Amoraliteti dhe komploti hipokrit
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 22, 2021
- 2 min read

Amoraliteti dhe komploti hipokrit, politik e juridik kundër Albin KURTIT
Nga Skënder Sadri KAPITI
Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosja (VV) ka dënuar me kusht, me gjithsej pesë vjet burgim 4 deputetët e VV-së, ndër të cilët Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, duke i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës dy vjet më parë pse ata kerkonin pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Dhe tani pyes se cili shqiptar nuk është kundër këtyre dy marrëveshjeve!?
Cfarë absurditeti a thua se keta jane denuar nga nje Gjykate e Malit të Zi apo të Serbisë dhe jo nga ajo e Kosovës.
Ndërsa sot në prag të zgjedhjeve parlamentare shiko se ku arrin amoraliteti hipokrit, juridik dhe politik dhe vendimi i shpallur nga komisioni zgjedhor i cili ua ndalon ndër të tjerëve edhe deputetëve të VV që të mos kandidojnë.
Them amoralitet hipokrit, juridik e politik sepse para një viti nuk e mori këtë vendim Komisioni Zgjedhor në Kosovë, pse pra jo me 6 Tetor 2019, por pikërisht tani.
Kjo është një hipokrizi dhe një amoralitet politik e juridik, pra është një komplot antiKURTI vecanërisht, me qëllim që të mos lejojë kandidimin e Albin KURTIT për deputet, në vazhdën e atij grushti parlamentar që e rrëzoi qeverinë KURTI NË Mars të vitit 2020.
Ky i tanishmi është një komplot juridiko-politik , i cili shpreson se duke mos e lejuar KURTIN që të kandidojë, komplotistët mendojnë se LVV do të dobësohet dhe nuk do të mund të marrë shumë deputete gjë e cila do të pamundësonte formimin e qeverisë nga vetem LVV-ja, si dhe komplotistëve dhe zgjatimeve të tyre besnike do t’u jipej mundesia që ta bëjnë ata qeverinë dhe jo KURTI me OSMANIN.
KQZ-ja mundohet që me hipokrizi të justifikohet me ligjin , por kombëtarisht dhe moralisht ajo është kundër interesave kombetare dhe të Republikës së Kosovës.
Ajo është tentativë dhe synim që të mos u lejohet që të kandidojnë për deputet ishdeputetet të cilët mbrojtën burrërisht, kombëtarisht dhe patriotikisht integritetin territorial të Kosovës si dhe ata që kundërshtuan formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, pra që të moskandidojnë ata të cilët mbrojtën Kosovën.
Dhe një pyetje kam për Gjykatën , për KQZ-në dhe për ata të cilët janë gëzuar shumë pse nuk do të kandidojë KURTI: A nuk ishin votimet e 6 Tetorit 2019 ato të cilat e ndëshkuan politikën e vjetër e që i votuan aresyet dhe kauzat e VETVENDOSJES: reciprocitetin,luftën kunder krimit e korrupsionit, ligjin dhe shtetin ligjor e demokratik, si dhe a nuk ishin ato zgjedhje edhe si ndëshkim i marrëveshjeve të rënda me pasoja tejet të dëmshme për Kosovën si Demarkacioni dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe.
Si do të dalin para opinionit publik gjithshqiptar kjo aventurë politike e juridike duke mos lejuar që të kandidojnë ata të cilët janë mbrojtësit më të zëshëm e të vendosur të kufijve të Kosovës, pacënueshmërinë territoriale dhe të interesave kombëtare të shtetit dhe të Republikës së Kosovës. ( Kaq për sot…)
I dashur Skënder, publicist i nderuar nacionalist,
Kosovën vazhdon ta sundojë Serbia nëpërmjet bandës tradhtare të kryebanditit Hashim Thaçi, i cili e komandon Gjykatën kriminale kushtetuese që nga qelia e burgut në Hagë. Megjithatë, nuk duhet të demoralizohemi. Unë kam bindjen e plotë se mbështetja për Albinin, Vjosën dhe formacionet politike që ata përfaqësojnë, do të jetë edhe më e fuqishme në Referendumin e 14 shkurtit.
Përqafime miqësore.
Eshref Ymeri
Los Anxhelos, Kaliforni
22 janar 2021