top of page

Ardita Jatru: Çfarë shqit nga vetja

ree

Çfarë shqit nga vetja

kthehet vonë,

në formën më të hidhur.


Në çastin e kthjellët të ndërgjegjes

hapet dera.

Tronditesh apo gëzohesh,

nuk ke kohë për një hamendësim të tillë.


Vë syzet,

për të dalluar skeletin përballë.

E njeh.

Ajo që ke shqitur,

të hidhet përvajshëm në krah.


S’ke fuqi,

as ta mbash,

as ta largosh.

Të ngjitet trupit.


E ushqen, e kujdes,

bëhesh merak.

As e do,

as e urren.

Jeni një,

si kapitull përmbyllës

drejt fundit.

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page