Annabel Lee


Annabel Lee

Edgar Allan Poe

(Shqipërim nga Astrit Lulushi)

Shumë e shumë vite më parë,

Në një mbretëri buzë detit,

Jetonte një vajzë,

Të cilën mund ta njihni

Me emrin Anabel Li;

Ajo jetonte vetëm me një mendim

Të më donte e të dashurohej nga unë.

Ne, ajo dhe unë, ishim fëmijë,

Në këtë vend buzë detit;

Por duheshim me një dashuri

Që ishte më shumë se dashuri -

Unë dhe Annabel Lee;

Me një dashuri në krahët e ëngjëjve

Që shihnin me lakmi atë dhe mua.

Dhe kjo ishte arsyeja që,

Pas një farë kohe,

Në këtë mbretëri buzë detit,

Një erë fryu nga një re, që e ftohu

Annabelën time të bukur;

Kështu, të afërmit e saj erdhën

Dhe e morrën e çuan larg meje,

Për ta futur në një varr

Në këtë vend buzë detit.

Engjëjt, gjysmë të lumtur në parajsë,

Fluturuan me zili për atë dhe mua -

Po! - kjo ishte arsyeja

(siç e dinë të gjithë njerëzit,

Në këtë mbretëri buzë detit)

Që era doli nga reja natën,

Për të ftohur dhe vrarë Annabelën.

Por dashuria jonë ishte më e fortë

Se e atyre që ishin më të vjetër -

Shumë më të mençur se ne -

Dhe as engjëjt lart në parajsë,

As demonët poshtë në det,

S’mund ta ndajnë kurrë shpirtin tim

Nga shpirti i të bukurës Annabelë.

Sepse Hëna kurrë nuk del

Të lëshojë rreze

Pa më sjellë ëndrra

Nga e bukura

Annabel Li.

——

Edgar Allan Poe ((1809 - 1849)

"Annabel Lee" është poema e fundit e plotë e shkrimtarit Edgar Allan Poe. Si shumë nga poemat e Poe-së, ajo eksploron temën e vdekjes së një gruaje të bukur. Poeti, i cili u dashurua me Annabel Lee kur ishin të vegjël, ka një dashuri aq të fortë për ‘të sa edhe engjëjt janë ziliqarë. Ai ruan dashurinë për ‘të edhe pas vdekjes së saj. Ka pasur debate se kush, nëse ndokush, ishte frymëzimi për "Annabel Lee". Megjithëse janë sugjeruar shumë gra, gruaja e Poe-s, Virginia Eliza Clemm Poe është një nga kandidatet më të besueshme. Shkruar në 1849, poezia nuk u botua deri pak kohë pas vdekjes së Poe-s në të njëjtin vit.



21 views

Shkrimet e fundit