Anat e mia


Pirro Minella Millona

"...ANNAT" E JETES TIME...!!!


...Ndermjet dy "Annave", ne jeten time..."!!!

...Histori interesante nga jeta ime, do tju tregoj: Historia e dy "Annave" te mikeshave te mia, ne jeten time, te shtrirja ne kohe krejt te ndryshme.

"Anna" e pare, ka te beje me adoleshencen time te hershme. Ne fund te viteve 60, diku ne klasen e shtate apo te tete. Na kishin filluar ato dritherimat e para, duke e ndjere vehten se ishim ne rritje edhe si cuna, po kalonim momente te bukura, te veshtira dhe qe ate kohe, nuki kishte keto njohuri si tani. Une isha nje cun i dobet, ne pamje pak i terhequr, por teper vezhgues. Kisha dhe nje shoqe paralel me mua,ne nje klase tjeter, qe sot po e pagezoj "Anna". Nje goce e vogel, e shendetshme dhe teper e qeshur. Si femije takohesim me shume ne fillim te mesimeve, kur vija ne shkolle dhe para gjysem ore, megjithese shtepine e kisha vetem10 metra larg Shkolles "Koto Hoxhi". Vinim ato cantat e thjeshta ne rradhe dhe luanim ne oborrin e shkolles, lojra te ndryshme. Por edhe mblidhesim diku grupe grupe dhe kendonim me ato zera feminore. Une here pas here hidhja veshtrimin tek "Anna", kishte filluar te me pelqente, ma mbushte shpirtin me gezim kur e shikoja dhe luaja me te. Nuk e di, por here pas here vjedhurazi e shikoja me nje sy tjeter me dukej e afert, e bukur, shtojzovalle, por perseri me largohej. Pra kishte filluar nje ndjesi per "Annen", por kaq . Vitet iken dhe u larguam ne drejtime te ndryshme, jeta na perfshiu ne gjirin e saj. Une e harrova "Annen", kur befas u shfaq nje dite ketu ne Fcb. Por tani nje Zonje Fisnike, teper e bukur, por perseri ajo e qeshur e saj dhe ata sy nuk kishin ndryshuar. E rigjeta "Annen", por e kisha humbur pergjithmone "Annen" e dikurshme...

"Anna" e dyte, ka lidhje me periudhen sapo kisha filluar pune ne Uzine e Kokso Kimikut dhe kisha shume shoke ne Uzinen Nr 12, shkoja shpesh tek ata. Ose kur vija per ne pune i bija dhe nga Kantjeri i Prodhimit. Ne hyrje te portes se madhe, kisha ndeshur nje femer te bukur, te imet, me floke me onde, me nje kostum bluxhinse te unifomes se punes, me lleret te perveshura, por syte i kishte si xixellonje, qe ndriconin sa here i ndeshja une. Kjo ishte "Anna" e dyte. Ne kete rast ndodhi e kunderta. Ishte "Anna" qe me hidhte veshtrime te guximshme, por une te them te drejten nuk i ndaja ti vecoja nga veshtrimet e tjera. "Anna" e heshtur me shoqeronte me shikimin e saj deri sa une largohesha ne rrugen kryesore dhe i humbja nga syte. Disa here i kisha ndjere veshtrimin e saj dhe kam kthyer koken edhe jam habitur pak, por nuk e ndjeja qe ato veshtrime aq te embela, ishin per mua. Ketu gabova une e bera ate "Anne" te vuaje. Koha kaloi dhe perseri u ndame me "Annen", Demokracia edhe kete "Anna" e hodhi larg, por nje dite te bukur fale Internetit, u shfaq ne miqesine time. Tani e mora vesh se ajo ndjente dicka per mua. Gjeta "Annen" e sotme , por edhe kete "Anne" te atyre viteve e kisha humbur pergjithmone. ....Ky eshte fati i dy "Annave" te jetes time....!!

17 views

Shkrimet e fundit