Arbana Arba: Shumon jetë

Arbana Arba: Shumon jetë
Kjo botë me mua, pa mua, njësoj.
Kjo botë me ty, pa ty, po njësoj.
Kjo botë me mua, me ty,
shumon jetë.
Kjo botë pa dashuri, vret.
Ti pa mua, si qielli pa tokën.
Unë pa ty, një avlëmend i shkretuar,
diku, cohë pëlhure e pambaruar.
Heshtjen
Heshtjen e shprishi zëri i tij,
i çliruar prej asaj agonie apatike.
Dhe sa herë do të vrasim
për t’u vetëvrarë?
— Për aq kohë sa mendja jonë
do të dehet prej iluzionit, —
iu përgjigj vështrimi zhbirues i kllounit.
24 orë më pak jetë.
U gris dhe kjo ditë sot.
Një kryq ekzekutoi bindshëm shifrën në kalendar.
Nxitueshëm iku mëngjesi ,mesdita.
Mbrëmja tërheq shulin e portës zvarrë.
U gris dhe ky diell sot .
Ja ,dëgjohen hapat e
pikëpyetjeve,
pas pak dhe pikat tek largohen.
Në hijen e saj ,gëzimi trishtimi,
shtrëngimet e duarve,
të buta,
të ashpra,
të ngrohta, të ftohta ,
luajnë simfoninë e shpresës.
U kërrus dhe kjo ditë sot.
Me pëllëmbën e gjatë të hijes e mblodhi shuk,
dhe e vërviti në memorien e riciklimeve,
si një rutinë pastrimi,
duke të shtuar një ditë më pak .
Ra dhe kjo ditë sot ,pa të thënë as lamtumirë,
sentimentalizmat nuk i njeh më,
t'i merr e s'ti konverton kurrë në borxh njëzet e katër orë .
U fik dhe një ditë angari e vetvetes ,
po diku një dritë rri e ndezur,
midis ditës dhe dritës duke shkruar lutjen e ditës së re.
E vlerësuar me çmimin "Ndre Mjeda" në kunkursin e përvitshëm me poezinë "Shije të mbetuna" e ideuar nga poetja Bruna Gjoni Pervathi, një nga drejtueset e Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja” Lezhë ,shpreh mirënjohjen time për organizimin e suksesshëm të konkursit" Eja n'Lis" gjithë anëtarëve të klubit,miqve të mi poet,prozator, dashamirësve të poezisë gege dhe anëtarëve të jurisë, Denata Rroji, Ernest Marku dhe Lulzim Kalaj.








Comments