorë të huaj në Libi. Pas Khadafit kanë ikur -shumë prej tyre janë mbytur- 2 milionë libianë që kërkojnë të gjejnë një copë bukë në Europë si në kampet e Italisë dhe vendeve të tjera...) Të njëjtin fat pati dhe Iraku, Libani dhe Siria e cila akoma vazhdon një luftë shkatërrimtare (Që të kuptoni se çfarë është bërë në Siri, ju rekomandoj të lexoni librin e një vajze të re siriane: quhet YUSRA MARDINI Dhe libri i saj ku përshkruhet tmerri dhe krimi që është bërë në Siri:’’FLUTURA’’)(Butterfly-From Refugee to Olympian. My story of Reskue, Hope and Triumph)

Këta janë disa shëmbuj të freskët në botë që kushdo i njeh, ashtu si njohim ajo që ngjet sot në Ukrainë. Nuk janë pak ata që besojnë se ‘’fajin’’ e ka Zelenski i cili nuk i u bind shantazhit rus që të mos kërkonte integrimi i Ukrainës në NATO. Objektivisht e ka fajin për shkatërrimin e vendit të tij kur e dinte se askush nuk do të mundte ta ndihmonte kundër Rusisë. Vetëm para disa ditësh se të fillonte ofensiva ruse, presidenti amerikan BAJDEN (BIDEN) kishte deklaruar: ‘’Nuk do të lejojmë të preket nga Rusia asnjë pëllëmbë tokë nga vendet e NATO-s!’’ Nuk e dëgjoi këtë paralajmërim zoti Zelenski? Unë menjëherë i thashë bashkëbiseduesit: ‘’Ukraina mbeti vetëm dhe shpresoj se Rusia nuk do ta sulmojë...’’ Por e sulmoi. Akoma dhe Henri Kissinger deklaroi në Davos: ‘’Ukraina duhej të kishte një status asnjëanëse të rreptë..’’ Me këtë kurrsesi nuk dua të justifikoj arrogancën dhe shantazhin e më të fortit por a mund t’i shmangemi? Duket se akoma nuk e kanë kuptuar fatin tragjik të Ukrainës disa optimistë që besojnë se mund të fitojë Ukraina..Si? me premtimet boshe të Europës se do ta ndihmojë Ukrainën kur të... mbarojë lufta me Rusinë. Po afro dhjetë milionë të shpëngulur e të dëbuar që janë shpërndarë ne botë si do të kthehen në vatrat e tyre? Po ato mijra që humbën jetën? A ja vlente vallë që të ‘’krenohet ‘’ Zelenski për heroizmin e ukrainasve dhe pret akoma ndihmën ushtarake të...NATO-s?

Jemi mësuar me arrogancën dhe shantazhet e më të fuqishmit, jo vetëm të fuqive të mëdha por dhe të shteteve të vogla. Këtu tek ne dëgjojmë për ditë kërcënimet dhe shantazhet e Turqisë fqinjë kundër Greqisë. Ato janë të përditëshme nga të dy anët e Egjeut si një lojë pingpong! Akoma dhe Bullgaria shantazhon (këtë punë e bënte Greqia më parë për çshtjen e emrit Maqedonia!) Maqedoninë së Veriut se kërkon...njohjen e pakicave bullgare në atë vënd shumëetnik, ndryshe nuk do të lejojë të bëhet pjesë e Bashkimit Europjan gjë që ka bllokuar dhe Shqipërinë...Por atje ku ndiheshim të qetë për Shqipërinë na doli se lepuri i madh fshihej në një ferrë të vogël...Sinqerisht qesha kur dëgjova kërcënimin e zotit Dhendja në Tiranë se mund të bllokojë Greqia dhe Shqipërinë nga Bashkimi Euriopjan në se nuk tregohet e...urtë!!! Dihet se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen duke biseduar me vullnet të mirë Mjafton që ky vullnet i mirë të jetë nga të dy palët. Ministrja shqiptare përmëndi një çështje që për Athinën nuk ekziston..Atëhere ku qëndron problemi? Mund ta faktojë se nuk ekziston dhe puna mbaron me vullnet të mirë! Është nevoja të kërcënojë se po u përmend herë tjetër ‘’çështja inekzistente’’ do t’ju bllokojmë të hyni në BE? Por këtë çështje nuk dua ta bisedoj me tutje. Nuk e njoh mirë dhe nuk dua ta diskutoj. Problemi kryesor është ‘’Gjëndja e Luftës’’ e cila, sado qesharake të duket, ekziston akoma nga ana e Athinës! Kujt i shërben sot kjo ‘’gjëndje lufte’’? Kur nga ajri Shqipëria mbrohet nga forcat ajërore të Greqisë?!!! E dimë se Greqia është tepër më e fuqishme nga Shqipëria, e dime se më shumë se gjysmë milion shqiptarë punojnë dhe jetojnë sot në Greqi dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Është nevoja pra që zot Dhendja të kërcënojë Shqipërinë për një...’’çështje inekzistente’’? Apo diku duhet dhe ai të trergohet se është më i fuqishëm si bëjnë shtetet e mëdha? Jetoj më shumë se 60 vjet në Grerqi dhe më kanë trajtuar si të gjithë shtetësit grekë- me të mirat dhe të këqiat e regjimeve që kanë kaluar. Prandaj nuk më vjen mirë që të krijohen keqkuptime të tilla ndërmjet të dy vendeve, Në se ekzistojinë probleme mund të zgjidhen! Nuk ësht nevoja arroganca dhe shantazhi i më të fuqishmit kur vetë Greqia e ka provuar, sidomos në Qipro për të cilin unë kam dashuri të veçantë. Ashtu si provon dhe Ukraina sot dhe vende të tjera më parë me pasoja katastrofike!

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 26-ma 2022.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page