top of page

Angazhimi për fitore vazhdon




Nga Gazmend Cufaj


Si radhë herë ndonjëherë i konsideroj këto zgjedhje. Votime të tilla, pra votimet e 25 prillit, janë një vëmendje, përkushtim, angazhim, dhe më së shumti një arsye më shumë për të thënë se fitorja e PD dhe Kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, janë një ogur i mirë, i mirëpritur nga të gjithë anëtarët e PD-së së Grupseksionit Barking dhe DagenhamMbretëri të Bashkuar. Jo vetëm nga ata, por dhe qindra e qindra votues të tyre në Atdhe, dhe mjaft të tjerëve që përditë na afrojnë votën pa diksutim. Po pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse krejt familja ime, fisi im i gjerë, të gjithë miqtë dhe shokët me të cilët unë punoj, të gjithë të tjerët me lidhje të tërthorta e kanë kuptuar se e keqja më e madhe e këtyre tridhjetë viteve, pas Enver Hoxhës, është Edi Rama, kryeministri i sotëm dhe drejtuesi i Rilindjes, që tashmë sa për sy e faqe iu kthye PS dhe slloganit të saj.

Dhe angazhimi është i plotë. Ashtu sikurse në Atdhe, ku vëllai im Shkëlqim Cufaj është në krye të angazhimit dhe fushatës edhe këtu angazhimi ynë është absolutisht me të gjitha mënyrat. Vëllai im, një anëtar e aktivist i PD-së gjithnjë shihet së bashku me drejtuesin politik të qarkut Edi Palokën dhe kandidatin Erzen Laçi sa hërë që zhvillohen takime me elektoratin në zonën e Rrashbullit dhe Katund i Ri. Atje krenohesh me pritjen e tyre entuziaste, ku banorët e këtyre zonave përcjellin mesazhin se fitorja më 25 prill është shumë pranë. Pas një viti të gjatë pandemie, me shumë humbje në jetë njerëzore dhe miliona para të shpenzuara për mjekimet e kushtueshme në shtëpi, familjet durrsake e kanë kuptuar se premtimi i Ramës për mjekësi falas ka dështuar. Qytetarët vazhdojnë të shpenzojnë miliona për ilaçet e shtrenjta, por asnjë lekë nuk u është rimbursuar dhe emigrantët vazhdojnë të mbushin arkën e shtetit, kur vetë Kryeminsitri i shpërfill, dhe i përzgjedh ca të njerkës e ca të nanës. Rama ka dështuar për 8 vjet në çdo drejtim, ai nuk duhet të marrë edhe një tjetër mandat nga votuesit. Prandaj më 25 prill votoni Partine Demokratike, votoni të ardhmen tuaj, të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të gjithë e kanë kuptuar se me Ramën kryeministër, Shqipëria bën vetëm hap pas.

Kështu u drejtohemi të gjithë anëtarëve të PD-së dhe kështu duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë deri në fitore. Tashmë kur duhen pikat kryesore të programit elektoral 900 faqësh të PD-së, që janë zbardhur thuajse të gjitha nga lideri i demokratëve, Lulzim Basha, ato që priteshin me kureshtje dhe padurim ishin listat e kandidatëve. Është gjë e mirë që tashmë 80% e listës së kandidatëve kanë dalë nga emrat e votuar nga anëtarësia e PD-së në muajin tetor të vitit të kaluar, ndërsa 20% e tyre plotësohet me figura të njohura nga bota akademike, shoqëria civile, personazhe me integritet dhe mbështetje të gjerë popullore. Prandaj kjo forcë poltike për herë të parë në këta vite tranzicion, si atëherë kur shembi komunizmin po bën hapin e parë e të domosdoshëm të shkëputjes nga e shkuara.



55 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page