AROMË PARRAJSE E TI
Ardhi dhe aromë bliri në qytetin parrajsë
nga rebel rrjeshti blirësh mu tek ,,Bleta”
E di në Korzonë e dashuriçkave të fytyrqeshurëve
Korzonë e ndjesive të lumtura.
Ç,gumzhimë e kandshme,
ç,zhubravitje tingujsh qetësues Lumi
Tinguj ,,Këthjelline” tonit
Dhe ulëm tek vend i njejtë, si dikur
Në të dy e dy engjëj në ballë
Familje jonë!
E di, të uruaren, të bukuren
Tonën që do bëjë me kuptim jeten tonë.
Që do ndal harlisjet budallaqe nga cak jonë jete!
Të shoh në syrin tim
E di, atë figuren magjike tënde
Tek zbukuron hapsirë jete
Të sot, të dje, të neser, amshimshëm!
Dhe këthej nëpër kohëra gjithësie
Ate që të më dha
Tek kërkojë Zotin e madh, ate pa kufi
T,i shfaqem në gjuj për mirënjohje
Me falenderim që nga amshim jete
Nga një pikë të pamendueshme
Të solli në shpirtin tim.
Të falem i madhërishmi i paskajsive,
Të falem dhurues për të tëren, të adhuroj Shënjtëri
Dhe ja e dashur, tek je kur nuk je, njësoj mahnitëse
Njësoj trimëruese të vëmë jeten në troke
Njësoj puhi që erëzon aromë parrajse
Të ngrejmë dolli me bozen e Abasë
Dhe me nga një katrorkë revani.
Vetem, Unë e Ti me një ,,gëzuar”
E më dashuri!
P Një homazh prekës i poetit Minush Hoxha për Dashurinë e tij, për të Shtrenjtën e tij tashmë në Përjetësi Hyjnore. Ai ia ka lënë gjithmonë hapur derën e ëndërrave. Dhe, ashtu siç thotë në poezi, Ajo rikthehet, e bashkë përsëri shkojnë po në ato vende të dashura, çmallen e bëjnë: Gëzuar! Sa bukur! Poetit, përveç ëndrrës, ia mundëson këtë mrekulli edhe poezia.