top of page

AMANTIA


Landri Xhemalaj

AMANTIA !!!

Do të shkruaj për vendin tim Për çdo gur e për çdo shkarpë Ku u linda e u rrita Këtu vdes e ngjallem prapë

Do të shkruaj për këto pllaja Ku dal e sodis dynjanë Shijoj freskun që bje Vjosa Mbi Tartar e Mezhgoran

Po të isha pak poet A më pak ,një vjershëtor Do mblidhja ajkën e muzës Amantjes t'ja bëj kurorë

Do të shkruaj për Afërditën Tempullin që hap gjithë portat Për stadiumin gurëskalitur Për shkallaret ku rrinë zotat

Klithmat që mban toka brenda Do ti nxjerr, ti bëj jehonë Të këpus prangat e rënda Që në shekuj na rëndojnë

Ti bëj gurët që të flasin Të dëshmojnë për historinë Nëpër varre,rrasa,pllaka Legjendat zgjuar të rrinë

Vlorë 06/07/2021

25 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page