Angazhim ndryshe


Me stafin e Ambasadës, një bisedë intelektuale

Angazhim ndryshe


Fundjava ishte zyrtarisht pushim për Ambasadën shqiptare në Londër, por faktikisht dy të shtunat dhe të dielat e fundit që përkojnë me fundin e muajit që lamë pas dhe me fillimin e muajit të Korrikut 2021 thuajse e gjetën gjithë stafin në detyrë. Pse? Një projekt i inicuar nga vetë Ambasada dhe Sh. T. Ambasadori Qirjako Qirko, ka bërë që të zgjerohet dhe përshtatet më mirë shërbimi konsullor i Ambasadës, i cili për një kohë të gjatë ka funksionuar në një ambient mjaft të ngushtë. Tashmë me një sportel më të hapur e më të komunikueshëm me qytetarët që kanë arsyet dhe nevojat e tyre për shërbimin konsullor në këtë ambasadë shërbimi duket se ka filluar të marë frymë dhe të ketë një hapësirë më të ndjeshme e më të domosdoshme komunikuese.

Për pasojë dhe shërbimi është më cilësor dhe më i ndjeshëm. Ngarkesa ende përballet me një staf mjaft të reduktuar dhe në këtë mënyrë, sikurse bëhet e ditur stafi i kësaj ambasade që në numër është gati tre herë më i vogël se disa ambasada të tjera, që kanë volum thuajse të ngjashëm pune, mbetet gjithnjë në një angazhim total.

Edhe sot rastësisht ndërsa dërguam revistën tonë „Albanian Post“ në mjediset e Ambasadës, vumë re se mbledhjet e kësaj ambasade, sidomos ato të fillimit të një dite të re, nisin me një bashkëbisedim miqësor dhe delegohen detyrat dhe tërë procedurat e domosdoshme në një mënyrë të thjeshtë, komunikuese dhe mjaft transparente. Një kafe, e cila tashmë mbetet në mjediset e Ambasadës, dhe jo në lokalet përqark saj, natyrisht ka më së miri një funksion të dyfishtë.

U përfshimë kështu në një bisedë të lirë, në prezencën e SH. T. Ambasadorit Qirjako Qirko, dhe normalisht biseda preku dhe mjaft gjëra që vazhdojnë të preokupojnë Ambasadën dhe pos kushteve të krijuara nga Pandemia Covid-19-të të gjejnë zgjidhje sa më të arsyeshme. Së shpejti pritet të vijë zyrtarisht në Londër dhe administratori i Aeroportit të Kukësit, që me këtë rast pritet të vendosen dhe marrëveshje me linjën Londër-Kukës, e cila mezi pritet nga shqiptarët e të dy anëve të kufirit. Gjithashtu mjaft surpriza të reja pritet të realizohen në ditët e muajt në vijim.

Revista në print „Albanian Post“ do të mbetet gjithnjë e gatshme, po aq dhe nëpërmjet „Fjala e Lirë“ online për të pasqyruar të dhënat e reja për komunitetin shqiptar e më gjerë.

35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif