“Ardhmëria” e drejtuar nga Lutfi Vata – model i atdhetarizmit dhe bashkimit shqiptar në Britani
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 2 min read

“Ardhmëria” e drejtuar nga Lutfi Vata – model i atdhetarizmit dhe bashkimit shqiptar në Britani
Festa madhështore e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë mblodhi qindra shqiptarë në Londër, duke shndërruar sallën e koncerteve të Shkollës Shqipe në Westminster në një qendër të gjallë të kulturës dhe identitetit kombëtar. Në këtë aktivitet u përfshinë gjithashtu edhe Dita e Alfabetit, Dita e Flamurit dhe Dita e Çlirimit, tre ngjarje historike që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.
Në këtë event të jashtëzakonshëm morën pjesë më shumë se 20 shkolla shqipe suplementare të shoqatës Ardhmëria, një dëshmi e qartë e punës së vazhdueshme dhe vizionit të kësaj organizate, e cila sot ndodhet në çdo zonë të Britanisë ku jetojnë shqiptarë, duke mos u ndalur kurrë në misionin e saj fisnik për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe identitetit tonë.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe personalitete të rëndësishme të diplomacisë: Ambasadori i Shqipërisë në Londër, z. Uran Ferizi; Ambasadori i Kosovës, z. Ilir Kapiti. Po ashtu, aktiviteti u nderua nga pjesëmarrja e bashkatdhetarëve, studentëve, prindërve dhe sidomos e të ftuarit special, z. Nehat Mustafa, ish-zëvendësministër i Arsimit në Republikën e Kosovës dhe aktualisht Drejtor i Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit, një mbështetës i palëkundur i Shoqatës Ardhmëria. Ishin dhe aktivistët dhe biznesmenët e shquar Skënder Përpepaj i dekoruar me „Nënë Tereza“ nga Presidenti i Shqipërisë dhe z Aqif Neli ish Kryetar i Bordit i shoqatës „Mother Tereza Albanian Union“. Ishin mjaft intelektualë me emër në UK.
Përshëndetja zyrtare u hap nga z. Lavdrim Krashi, Kryetar i Bordit të Ardhmërisë, i cili theksoi përkushtimin e shoqatës dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar në diasporë. Përshëndetje për të pranishmit dha edhe znj. Aida Haziri.
Një mirënjohje e veçantë iu drejtua z. Lutfi Vata, drejtues i Ardhmërisë, për punën e tij të palodhur, përkushtimin në ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar në Britani. Falë vizionit të tij, Ardhmëria është kthyer në një shembull të organizimit, bashkimit dhe atdhedashurisë.
Programi artistik – një mozaik emocionesh shqiptare
Festa u shoqërua nga një program i pasur, ku nxënësit emocionuan publikun me talentin dhe përgatitjen e tyre: Përformancë poetike nga Sokol Cahani. Pjesë në violinë nga Kristiana Zotkaj. Interpretime nga rapsodët, të cilët sollën tingujt e traditës sonë. Shumë numra të tjerë artistikë të përgatitur me profesionalizëm nga mësueset dhe stafi organizator. Stafi organizator dhe mësimor. Drejtuese artistike: Anila Kadija. Prezantuese: Ilira Muçaj. Koordinim muzikor: Linda Bazina & Solinda Kadria. Mësueset e palodhura të gjuhës shqipe: Anita Toci, Esmeralda Dogjani, Solinda Ponari, Blerta Sefolli, Eglantina Rapaj, Aurora Lloshi, Valbona Gjoni, Fatmira Zyberaj, Ermira Kola Së bashku me DJ Kastratin, që siguroi mbështetjen teknike. Një falënderim i përzemërt shkon edhe për Agjencinë Kombëtare të Diasporës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ardhmërisë.
Mirënjohje dhe urime
Urime Anila Kadija, Lad Krashi, Ilira Muçaj dhe gjithë stafit të Ardhmërisë, emër për emër, për përkushtimin, frymën bashkuese dhe punën e jashtëzakonshme në shërbim të komunitetit.
Ardhmëria, e drejtuar nga z. Lutfi Vata, vazhdon të jetë një simbol i gjallë i atdhetarizmit në diasporë—një model i frymëzimit, i bashkimit dhe i ruajtjes së vlerave tona kombëtare për brezat që rriten larg atdheut.










Comments