Arkitekt Sinani


Arkitekt Sinani, shqiptari i shquar nga Sinanajt e Tepelenës

Elitari me identitet të vjedhur.A nuk meriton emrin e madh të këtij gjeniu të arkitekturës ta mbajë një institucion,një shesh apo një rrugë?! Përse ky mohim?

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Mimar Sinani “Mikelanxhelo i Orientit” , Arkitekt Sinani, i hapërdarë (i hallakatur apo i shpërndarë)mes Azisë dhe Evropës, gjeniu i arkitekturës mesjetare, si njeri pa atdhe.

“ Besimtari në Xhami ndihet si peshku në ujin e pamatë, ndërsa (munafiku)* hipokriti ndihet si zogu në kafaz!” Arkitekt Sinani

Vo:* munafiku (turk)= Hipokriti-në shqip

Koha dhe politika kanë qenë të egra dhe të padrejta me shqiptarët në tërësi dhe me njerëzit e vlerave kombëtare në veçanti. Karriera e lavdishme e Arkitekt Sinanit numëron rreth 400 vepra që nga Meka, në Krime e deri në Vjenë. Ishte njeriu që i ndryshoi faqen Stambollit me ndërtime teologjike, urbane dhe ushtarake... Është ndërtues i xhamisë në qendër të Vlorës dhe i Kalasë së Aulonës së lashtë, rrënojat e së cilës sot janë varrosur nën pallatin para stadiumit “F